Video/ Trafikonin eksploziv, arrestohen dy persona
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona për trafik të lënd...
Po të bënim një krahasim në vite, buxhetet e shtetit janë si vëllezërit, të cilët, sa ngjajnë, aq janë edhe të ndryshëm. Ndaj edhe për këtë arsye ata mund të pagëzohen me një emër, që i dallon nga njëri-tjetri, në varësi të peshës, që ka një temë e caktuar në synimet e tyre politike dhe sociale.
Për shkak të polarizimit të fortë politik në Shqipëri, ne jemi mësuar tashmë me kontrastet e thella në epitetet që u mvishen buxheteve. Qeveria thotë, fjala vjen, rilindje, ringritje, shpresë, besim, prosperitet, begati dhe përparim, ndërsa opozita flet zakonisht për depresion, varfëri, korrupsion, babëzi dhe dëshpërim. Natyrisht, që ka ekzagjerime nga të dy anët. Por jo thjesht se ne jemi një vend i varfër, dhe jo vetëm se unë jam deputet I PD, opozita është shumë më afër të së vërtetës.
Unë nuk do të merrem me analizën e detajuar të buxhetit, sepse jam i sigurt që do ta bëjnë me shumë profesionalizëm kolegët e mi. Jam i sigurt se ka plot vend për ta bërë copë dhe rrëzuar një buxhet shqiptar. Por sado keq të jetë konceptuar dhe shkruar buxheti, që po shqyrtojmë, do të ishte luks nëse ne do të merreshim sot thjesht me kritikën e tekstit. Sepse unë mendoj se buxheti në vetvete, edhe më i keqi qoftë ai, është gjithësesi më i pranueshëm se ajo që ndodh me arkën e shtetit, pasi ai miratohet në parlament.
Masakra e vërtetë vjen gjithmonë kur lukunia e kusarëve të pushtetit i vërsulet financave të brishta publike, që janë në fakt taksat e shqiptarëve. Dhe sulmi fillon që më 3 janar, për të mos thënë edhe më shpejt. Ndaj ky buxhet edhe i mirë po të ishte, do të katandisej si paraardhësit e vet. Do të copëtohej në koncensione e tendera korruptivë, në abuzime dhe shpenzime luksi, sic ka ndodhur sidmos në këto tre vjetët e fundit, që kur timonin e ka marrë në duar Edi Rama.
Por ky duhet te ishte buxheti më i mirë ndoshta i kësaj qeverie, sepse ai përkon me zgjedhjet, dhe Edi Rama do që t’i fitojë ato me cdo cmim. Do ta bënte kushdo në fakt, sepse nuk mund të mohohet që askush nuk do që ta lërë me dëshirë pushtetin. Por nuk është vështirë të konstatohet që ai në fakt është buxheti i vazhdimësisë së depresionit të kësaj qeverie, që nga 2013-a e deri tani, sepse nuk shquhet për asgjë të re. Për të mos thënë se ka edhe prapakthehu, për të mbushur ndonjë gropë të tre buxheteve pararendëse.
Dhe në rast se do ta trajtonim atë si një kulminacion të një mandati politik, ky buxhet është në fakt konfirmimi i varrosjes së premtimeve të bujshme të tre vjetëve më parë për shëndetësi dhe legalizime falas, për taksa më të ulëta dhe përralla të tjera të ?Rilindjes?. Ndaj edhe ai është, pa asnjë dyshim, monumenti më i spikatur i dështimit spektakolar të kësaj mazhorance.
