Heshtja kriminale e Bashkisë së Tiranës
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Edi Rama ka zbuluar në monologun e së dielës trekëndëshin e zi të armiqve të Shqipërisë.
Në të bën pjesë përpos opozitës, natyrisht mediave edhe një biçim si ai i deputetit gjerman të CDU- CSU së, Krichbaum, që deklaroi se shumica parlamentare e Angela Merkelit, nuk do të hapë dritën jeshile për çeljen e negociatave me BE.
Edhe njëherë kryeministri ka mëtuar ta etiketojë kryetarin e Komisionit për Çështjet Europianë në Bundestag, si një njeri që mbronte interesat e Partisë Demokratike.
Po si qëndron e vërteta? Ku thotë të drejtën dhe ku manipulon ai në monologun e kësaj të diele në Facebook ?
Natyrisht, Edi Rama, ka të drejtë kur e sheh deputetin gjerman si një aleat të PD. Jo vetëm ai, por edhe shumë të tjerë në Shqipëri, e kuptuan se disa nga kushtëzimet që Gunther Krichbaum lexoi në Tiranë, ishin qoka që i bëheshin opozitës. Këtë bindje e përforconte edhe fakti se ai erdhi t?i lexojë kushtet e tij në Tiranë, për të komunikuar sy më sy me publikun shqiptar. Atë e bën më të fortë edhe kujtesa se demokratët kanë përdorur gjithnjë emisarë të tillë që nga koha e Xhejms Trafikantit e deri tek miku austriak i Berishës, Grosruk.
Natyrisht, Rama ka të drejtë edhe kur e sheh këtë prononcim si të parakohëshëm, sepse tani është ende shpejt që të flitet për caktimin e datës së hapjes së negociatave. Tani Shqipëria gjendet përballë ankthit nëse Këshilli Europian do të miratojë në dhjetor rekomandimin e Brukselit apo do ta rrëzojë atë.
Pra edhe dalja publike e Gunther Krichbaum shumë përpara sesa koha kur Bundestag duhet të shprehet zyrtarisht, e kompromenton në një farë mënyre paanshmërinë e qëndrimeve të tij.
Por, duke evidentuar këto kleçka, që kanë ngjallur diskutim edhe në publik, Rama manipulon me një gjë shumë më të madhe. Ai i përdor këto efekte anësore për të krijuar një tablo të rreme për ngecjen e rrugës së integrimit të Shqipërisë.
Po të dëgjoje monologun e kryeministrit këtë fundjavë, batuatat që ai bëri pas bisedës me deputetin plangprishës gjerman, si dhe korin e gjithë mbrojtësve të tij, të krijohet nëj përshtypje: Sikur hapja e negociatave po pengohet vetëm nga një shkak, nga opozita që po zvarrit zbatimin e ligjit të vetingut.
Pra në mënyrë më të stërholluar dhe me argumenta më të tërthortë edhe lideri global, po përsërit një rrefren që e kanë recituar edhe parardhësit. Atë se në Shqipëri punët shkojnë mbroth, por fajin për integrimin e ka vetëm opozita.
Kush e ka ndjekur prej kohësh këtë proces e mban mend se të njëjtat argumenta përdorte Nano në vitet 2003 ? 2004 kundër Berishës. Madje ai shkoi deri aty sa ti shkruante homologut të një vendi fqinjë se nëse dëgjoheshin boritë e opozitës për të penguar integrimin drejt BE, vendi rrezikohej nga rritja e frymës islamiste.
Po si dy pika uji, teza të ngjashme, përdori edhe Berisha i rikthyer në pushtet, kundër opozitës së Ramës. Të gjithë i mbajnë mend shprehjet e tij se bilbilat e PS binin për të penguar liberalizimin e vizave dhe se qarku i Fierit ishte sebepi i veëm, që Shqipëria nuk përparonte drejt BE.
Pra edhe përralla që po përdor sot kryeministri i radhës, se fajtori i vetëm duhet kërkuar tek Lulzim Basha, është e dalë boje dhe së paku një dekadë e gjysëm e vjetër.
Për dështimet e tij, as Rama nuk ka arritur të gjejë ndonjë justifikim më të mirë sesa pararadhësit.
Prndaj ai, fajin e vetëm, e gjen tek PD, pengesa e vetingut tek mediat dhe të huajt e rekrutuar.
Pikërisht këtu qëndron manipulimi.
Sepse pyetja që shtrohet sot: nuk është kush e solli dhe për kë punon gjermani plangprishës; nuk është as se ç?qëndrim mban opozta.
Para tyre ngrihet një tjetër: a janë të drejta shqetësimet e tyre për korrupsionin galopant, vendin që po mbushet me hashash, parlamentin dhe pushtetin lokal ku gëlojnë kriminelë.
Ti anashkalosh këto dhe të vizatosh një Shqipëri të lulëzuar që pengohet vetëm nga ?levantinë karanxhollë, bejlurçina, dallkaukkë dhe agallarë që duan ta përcajnë këtë popull me thikën e prapambetjes?, është një mashtrim i pastër. Eshtë një manipulim i pasuportueshëm. Është taktika e dalë boje e imponimit të një gënjeshtre më të madhe përmes denoncimit të një manipulimi më të vogël.
Këtë bëri në komentin e javës edhe Rama duke iu kundërvënë gjermanit Krichbaum.
Por për fatin e tij të keq, ai nuk shkoi dot më larg sesa pararadhësit e tij, Nano Dhe Berisha, që për dështimet e tyre, bërtisnin gjithnjë: fajin e ka opozita. (Lapsi.al)
“Zona Express” ka shfaqur dokumentarin “Haraçi Turk”, ku tra...
Deklaratat e Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çës...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar një mesazh të mbërr...
Njerëzit që kanë jetuar momente nga ato që ndryshojnë rrjedh...
Udhëheqësi kubanez, i njohur si “Máximo líder”, Fidel Castro...
40 % e ujërave shqiptare lumore dhe detare janë të ndotura ...
Kush do të fitojë politika e ashpër konservatore e François ...
Juristi i OSHEE-së, Romeo Kara, njeriu që ka administruar me...
Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama, ku sulmoi d...
Partia më e re në Shqipëri, LIBRA, e themeluar nga deputetët...
Një shtetas turk me banim në Tiranë ka përfunduar në prangat...
Një sasi lënde narkotike e llojeve kokainë, marijuanë dhe me...
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e so...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Pri...
Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane ...
Gjatë komunikimit javër në rrjetet sociale, kryeministri Edi...
Në një shkrim botuar në web-in e Zërit të Amerikës tregohen ...
Një zyrtar i fushatës zgjedhore të ish-kandidates demokrate ...
Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në Tepelenë...
Në Vlorë një i ri humbi jetën dhe një tjetër u plagos pas nj...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Europën, duke ...
Një histori prekëse sakrifice ka dalë nga tragjedia e tërm...
Janë bërë 25 vjet nga ekstradimi i Sllobodan Millosheviçit...
Izraeli është pajtuar të tërhiqet nga dy zona në Libanin j...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...