Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Euforia e vendimeve të fillim qeverisjes po e nxjerr përditë e më zbuluar Edi Ramën. Një propozim i disa deputetëve të tij për të shtyrë edhe për dy vjet aktivitetin e kumarit në Shqipëri (lexo shkrimin poshtë), e ka shndërruar në qesharake edhe zhurmën e muajve të parë të pushtetit që u simbolizua nga aksioni butaforik ?Fundi i marrëzisë?.
Ashtu sikurse me ligjin e plehrave, për të cilin tha se kush e kërkonte nisej nga interesa financiare mafioze dhe pastaj e rivotoi në kuvend; ashtu sikurse për koncesionet skandaloze të Berishës që tha se do i anullonte dhe pastaj i vazhdoi me preteksin e kontratave të pazhbëshme; ashtu si me moratoriumin e ndërtimeve që e shkallmoi me lejet për klientët që dha me firmën e tij; ashtu si me hashashin që e shkuli në Lazarat, por e la të lulëzojë në mbarë vendin, Edi Rama po dështon edhe me betimin për t’i dhënë fund marrëzisë së lojrave të fatit.
Në vjeshtën e vitit 2013, të gjithë e mbajnë mend dalldinë që kapi mbi 6 mijë trupa policore për të mësyrë drejt kazinove. Ende janë në memorje shiritat e verdhë në dyert e tyre, që krijonin përshtypjen se aty kish ndodhur një krim makabër. Ende zhurmojnë vendimet për ta shoqëruar me eskortë 24 orëshe, si një luftëtare të re të antimafias, drejtoreshën e Rilindjes që do luftonte me këtë biznes të paskrupullt.
Dhe natyrisht në gjithë këtë sfond beteje epike u shfaq edhe kryeministri, që shpalli masat drastike kundër kazinove. Ato nuk do të ishin më pranë qendrave të banuara. Do të ishin larg nga shkollat dhe qendrat e qyteteve. Plani i qeverisë për këtë biznes parashikonte që ato të zhvendoseshin drejt zonave turistike, hoteleve me 5 yje, pra sa më larg jetës së përditshme të qytetarëve të zakonshëm.
Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.
Por, butaforia nuk zgjati shumë dhe dalëngadalë fundi i marrëzisë ia la vendin heshtjes.
Një vit më pas revista ekonomike ?Monitor?, me një investigim të plotë, pohonte se nga 1 mijë pika lojrash të bllokuara, vetëm 25 biznese ishin mbyllur.
Edhe ligji që i jepte fund ekzistencës së kazinove dhe bingove në qytete, u shty për zbatim për në janar të vitit 2016. Me një ndërhyrje të re data u rrokullis deri në fund të këtij viti.
Dhe tani, kur ?fundit të marrëzisë? duhej të bëhej fakt, disa deputetë të majtë i kërkojnë parlamentit një afat të ri deri në fund të 2018.
Po t’i lexosh arsyet që ata (emrat e propozuesve gjenden në shkrimin poshtë) rendisin në relacionin dërguar kuvendit, ato janë qesharake. Ata i qajnë hallin pronarëve të kazionove që kanë nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendojnë se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kanë se ku të zhvendosen. Ata paralajmërojnë mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.
Eshtë e kotë t’i komentosh këto argumenta qesharakë.
Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet?
Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 ?fundin e marrëzisë? nuk ka ndryshuar.
Po atëhere, pyetja që shtrohet është: pse po ndodh ky mohim i plotë i asaj që u shpall me pompë tre vite më parë?
Arsyeja e vërtetë gjendet midis rreshtave në të njëjtin relacion, që deputetët e komisionit të ekonomisë (me siguri që ata nuk bëjnë asgjë pa urdhër nga lart), i dërgojnë kuvendit.
Aty kërkohet mbështetje për bizneset e lojrave të fatit si kontributorë të rregullt të buxhetit të shtetit. Aty lëshohet gjithashtu edhe kërcënimi se mos na bëjnë ndonjë gjëmë dhe i zhvendosin aktivitetet e tyre në tregjet e huaja.
Pra, po të shihet me vëmendje është e njëjta logjikë si ajo që u përdor për rikthimin e importit të plehrave.
Në këtë rast përpara kujdesit për shëndetin e qytetarëve, u vu interesi i lobistëve të mafies. Për kazinotë, përpara harmonisë së familjeve dhe ekuilibrit psiqik të qytetarëve, që propagandonte dikur Rama, po vendoset interesi i atyre që ai dikur i etiketonte si biznese kriminale.
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Me një qeverisje që premtoi pezullimet e ndërtimeve në Tiranë dhe që po e shndërron atë në një mostër betoni, që i shpalli luftë hashashit, por më pas la të mbillet gjithë vendi, nuk mund të shpresohej se do të dilte i humbur biznesi “kriminal” i kazinove.
Shpallja e “fundit të marrëzisë” nga Rilindja ishte vetëm një përrallë, sepse në tre vite ajo u shndërrua në një trashëgimtare të një marrëzie pa fund, që zgjat prej një çerek shekulli. Tani nga premtimet e 2013, Edi Ramës nuk i ka mbetur pothuajse asgjë. Përpos heqjes se fotos së Bujar Nishanit nga zyrat e shtetit. /Lapsi.al/
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, , shkruan se K...
Forca më e re politike, Libra, ka ndërmarrë një votim online...
Po të bënim një krahasim në vite, buxhetet e shtetit janë si...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona për trafik të lënd...
Pamje filmike dhe detaje te reja dalin në dritë për aksident...
Me urdhër të prokurorisë, Policia e Vlorës ka ndaluar një pe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot para gazeta...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të s...
Një autobot me gaz është përmbysur në aksin Prrenjas-Qafë Th...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako pri...
Gazetari Muharrem Meko do të drejtojë RTV Korçën, median lok...
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, En...
Kryeministri Rama ka marrë fjalën pas ish-kryeministrit Sali...
Pas fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, edhe njëh...
Qeveria zvicerane ka dhënë 500,000 dollarë për të vijuar kon...
Ka reaguar me tonë mjaft të ashpra, ish-kryeministri Berisha...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti dje Prok...
Ridvan Bode, ish-ministri i Financave në qeverinë “Berisha”,...
Pas Ministrit të Financave, Arben Ahmeti fjalën në Kuvend e ...
Në një konferencë për shtyp Ministri i Bujqësisë Edmond Pana...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...