web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pagat për mjekët dhe infermierët/ Ja shtesa për secilën kategori

25 Nëntor 2016, 08:39, Aktualitet CNA

Zbardhet rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. Duke filluar që nga 1 marsi i vitit 2017, pagat e tyre do të rriten me 10%, madje për kategori të caktuara shtesa mujore do të jetë edhe më e lartë. Sipas ?Panoramës?, kësaj shtese do i gëzohen edhe sanitarët, paga e të cilëve do të rritet me 35%.

Një mjek i cili aktualisht paguhet në muaj me 54 mijë lekë, tashmë me shtesën e re do të paguhet 59 400 lekë.

Gjithashtu edhe shpërblimi për mjekët roje do të dy-fishohet. Kjo do të thotë se nga 17 000 lekë që ata paguhen ekstra aktualisht, tashmë mjeku roje do të përfitojë 34 000. Kështu për mjekët roje që punojnë turni i tretë paga shkon në 94 400 lekë në muaj.

Një tjetër kategori e cila është veçuar në raport me të tjerët, janë punonjësit e shërbimit të urgjencës dhe të reanimacionit. Për këta të fundit, veç rritjes 10%, do të ketë edhe një shtesë tjetër me 25% mbi nivelin e pagës.

Kështu, 4650 mjekë dhe 13 765 infermierë do të përfitojnë nga rritja e pagës./ Citynews

 





Lajmet e fundit nga