Vrau shokun e ngushtë për makinën/ Autori: Fabjoni më tha se lekët i kishte, s’donte të m’i jepte
“Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m’i jept...
Një ish-trajner futbolli rrezikon të dënohet me 5 vjet heqje lirie për akuzën e ?ngacmimit seksual?, në dëm të dy djemve të mitur. Prokuroria e Tiranës kërkoi dje në gjykatë këtë masë dënimi për të pandehurin Sokol Metaj, i cili po përballet me këtë akuzë prej gati një viti, raporton ?Panorama?.
Organi i hetimi është vënë në dijeni të episodeve për të cilat akuzohet i pandehuri, nga dy kallëzime të kundërta të bëra në nëntor të vitit 2015. I pari ka qenë ai i të pandehurit Metaj.
Pasi është paraqitur në Spitalin e Traumës për mjekim të disa dëmtimeve në fytyrë, ai ka pretenduar se ishte goditur me mjete të forta nga dy të rinj, të cilët i kishin vjedhur 6 mijë lekë të rinj.
Pretendimet e ish-trajnerit të moshave të reja janë rrëzuar sakaq nga kallëzimi për ?ngacmim seksual? i depozituar nga dy minorenët K. Gj. dhe R. V. kundër tij. Njëri prej gjimnazistëve ka pretenduar se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar ta prekë në vende intime.
NGACMIMET SEKSUALE
Referuar dosjes së Prokurorisë së Tiranës, shtetasi K. Gj. ka shpjeguar se është nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme dhe me shtetasin Sokol Metaj njihej prej disa muajsh. Pas këtij momenti, ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit, ku më pas kanë komunikuar disa herë me njëri-tjetrin.
Ai shpjegon se Sokoli i ka krijuar një impakt negativ që në momentin e prezantimit e më pas. Dy javë para paraqitjes së këtij kallëzimi, K. Gj. kur po shkonte në shkollë, ka parë Sokolin që po e priste para shkollës.
Ai i ka kërkuar shpjegime se përse nuk përgjigjej në telefon, duke e ftuar më pas edhe për kafe. Duke qenë se Sokoli ka qenë insistues në kërkesën e tij, K. Gj. ka pranuar. Sipas tij, Sokoli i ka deklaruar se për takimet e tyre nuk duhet të vihej në dijeni asnjë.
Sokoli është takuar përsëri me K. dhe kanë qëndruar në një lokal te kompleksi ?Dinamo?, ku Sokoli ka porositur pije alkoolike për K. Sipas këtij të fundit, gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, Sokoli i ka drejtuar pyetje të tilla si ?A ke qef të rrish me mua??, ?A të pëlqej??, ?Do më përgjigjesh mua sa herë që dua të rrij me ty??.
Më pas, ata janë ngritur nga lokali dhe Sokoli është drejtuar me makinën e tij te një zonë pa ndonjë pranë vendit ku ishin. Aty Sokoli ka ndaluar makinën dhe ka filluar të kryejë veprime ngacmuese, duke i drejtuar fjalë dhe duke tentuar që të prekte atë në organet gjenitale.
I riu ka tentuar të zbresë, por i pandehuri ka mbyllur dyer me siguresë. Më tej, pas lutjeve të K. Gj., i pandehuri ka ndërprerë veprimet dhe e ka shoqëruar minorenin drejt banesës së tij.
KURTHI
Me gjithë përpjekjet e të riut për të mos pasur kontakte me ish-trajnerin, ky i fundit ka tentuar të kundërtën, si edhe e ka ?terrorizuar? duke i ?kërkuar llogari? pse nuk hapte telefonin.
Për këtë shkak, K. Gj. është përpjekur ta fusë në kurth trajnerin, duke i prezantuar një shokun e tij moshatar, si një nga ?lloji? që i pandehuri donte. ?K. Gj. i ka thënë se i kishte gjetur Sokolit një djalë të llojit që donte. Këtë gjë ia kishte shkruar edhe me mesazh më parë, në telefon.
Gjatë periudhës që K. ka qenë me Sokolin, i pari i ka shkuar R. V., shokut të tij, në lidhje me këtë fakt. R. V. i ka thënë se ishte në një qendër tregtare jashtë Tiranës dhe se duhet të shkonin ta merrnin.
Sokoli e ka besuar dhe ata janë nisur për të shkuar te kjo qendër tregtare për të marrë R. në makinë së bashku me ta. Para se të merrnin djalin tjetër, Sokoli i ka kërkuar minorenit K. Gj., që pasi të takoheshin me R. V., ai të qëndronte në një lokal, duke i lënë ata vetëm.
RRAHJA
Sipas Prokurorisë, pasi e kanë marrë R. në mjetin e Sokolit, ata janë kthyer në Tiranë dhe Sokoli ka ndaluar mjetin tek i njëjti vend ku kishte qëndruar edhe me K. Gj.
Sapo K. ka tentuar të largohet për t?i lënë në shoqërinë e njëri-tjetrit Sokolin dhe R., ky i fundit është trembur nga kjo situatë. Duke parë këtë situatë, K. e ka kapur me të dyja duart Sokolin nga mbrapa duke e shtrënguar në fyt, ndërsa R. e ka goditur me grusht në fytyrë.
Pasi e kanë qëlluar më grushte, K. i ka kërkuar Sokolit vlerën monetare që i kishte marrë më parë dhe, i trembur, Sokoli i ka dhënë 3500 lekë të rinj. Më pas, K. dhe R. janë larguar nga makina dhe po ashtu edhe Sokoli ka ikur.
Pas disa minutash, K. ka telefonuar Sokolin duke i thënë se i kishin rënë syzet në mjetin e tij, ndërsa Sokoli i ka pohuar se i kishte kallëzuar në organet e rendit dhe ata rrezikonin të arrestoheshin.
Ai ka deklaruar se Sokoli ka tentuar disa herë të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe me R. në rastin e fundit dhe, në këto kushte, ata e kanë goditur për t?u larguar prej tij. /Panorama
“Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m’i jept...
Çelja e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Bash...
Një shtetase shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në P...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, shkruan në rrjetet ...
Forca më e re politike në ven d, LIBRA, ka nisur organizmin ...
Rruga në hyrje të Pogradecit është lënë në mëshirë të fatit ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar ...
Në aktivitetin Fëmijët pyesin ministrin, u prezantua Aplikac...
Nuk është hera e parë që shëndetësia përfshihet nga skandale...
Një makinë tip “fuoristradë” ka shpërthyer sot në lagjen “Ta...
Mungesa e një Spitali Psikiatrik Ligjor ka detyruar shtetin ...
Përmbytjet e mëdha të ditëve të fundit kanë rikthyer në mjaf...
Partia Demokratike e Durrësit tashmë do të ketë kryetarin e ...
Operatori i Shpërndarjes, OSHEE, mban rekord në dhënien e te...
Një makinë ka shpërthyer pak më parë në lagjen “Taulantia” n...
Dr. Bledar Kurti (Zv/President i Republican Friends Club Alb...
Një automjet ka shpërthyer para pak minutash në qytetin e Du...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...