Aksidentoi këmbësoren/ Arrestohet autori
Policia Rrugore ka vënë në pranga shtetasin, Edmond Gropa 42...
Polikisht korrekt është bërë sot gjuha e komunikimit të establishmentit politik, partive politike, institucioneve ndërkombetare madje edhe organizatave civile.
Ndërkohë Donald Trump është personifikim i politikanit jo-politikisht korrekt.
Ai fitoi pikerisht sepse nuk foli si gjithë raca e politikanëve.
Trump fitoi sepse kuptoi që amerikanët ishin lodhur nga elita politike-mediatike-ekonomike. Kjo elitë, ndonese e ndarë në kampe të ndryshme ka të njëjtin stof politik. Në politikën e partive kryesore në botë diferencat ideologjike po bëhen gjithnjë e më të vogla, doktrinat ekonomike gjithashtu. E majta dhe e djathta po ecin me shpejtësi drejt qëndrës së artë me filozofinë “catch all”, pra ?të peshkojmë në të gjithë krahët, në të gjithë grupet e interesit?.
Edhe në cështjet globale, politika botërore dhe elita jo vetëm politike, është afërsisht në unison: globalizmi është qasja e gjithëpranuar, hapja ekonomike dhe tregtia e lirë, në vend të proteksionizmit, është pranuar nga 194 vende, anetare të OBT. Madje edhe nga Kina e Rusia.
Axhenda e përbashkët për mbrojtjen e planetit nga ndryshimi i klimës, integrimi shoqëror, të drejtat e njeriut, vecanërisht të drejtat e minoriteteve, te drejtat e LBGT etj. janë cështje që kanë fituar konsensus të gjërë.
Por pervec këtyre parimeve elita ka unifikuar edhe gjuhën.
Kjo gjuhë, ky kod komunikimi quhet “politikisht korrekt” (politically correct), që do të thotë të flasesh pa cenuar apo shqetësuar askënd.
Duke folur të gjithë të njëjten gjuhë, masat popullore e kanë të vështire të bëjnë dallimin, teksa përpiqen të gjejnë një shkak, një armik për problemet e tyre.
Sot në gjithë botën, në Europe dhe Amerikë, ka shumë zemërim dhe lodhje. Sfidat e kohes, kriza ekonomike, terrorizmi dhe kriza e refugjatëve nga njëra anë dhe thellimi i polarizimit shoqëror nga ana tjetër, kanë shkaktuar zemërimin e masave. Warren Buffet, miliardieri i dytë më i pasur në botë, të Enjten e kaluar në CNN pohoi se “400 me të pasurit sipas Forbes zoteronin 93 miliard dollarë në vitin 1982, ndërsa tani zotërojnë 2.4 trillion dollare. Pra 25 herë më teper”.
Njerëzit duan përgjigje për dështimet e kapitalizmit, duan shpresën se sistemi përmes politikës mund të korrektohet, duan të zbulojnë prestigjin e djersës nga puna e lodhshme, por sinjalet e koduara të politikës vijnë anemike në veshët e publikut.
Pra establishmenti politik në botën e zhvilluar ndan të njëjtat parime, të njëjtin sistem ekonomik, dhe të njëjtën gjuhë.
Ndryshimet minore në programet politike të partive nuk mjaftojnë më për të bërë diferencën në publikun e gjërë. Në këto kushte opinioni publik po ndërton me shpejtësi ideologjinë e vet kundër gjithckaje. Shpejtësia me të cilën komunikon tani zemerimi horizontalisht përmes rrjeteve sociale, sic e kam trajtuar në një shkrim për BREXIT, është më e madhe se mesazhet që establishmenti politik mundohet të transmetojë përmes piramidës hierarkike vertikale, për ti mbajtur shpresëplotë elektoratet përkatëse.
Duhet të ndyshojnë parimet, sistemi ekonomik, gjuha apo të treja bashkë?
Duhet të ndryshojë së pari gjuha.
Politikisht korrekt- është bërë gjuha e drunjtë që shumicës nuk i thotë asgje.
Fjalë të rrumbullakosura deri në pakuptim, mesazhe që nuk cënojnë asnjë grup interesi sado të vogël, klishe që mësohen nga cdo politikan.
Kjo është gjuha politikisht korrekt.