Por edhe pse i përmban të gjitha këto elementë, prapëseprapë ai e meriton një epitet, qoftë edhe për të mos e ngatërruar me të tjerët. Sipas meje, dokumenti që kemi përpara mund të quhet pa frikë si buxheti i hashashit, edhe pse kjo fjalë nuk gjendet në asnjë rresht të tij. Dikush mund të thotë se i paskam rënë për shkurt, por kjo nuk është e vërtetë. Sepse unë, sic e dini edhe ju, nuk shquhem shumë si hashasholog. E kam quajtur kështu sepse kam bindjen se kjo qeveri tek kultivimi dhe trafikimi i kanabisit ka mbështetur gjithë shpresën, jo vetëm për mbijetesën e saj politike, por edhe atë të ekonomisë kombëtare, prej kohësh në pikiatë. Dhe kjo sidomos dhe vecanërisht në dy vjetët e fundit. Jam shumë i sigurt që vitin që vjen, do të jetë një vërshim të pazakontë të mbjelljes dhe të shitjes së kanabisit, sepse do të jenë zgjedhjet nëpër këmbë dhe nevojat e mafias së drogës do të jenë më të mëdha.
Është sa naive, aq edhe djallëzore, gjenerimi i parave të pista në ekonominë e vendit, si mënyrë për ta shpëtuar ekonominë e vendit nga kolapsi. Por tek e fundit, kjo është kryevepra e vërtetë e kësaj qeverie në këto vite, për të cilën natyrisht nuk mburret dot publikisht.
Natyrisht, nuk ka një zë në buxhet për hashashin, por një raport I Brukselit para disa ditësh nënvizonte se prodhimi dhe trafikimi i bimëve narkotike zë 2.7 përqind të të GDP-së kombëtare në Shqipëri. Nuk jam shumë i sigurt nëse kjo gjë thuhet për Kolumbinë apo Afganistanin, si eksportuese droge me famë botëriore, që janë, por është jashtë cdo dyshimi se për Europën kjo është një risi, ndërsa për qeverinë e Edi Ramës një rekord i zi. Do të ishte humor i zi dhe cinizëm ekstrem që opozita sot t?i kërkonte Edi Ramës që të korrektonte buxhetin, duke përfshirë në të edhe efektet që sjell industria e kultivimit dhe trafikimit te kanabisit në Shqipëri. Për shkak se jemi seriozë dhe të shqetësuar, ne nuk kemi sot një amendament për këtë cështje.
Por është më keq se sa duket, mendoj unë. Edhe pse tingëllon si e mirëkalkuluar, unë nuk e besoj shifrën që jepet nga raporti i BE. Sepse mendoj që pesha e këtij aktiviteti kriminal në GDP-në e vendit është më shumë. Sepse ajo llogari me siguri që është bërë ndoshta duke patur parasysh vetëm sasitë e kapura, cdo ditë, kryesisht nga policitë e huaja, të cilat janë kolosale. Por të mos harrojmë se sasi të pamatshme kanabisi dhe drogërash të forta, që nisen nga Shqipëria, arrijnë të penetrojnë në kufinjtë e BE dhe për to, sigurisht, nuk ka statistikë.
Unë e di se mafia e drogës, që lundron mbi para të pista, me licencë të qeverisë, ka buxhetin e saj të madh, që nuk ka asnjë lidhje me këtë që po diskutojmë ne. Por kam merakun se ajo mund të fyhet po t?i themi se produkti i saj kriminal zë vetëm 2.7 përqind të GDP-së, sic thotë raporti i Brukselit.
E kam dëgjuar shpesh kryeministrin të irritohet sa herë që përdoret termi Kolumbia e Europës, me argumentin se nuk mund të qëndrojë ky krahasim. Sepse, sipas tij, është shumë i rëndë për vendin, një barrë që nuk i takon ta mbajë. Është afërmendsh që Frontit të së Keqes i janë errur sytë dhe nuk e shikon dot mrekullinë, që ka ndërtuar në këto tre vjet Edi Rama.
Por unë nuk e mbaj dot dhe po e them, që ne jemi më keq se Kolumbia. E dini pse? Sepse Qeveria e Bogotasë nuk e kontrollon dot të gjithë territorin e vendit dhe ajo nuk mban dot përgjegjësi për zonat nën regjimin e FARC-ut. Kurse Shqipëria nuk e ka këtë problem, ndaj edhe qeveria e saj është përgjegjëse për cdo centimetër katror, që është vënë në dispozicion të mafias për t’u mbjellë me drogë.
