Prezantohet projekti “e-inspektim”/ Klosi: Digjitalizimi i inspektimit, mundësi zero për ryshfet
Prezantohet metodologjia e re e Inspektimeve të subjekteve, ...
Andi Bushati duke bërë gjoja sikur qorton Edi Ramën për këqpërdorim të historisë së Shqipërisë për qëllime politike, thotë gënjeshtra të trasha historike. Në një shkrim me titull ?Miti i rremë etërve themelues? të postuar në portalin e tij Lapsi.al, thotë:
?Të gjithë historianët seriozë që janë marrë me Shqipërinë dhe Ballkanin, kanë vënë re një gjë unikale në lëvizjen kombëtare shqiptare, që e dallon atë nga ajo e vendeve përreth. Deri vonë ajo nuk ka qenë për shkëputjen nga sovraniteti i sulltanit. Deri në ditët e fundit, para 28 nëntorit 1912, ajo ka synuar një autonomi të zgjeruar nën Turqinë.?
Epo këta historianë që Bushati i quan seriozë nuk qenkan të tillë, meqënëse nuk dinë, ose shtiren kinse nuk e dine, një të vërtetë të thjeshtë, atë se rilindasit shqiptarë, kur artikulonin aspiratat kombëtare shqiptare, kishin parasysh ?shinat? që kishin vendosur dokumentet e fuqive të mëdha për rregullimin e brendshëm të Perandorisë Osmane. Që nga koha e zbarkimit të Napoleonit në Egjipt, në 1798 (Egjipti në atë kohë ishte territor osman), Perandoria Osmane u bë protektorat i Britanisë së Madhe, që për interesat e saj strategjike (e donte Perandorinë Osmane si shtet-tampon në Mesdheun Lindor), e mori nën mbrojtje. Në atë kohë ushtritë osmane dhe britanike luftuan bashkërisht kundër francezëve. Që nga ajo kohë dhe deri në fillimin e luftrave ballkanike në 1912, çdokush që kërkonte t? i shkëpuste territore shteti osman, përballej me forcën ushtarake britanike.
Kur në Luftën Ruso-Osmane të viteve 1828-29, Ushtria Ruse doli në portat e Stambollit, kryeministri britanik Wellingtoni i famshëm, fitimtari i Waterloo-së, e kërcënoi Rusinë me luftë nëse nuk tërhiqej dhe cari e tërhoqi ushtrinë. Në 1853, Britania e Madhe ndërhyri në Luftën Ruso-Osmane, duke çuar flotën detare dhe ushtrinë të luftonin në krah të osmanëve kundër rusëve, në Krime. Në 1878, Kryeministri britanik Lordi Beaconsfield (Disraeli) gjatë Luftës Ruso-Osmane të asaj kohe, kur ushtria ruse doli në portat e Stambollit dërgoi flotën britanike në Bosfor, për t? i dhënë Rusisë kumtim e pagabueshëm se nëse nuk tërhiqej do të gjendej në luftë me Perandorinë Britanike.
Për këto arsye, të gjithë lëvizjet kombëtare në Ballkan, duke dashur të mos kishin kundër superfuqinë e kohës, Britaninë e Madhe, shpreheshin se donin autonomi brenda Perandorisë Osmane, duke pritur situatën e favorshme për të fituar pavarësinë. Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, por edhe Rumania u krijuan si shtete autonome dhe e patën këtë status për një kohë të gjatë. Pavarësinë e një vend e jepte konferenca e përfaqësuesve të fuqive të mëdha. Kështu, Greqisë ia dha pavarësinë një konferencë e mbajtur në Londër. Serbisë, Malit të Zi dhe Rumanisë ua dha pavarësinë Kongresi i Berlinit, i vitit 1878.
Shpallja e pavarësisë së një territori brenda Perandorisë Osmane quhej dhunim i status quo (gjendjes ekzistuese gjeopolitike) për të cilën fuqitë e mëdha ishin pajtuar mes tyre që të ruhej deri kur një konferencë e përfaqësuesve të tyre të vendoste ndryshe.
Rilindasit tanë, të cilët ishin njohës të mirë të rendit gjeopolitik europian të vendosur nga fuqitë e mëdha, ishin të kujdesshëm që ta mbanin lëvizjen kombëtare shqiptare brenda këtyre ?shinave?. Nëse fitohej autonomia, në një situatë më të favorshme mund të fitohej pavarësia. Prandaj rilindasit tanë kërkonin autonominë. Por kur status quo u prish në 1912, me fillimin e luftës ballkanike, atëherë rilindasit tanë mund të shpallnin pavarësinë pa u fajësuar për prishjen e rendit gjeoolitik europian.
Të gjitha këto nuk i dinë historianët e ashtuquajtur seriozë për të cilët flet Bushati. Andi kërkon të përmbysë kultin e rilindasve që të mbetet kulti i gjyshit të tij Hysni Kapos dhe i shokëve të tij, si etër themelues të komunizmit shqiptar. Andi më kot mendon se duket supermodern duke sharë etërit themelues të shtetit shqiptar. Me këtë Andi thjesht na provon se për shkak të frymës familjare te ai është rrënjosur mirë ai parimi bazik i Manifestit Komunist të Marksit dhe Engelsit se komunistët nuk kanë atdhe./Kastriot Myftaraj
Prezantohet metodologjia e re e Inspektimeve të subjekteve, ...
Pas deklaratave të koordinatorit demokrat për rendin dhe sig...
Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve Donald Trump do të përballet...
Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda ka shpallur sot vendimin...
Nesër Edi Rama do të paraqesë buxhetin e tij të fundit për k...
Specialistët e Sektorit të Korrupsionit në Drejtorinë e Poli...
Prokuroria e Beratit ka mbyllur hetimet për 5 ish-zyrtarë të...
LSI ka dalë kundër qeverisë për rritjen e akcizës së gazit t...
Policia greke sekuestron 133 kg drogë dhe ka vënë arrestuar ...
Në një kohë kur pritej vendimi I Apelit të Krimeve të Rënda ...
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike k...
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dona...
Kemi kaq shume nevoje per festa sepse aty ndoshta gjejme str...
Banesa e deputetit Namik Kopliku është grabitur nga persona ...
Një grup nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike kanë protest...
Erion Veliaj, Kryebashkiaku i Tiranës është nga të vetmit pe...
Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj në një prononcim...
Gjykata e Vlorës vendosi sot masën e sigurisë “arrest shtëpi...
Një konflikt mes nxënësve të shkollës së mesme “Antoni Athan...
Prokuroria e Vlorës kërkon arrest me burg për shoferin e mak...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...