Por ja që kombet kanë një shqisë që kap edhe shpirtin, jo vetëm fjalen. Dhe kur fjala nuk ka shpirt, njerëzit ndjehen të fyer në dinjitet. Dinjiteti është një fe qytetare që kur e prek të ndëshkon, të voton kundër. Një opinionist e këshillonte Hilarin ti fliste dinjitetit të lënduar të amerikanëve, jo nevojave të tyre materiale. Koha i dha të drejtë.
Në këto kushte fitoi Trump.
Ai përdori gjuhën që kupton shumica e thjeshtë. Kjo gjuhë është krijuar nga mediumi i ri i rrjeteve sociale. Zemërimi i masave kërkon një armik dhe ai shpalli armik parimet ku elita botërore bashkohet.
Padrejtësisht? Mbase padrejtesisht, por një gjë është e sigurt: Ky lloj revolucioni i publikut të zemëruar që me parë bëhej me armë dhe tani me rrjete sociale, do ta shkundë establishmentin. Do të krijojë elita të reja që do të flasin një gjuhë tjetër.
Lidershipi politik tani është në provë të vështirë. Ose do të vetkorrektohet duke ndërtuar raporte të reja, më të sinqerta dhe me të vërteta me popullin, ose do ti nënshtrohet këtij revolucioni. Ose do të dalë me guxim nga izolimi i interesave ekonomike-mediatike të grupeve të mëdha, për të kuptuar së pari sentimentin e publikut të gjërë, ose do ti duhet ti lerë vendin elitave politike të reja. Por një establishment i ri do të kalojë nëpër tranzicionin e gjatë dhe të lodhshëm, që mund ta keqësoje në vend që ta përmirësoje botën. Sepse këto elita të reja do të vijnë në pushtet jo për shkak të cilësive të tyre por për shkak të votës kundër establishmentit aktual dhe populizmit. Dhe ne rast se revolucioni do të përhapet, dëmi që do tju vije parimeve që deri më sot kanë drejtuar vendimmarrjen politike, është i paparashikueshëm.
Pas fitores së Trump, gjuha e personaliteteve të larta të politikës europiane, ka filluar të bëhet më e qartë, larg të qënit politkisht korrekt. Mesazhet po bëhen më të forta dhe më të kuptueshme.
Zëvëndëskancelari gjerman, njëkohësisht kreu i socialdemokratëve gjermanë, tha: ?Trump është një paralajmerim edhe për ne. Ai është shenja se një levizje e re botërore, autoritariste dhe shoviniste po fillon?.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker e cilësoi zgjedhjen e Trump si një kërcënim për marrdheniet globale.
A do të mund të bëhet kjo, gjuha me të cilën politika flet edhe për betejat e përditshme të cdo qytetari në kërkim të perspektivës së sigurtë?/ Citynews
Policia Rrugore ka vënë në pranga shtetasin, Edmond Gropa 42...
Policia e Zyrihiu ka arrestuar disa persona, mes tyre edhe s...
Nëse nuk do të deklaroni adresën fillestare apo të ndryshuar...
Shtyhet edhe për dy vite të tjera ligji i ri për lojërat e f...
Dy persona janë vënë në prangat e policisë se Elbasanit pasi...
Zbardhet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. Duke fi...
Revise Report Howto Spend It Forward The planet could seem l...
Shërbimi Informativ i Shtetit ka kërkuar 2.6 milionë euro sh...
Një polic i Rinasit, është bërë pre e një atentati. Blutë e ...
Komisioni i Ekonomisë miratoi dje në parim vetëm me votat e ...
Të paktën 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe 33 të tjerë ja...
Një libër shpjegon sesi u arratis FyhreriNe nuk do donim kur...
U munduan të fshehin pesë kriteret e vendosura në Bruksel. T...
Ambienti ne jetën tuaj ne çift nuk do jete shume i ngrohte s...
Gjatë emisionit “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ...
Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të ash...
Dy të rinj janë arrestuar nga policia e komisariatit numër 3...
Në emisionin “Arena” të Dritan Hilës diskutohet “Dosjet, dja...
Në total, shitjet e realizuara nga bizneset në 2015-n arritë...
Nga Eduart NdocajSot, mora nje lajm te mrekullueshem qe me b...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...