web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet për korrupsion pedagogia e shpallur në kërkim

1 Dhjetor 2016, 16:10, Aktualitet CNA

Me urdhër të prokurorisë, Policia e Vlorës ka ndaluar një pedagoge të Universitetit ?Ismail Qemali? në qytetit bregdetar.

Burime nga policia bëjnë me dije se pedagogia e ndaluar është Dorina Ndou (Mino) 30 vjeç, e shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime theksuan se Ndou akuzohet për korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Ajo u denoncua nga një studente e cila tha se i kishte marrë 15 mijë lekë të reja për një provim.

Ndërkohë, policia po punon për kapjen e personave që kanë bashkëpunuar.





Lajmet e fundit nga