VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
?Fabjoni më tha se lekët i kishte, por nuk donte të m?i jepte?. Kështu rrëfehu në sallën e gjyqit i riu Mario Ribaj, i cili pak ditë më parë vrau shokun e tij të ngushtë për një shumë lekësh që ky pretendonte që viktima t?i kthente për makinën. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Vranisht ë Vlorës.
Gjykata e Vlorës caktoi dje masën e sigurisë ?Arrest me burg? për Ribajn. Të njëjtën masë sigurie, gjykata vendosi edhe për bashkëpunëtorin e tij, Endri Pango. Të dy këta persona akuzohen për veprat penale ?Vrasja në rrethana të tjera cilësuese?, kryer në bashkëpunim, ?Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit? dhe ?Prodhimi dhe mbajtja e lëndëve narkotike?. Para hetuesve të çështjes, Ribaj ka pohuar se motiv i krimit ishte borxhi prej 120 mijë lekësh të reja që viktima i kishte, pasi i kishte shitur një makinë në muajin shtator. Po ashtu, ai ka sqaruar se në momentin që kishte shkuar në banesën e Fabjonit, ky i fundit i kishte kërcënuar ata me armë, por që në të vërtetë diçka e tillë nuk është provuar nga ana e hetuesve.
DOSJA E PROKURORISË
Më datë 11.11.2016., rreth orës 11:30 është njoftuar se në fshatin Vranisht të Vlorës, Mario Ribaj ka vrarë me armë zjarri Fabjon Veizajn, banor i fshatit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të marra. Të dy 23- vjeçarët kanë pasur njohje me njëri-tjetrin, si bashkëfshatarë. Në muajin shtator 2016, Mario Ribaj i ka shitur një automjet të markës ?Opel Frontera?, ngjyrë vishnjë, model i vjetër Fabjonit, por nga ana e këtij të fundit nuk është bërë shlyerja e detyrimit financiar. I pyetur në lidhje me ngjarjen, Mario ka treguar se në shtator i ka shitur Fabjonit një makinë për shumën e një milion e dyqind mijë lekëve. Fabjoni nuk i ka paguar paratë, duke i thënë se do ia jepte në fund të muajit shtator. Më pas Mario i ka kërkuar disa herë paratë, por Fabjoni i kishte thënë se ishte pak ngushtë nga ana ekonomike, por do t?i gjente dhe do t?ia jepte. Mario e ka telefonuar përsëri në datë 10 nëntor dhe i ka kërkuar paratë, por Fabjoni i ka thënë i inatosur se lekët i kishte dhe nuk donte t?ia jepte. Pasi ka marrë këtë përgjigje, Mario i ka thënë se do vinte të merrte makinën. Të nesërmen së bashku me shtetasin Endri Pango kanë vendosur të shkojnë në Vranisht dhe janë nisur nga Vlora rreth orës 09:30 me automjetin e markës ?Fiat Punto?, në pronësi të Marios. Pasi kanë mbërritur në Vranisht rreth orës 11:00, kanë shkuar tek shtëpia e Fabjonit, ku ka vënë re qe makina që i kishte shitur Fabjonit, ishte i parkuar përpara shtëpisë së tij. Në oborrin e banesës ndodhej vëllai i Fabjonit, të cilit i ka kërkuar se ku ndodhej Fabjoni.
Ai e ka marrë në telefon dhe pas rreth 10 minutash ka ardhur Fabjoni. Sipas Marios, Fabjoni nuk u ka folur fare, por është futur direkt në banesën e tij dhe pas pak ka dalë nga dera kryesore e banesës me një armë zjarri automatike në dorë të drejtuar nga Mario dhe Endriti dhe pasi i ka sharë, ka gjuajtur 2 herë në tokë në drejtim të tyre. Në këtë kohë Klausi dhe Endri i kanë thënë që të hiqte armën. Mario dhe Endri janë futur tek automjeti i tyre për të ikur, kanë ndezur makinën, por Fabjoni u ka dalë para makinës me automatikun drejtuar nga xhami i përparmë i saj dhe ka goditur kofanon e makinës me tytën e automatikut disa herë. Mario ka nisur makinën, ka ikur rreth 10- 15 metra, ka dëgjuar të shtëna arme zjarri që vinin në drejtimin e makinës dhe në ecje e sipër shpjegon të ketë nxjerrë nga thesi armën automatike që kishte me vete dhe me dorën e djathtë ka qëlluar 4-5 herë, por pa menduar drejtimin se ku po qëllonte. Më pas, Mario së bashku me Endri Pangon janë larguar në drejtim të një pylli të vogël, ku kanë fshehur dhe armën e krimit në një shkurre. Pas kërkimeve nga policia ata u arrestuan, ndërsa u sekuestrua arma e krimit, automatik model 56, e kalibrit 7.62 mm, si dhe 72 copë fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm, automjet i markës ?Fiat Punto?, me targa AL 082 VS, i përdorur nga autorët. Gjatë kontrollit të banesës së Mario Ribajn në fshatin Vranisht është sekuestruar 90 gramë kanabis sativa për të cilën ai pretendoi se e kishte për përdorim vetjak. Të njëjtat rrethana të faktit rezultojnë edhe nga deklarimet e Endrit Pango. /Gazeta Shqiptare
Çelja e negociatave për anëtarësim midis Shqipërisë dhe Bash...
Një shtetase shqiptare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në P...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ...
Ish-kryeminsitri i vendit, Sali Berisha, shkruan në rrjetet ...
Forca më e re politike në ven d, LIBRA, ka nisur organizmin ...
Rruga në hyrje të Pogradecit është lënë në mëshirë të fatit ...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka publikuar në rrj...
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ka zhvilluar ...
Në aktivitetin Fëmijët pyesin ministrin, u prezantua Aplikac...
Nuk është hera e parë që shëndetësia përfshihet nga skandale...
Një makinë tip “fuoristradë” ka shpërthyer sot në lagjen “Ta...
Mungesa e një Spitali Psikiatrik Ligjor ka detyruar shtetin ...
Përmbytjet e mëdha të ditëve të fundit kanë rikthyer në mjaf...
Partia Demokratike e Durrësit tashmë do të ketë kryetarin e ...
Operatori i Shpërndarjes, OSHEE, mban rekord në dhënien e te...
Një makinë ka shpërthyer pak më parë në lagjen “Taulantia” n...
Dr. Bledar Kurti (Zv/President i Republican Friends Club Alb...
Një automjet ka shpërthyer para pak minutash në qytetin e Du...
“M’fal për shprehjen” është emisioni më i ri humoristik i dr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...