Kam bindjen se ky e meriton epitetin e vet, edhe sepse është buxheti i fundit i kësaj qeverie të korruptuar dhe të falimentuar. Dhe jam I sigurt se Edi Rama do te synojë ta përdorë atë edhe si narkotik për zgjedhësit shqiptarë, që do të vendosin pas një viti për fatin e tij politik.
Sot që po flasim jemi në gati gjashtëmujorin e fundit të kësaj qeverie. Për cfarë do të mbahet mend ajo? Kush është suksesi i saj më i madh dhe më i prekshëm? Asnjë metër rrugë, asnjë investim serioz, pagat në vendnumëro, pensionet gjithashtu. Kurse hashashi është një sukses i gjithëpranuar, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Dje e thonte BBC, gjigandi britanik i informimit të publikut dhe unë e kam të vështirë të pranoj se edhe ajo është bërë pjesë e Frontit të së Keqes. ?Shqipëria është prodhuesja dhe eksportuesja kryesore e kanabist në Europë?, thonte dje dhe vazhdon ta publikojë edhe sot reportazhin e saj BBC.
Kjo natyrisht është edhe qeveria e palmave, e dritave, e ngjyrave të ndezura, e fasadave, e qendrave të qyteteve, që ?rilindin?, e vijëzimit të rrugëve, e stadiumeve, e pishinave dhe e shatërvanëve. Sepse Edi Rama mendon se Shqipëria nuk është ajo që jeton varfërinë, padrejtësinë dhe dëshpërimin, por ajo që duket në televizor.
Vetëm një hashash – buxhet mund të vijojë shpërndarjen e taksave të qytetarëve të vet në koncensione, dhe shërbime gati virtuale, pa bërë asnjë punë që mbetet. Sepse jam I sigurt që Edi Rama do të vijojë të shajë rrugët tona, sic ka bërë gjithë këto vite, edhe kur të shkojë në fushatë, në pranverën e ardhshme. E bëri edhe sot për minuta të tëra. Por sado që diku edhe mund të jetë tepruar apo mund të jetë bërë edhe ndonjë gabim me to, rrugët e ndërtuara nën qeverisjen tonë janë aty për t?u shërbyer njerëzve, për të lidhur pjesët e kombit, qytetet dhe fshatrat tona me njëra-tjetrën.
Ndërsa ky kryeministër, që përmes këtij buxheti na ka sjellë në parlament testamentin e vet politik, e vetmja gjë për të cilën mund të mburret në këto katër vjet është shkëlqimi dhe mjerimi i industrisë së hashashit. Ndaj edhe ky buxhet meriton të refuzohet, sepse vendet demokratike dhe të civilizuara nuk e pranojnë dot t?u nënshtrohen mafias së drogës.
FJALA SOT NE KUVEND
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona për trafik të lënd...
Pamje filmike dhe detaje te reja dalin në dritë për aksident...
Me urdhër të prokurorisë, Policia e Vlorës ka ndaluar një pe...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, tha sot para gazeta...
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit të s...
Një autobot me gaz është përmbysur në aksin Prrenjas-Qafë Th...
Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako pri...
Gazetari Muharrem Meko do të drejtojë RTV Korçën, median lok...
Lajmin e ka konfirmuar vetë Ministri i Jashtëm i Kosovës, En...
Kryeministri Rama ka marrë fjalën pas ish-kryeministrit Sali...
Pas fjalës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, edhe njëh...
Qeveria zvicerane ka dhënë 500,000 dollarë për të vijuar kon...
Ka reaguar me tonë mjaft të ashpra, ish-kryeministri Berisha...
Ministri i Punëve të Brendshme Saimiri Tahiri priti dje Prok...
Ridvan Bode, ish-ministri i Financave në qeverinë “Berisha”,...
Pas Ministrit të Financave, Arben Ahmeti fjalën në Kuvend e ...
Në një konferencë për shtyp Ministri i Bujqësisë Edmond Pana...
Në vitin 68-të, kur në Milano, Torino dhe Romë shpërthyen de...
Policia kufitare e Kakavijës ka goditur një tjetër rast të t...
Të rinjtë e PD-së kanë ndërmarrë një aksion gjatë paradites ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...