Arben Kola, Mjeshter i Madh dhe krenaria e Lezhës
Nga Eduart NdocajSot, mora nje lajm te mrekullueshem qe me b...
Në total, shitjet e realizuara nga bizneset në 2015-n arritën në rreth 13 miliardë euro, sipas të dhënave nga INSTAT, por ndarja e tortës së shitjeve, nxjerr në pah dobësitë strukturore të ekonomisë shqiptare?
Janë rreth 1000 ndërmarrje në vend, të cilat realizojnë rreth 46% të totalit të shitjeve në ekonomi, sipas të dhënave nga Anketa Strukturore e INSTAT. Ndonëse këto përbëjnë më pak se 1% të totalit të bizneseve në vend (në total ka 104.5 mijë ndërmarrje në vend) ato kanë një peshë shumë të rëndësishme në grumbullimin e parave që shqiptarët shpenzojnë për konsum. Në vitin 2015, ato kanë realizuar shitje prej 840 miliardë lekësh, apo rreth 6.1 miliardë euro.
Por këto ndërmarrje zënë një peshë të rëndësishme edhe në punësim, teksa në to punojnë gati 40% e të punësuarve në sektorin privat, ose 169 mijë persona.
Edhe ndërmarrjet me 10-49 të punësuar, kanë peshë të rëndësishme në qarkullimin e parasë, duke zënë 30.3% të shitjeve neto në 2015-n.
Në pjesën më të madhe, këto janë sipërmarrje pa vlerë të shtuar në ekonomi, që janë të fokusuara në tregtimin e karburanteve apo, shitjen me shumicë. Sipas të dhënave që ?Monitor? ka publikuar më parë, në kuadër të renditjes së 200 kompanive më të mëdha në vend për vitin 2015, në listën e 200 më të mëdhenjve për vitin 2015 mbizotërojnë kompanitë me aktivitet tregtar, që në pjesën më të madhe janë financues direkt të importeve, me 43 të tilla, të ndjekura nga bizneset e naftës që arrijnë në 24. Ndërtimi ka 17 kompani të tilla në listë. Ndërsa ka vetëm 19 sipërmarrje në industrinë përpunuese e prodhuese. Në qarkullimin e parasë në vend dominojnë pikërisht kompanitë e naftës, që kanë deklaruar rreth 1.5 miliardë euro të ardhura për vitin 2015.
Ekonomia shqiptare gjithsesi karakterizohet nga shumë ndërmarrje të vogla, me 1-4 të punësuar, që përbëjnë 89% të numrit të bizneseve aktive, apo rreth 93.4 mijë biznese, por që në pjesën më të madhe thjesht mbijetojnë dhe sigurojnë të ardhura minimale. Shitjet e realizuara nga këto 93 mijë biznese përbënin vetëm 13.8% të totalit, apo rreth 252 miliardë lekë (rreth 1.8 mld euro). Por, ato janë shumë të rëndësishme në punësim, pasi në to punojnë një e treta e të punësuarve, ose rreth 145 mijë persona. Këto biznese, vitet e fundit, po ndiejnë presionin e frenimit të konsumit dhe ndryshimeve strukturore të ekonomisë, ku qendrat tregtare dhe supermarketet po i çojnë subjektet e vogla tregtare drejt falimentit, një dukuri e trajtuar dhe më herët nga ?Monitor?.
Nga Eduart NdocajSot, mora nje lajm te mrekullueshem qe me b...
Aktivistja që spërkati me bojë ministren Lindita Nikolla, Mi...
Një sherr masiv ka ndodhur në Doganën e Kapshticës në datë 2...
Kreu i Organizatës Politike, Arlind Qori, u shpreh sot se e ...
Kur të sëmuren me mijëra e mijëra shqiptarë nga kanceri dhe ...
Emisioni “Stop” që transmetohet në Televizionin Klan, ka tra...
Para se të takohej me Lulzim Bashën në një darkë pune, deput...
Vajza e Ema Andreas, Sara Kapo, ka qenë e ftuar së fundmi në...
Kur ministrja Milva Ekonomi deklaroi 10 ditë më parë se ‘bra...
“E quka me gjilpërë, se më qëlloi me çantë”, ky është reagim...
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi sot, fushat...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, thekson se ...
Ditën e Enjte, dt. 24 Nëntor 2016 në sallën e Amfiteatrit të...
Politika dhe politikanët në vendin tonë shpesh herë përplase...
Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar sot pas qëndrimit të b...
Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar sot para për blerje...
Deputeti socialist, Vladimir Kosta, tregon se Briseida Sheha...
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në ...
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në ...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...