web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lufta Veliaj-Tahiri/ Përçahen strukturat socialiste në Tiranë

30 Nëntor 2016, 18:03, Aktualitet CNA

Edhe pse në pushtet, në PS ka nisur gara për kryetarin e ri të partisë. Dy kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e partisë pas largimit të Ramës, në të ardhmen, janë kryebashkiaku i Tiranës Eiron Veliaj, dhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Mes tyre, kanë filluar edhe sulmet e para si dhe krijimi i aleancave brenda PS për të qenë të gatshëm për çdo rast. Pas ?luftës? Tahiri ? Veliaj, duket se gara për kreun e PS është transferuar edhe në bazën e saj.

Në kombinat dominon Ministri Tahiri, pasi prej vitesh ai drejton këtë zonë, por në disa njësi të kryeqytetit siç janë 5, 3, 4 dhe 8 etj, strukturat janë të përçara.

Burime brenda PS i thanë citynews se deputetët e e Tiranës, nuk shkojnë me kryetarët e njësive. Deputetët, kryetarët, por edhe baza socialiste, duken të përçarë për fatin e kreut të ardhshëm të PS. Ndarja dhe mbështetja nga drejtuesit e njësive dhe deputetëve, disa të pozicionuar në krah të Tahirit dhe disa në krah të Veliaj, ka filluar të dalë në sipërfaqe.

Citynews ka shkruar edhe më parë për luftën Tahiri-Veliaj për kreun e PS, për sulmet e vazhdueshme ndaj ministrit të Brendshëm, por edhe për afrimitetin e kreut të LSI-së me krybashkiakun Veliaj, duke i dhënë një dorë atij. Nga ana tjetër, vetë Meta, përmes sulmeve të vazhdueshme që i bëhen Tahirit nga të gjitha krahët, mund të marrë në dorë Ministrinë e Brendshme, ndërsa Veliaj drejtimin e PS.

Pra, për interesat e tyre, Veliaj dhe Meta duket se kanë krijuar një koalicion të fshehtë mbështetjeje ndaj njëri-tjetrit për të sulmuar Ministrin e Brendshëm Saimir Tahri.

Në rast se Veliaj nuk do të arrijë të ketë sigurinë për marrjen e drejtimin të PS, nuk është çudi që një ditë të braktisë Ramën dhe të bashkohet me Metën. Nga ajo çfarë lexohet politikisht, duket se Veliaj është i vetmi nga radhët e PS që gëzon një marrëdhënie të shkëlqyer me kreun e LSI. Vetëm para pak muajsh, Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të aplikojë modelin ?Meta?. Kaq mjafton për të kuptuar se mes tyre ka lindur një marrëdhënie e re./citynews





Lajmet e fundit nga