Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ne ndjekim të tjerët pavarësisht sa shumë përpiqemi të bëjmë zgjedhjet tona
Nga Joan Greko
Koncepti se zgjedhjet diktohen nga mendimet dhe opinionet tona personale, ngjan të jetë aq i qartë sa që nuk ia vlen as të përmendet, shkruan Xhonah Berger në hyrje të librit të tij të botuar këtë vit ?Ndikimi i padukshëm:Forcat e fshehta që diktojnë sjelljen?. ?Përveçse kjo është e gabuar?. Berger, një profesor i asociuar i marketingut në Universitetin Ëharton School në Pensilvani, është specializuar mbi kërkimet se si ne marrim vendime.
Në librin e tij të parë best-seller ?Efekti ngjitës:Pse na tërheqin tërheqin gjërat?, Berger eksploroi mbi atë se si dhe pse idetë dhe produktet bëhen virale. Këtë herë, ai hedh një vështrim më të thellë mbi mënyrat se si zgjedhjet tona, janë të ndikuara nga dërguesi i mesazhit. Sipas tij, ne s;?jemi aq të zgjuar sa të mund të mendojmë. Shpesh, thotë Berger, jemi të pandërgjegjshëm mbi ndikimin që edhe njerëzit më periferike në jetën tonë mund të kenë mbi zgjedhjet dhe preferencat tona.
Këto ?ndikime të padukshme? kanë shumë ndikim në shumë mënyra të ndryshme. Ne mund t?i imitojmë ata, ose të punojmë për të dalluar veten prej tyre. Një gjë është e sigurtë:E gënjejmë veten kur mendojmë se mund t?u rezistojmë këtyre ndikimeve të padukshme. ?Ne kemi dëshirë të mendojmë se jemi rebelë. Por është shumë e vështirë të gjesh dikë që është vërtetë një njeri origjinal. Zakonisht, ata thjesht konformohen me një grup të ndryshëm normash. Ne jemi të ndikuar gjatë gjithë kohës?- thotë ai.
Cilat janë tipikisht ndikimet e padukshme, dhe pse i quani të tilla?
Ne mendojmë se i bëjmë vetë zgjedhjet ? ndonëse shumicën e kohës, janë të tjerët ata që bëjnë zgjedhjet për ne. Dhe këta nuk janë vetëm familjarët dhe miqtë tanë, por edhe ata që nuk i njohim shumë mirë, si p.sh kolegu në punë apo personi i ulur pranë nesh në tren. Unë i quaj ata të ?padukshëm?, sepse ne shpesh nuk e kuptojmë se ky ndikim po ndodh ? ne themi shkova të shoh atë film, pasi i kam qejf komeditë.
Po në lidhje me vendimet tona më të rëndësishme në jetë?
Është e njëjta gjë. Njerëzit me të cilët martohemi mund të jenë të ndikueshëm tek ne nga ajo nëse kalojmë më shumë apo më pak kohë më ta. Shtëpia që blemë mund të jetë e formësuar nga fakti se sa ditë ka qenë në treg, çka është baza për të ditur nëse njerëzit e tjerë ishin të interesuar apo jo për të, dhe ne e përdorim si një sinjal se sa shoqërisht e dëshirueshme është kjo shtëpi. Se çfarë pune zgjedhim apo karriere ndjekim, varet shumë nga ai që ka qenë shoku ynë i dhomës në universitet apo njerëzit përreth nesh. Këta faktorë delikatë kanë një ndikim të madh mbi zgjedhjet tona të vogla të jetës, por një ndikim po aq të madh edhe në zgjedhjet tona më të mëdha e më të rëndësishme.
Pra, do të thotë kjo se s?duhet të fajësojmë veten për vendimet e këqija?
Vetëm për shkak se jemi të ndikuar, kjo nuk do të thotë që s?kemi kontroll mbi atë që ne jemi duke bërë. Është e vështirë të gjejmë një vendim ku ne të mos kemi të bëjmë aspak. Pra, jemi sigurisht përgjegjës për vendimet tona të këqija. Ajo që unë mendoj në lidhje me të, është se ndikimi është një mjet si çdo mjet tjetër ? ekzistojnë mënyra për ta përdorur këtë mjet për mirë dhe për keq. Nuk është domosdoshmërisht vetë mjeti që është i mirë apo i keq, por mënyra si përdoret.
Si ndikon familjariteti tek ne?
Le të themi që bashkëshorti ynë sjell diçka të re dhe e vendos në shtëpi. Ne mund mos të e pëlqejmë në fillim, por sa më shumë e shohim, aq më shumë na pëlqen. Pra sa më shumë që jemi të ekspozuar ndaj diçkaje, aq më shumë familjare na bëhet. Mendoni për një këngë në radio ? nëse nuk iu pëlqen herën e parë, e dëgjoni disa herë të tjera dhe filloni ta pëlqeni. Rritja e ekspozimit na ka bërë të ngjashëm, pasi ka një reduktim në përpunimin celebral, dhe nuk na duhet shumë punë. Kjo ka disa baza neurologjike dhe zhvillimore, dhe shfaqet në të gjitha llojet e zonave të trurit. Ne priremi të pëlqejmë gjërat e njohura, dhe e lidhim shkëlqimin e ngrohtë të familjaritetit me simpatinë.
Pse ne parkojmë shpesh pranë makinës se vetme në një parking?
Shoferi i parë ka dhënë informacion në lidhje me vendin e ?duhur? të parkimit. Ai ose ajo ka ndarë ndërkohë edhe diçka në lidhje me normat e parkimit. Dhe, ata kanë dhënë një pikë qëndrore që nxit vëmendjen ose mimikën tonë.
Po nëse unë zgjedh të parkoj në anën tjetër, jam ende i ndikuar?
Edhe kur ne mendojmë se jemi të ndryshëm, jemi në fakt duke u ndikuar. Të shmangësh ndikimin nuk do të thotë që s?jemi ende subjekt i tij.
Pra sipas jush nuk ka asnjë hapësirë për rebelin e vërtetë?
Unë nuk mendoj se ekzistojnë persona të tillë, dhe as ka të dhëna që e sugjerojnë diçka të tillë. Thelbi është ta pranojmë këtë, dhe përdorim ndikimin në mënyrën më efikase të mundshme, duke u bërë p.sh më të motivuar për të humbur peshë ose kursyer energji. Ndikimi nuk është as i keq apo i mirë, është thjesht një mjet.
Si duhet të duket një rebel i vërtetë?
Të jesh një rebel, s?do të thotë të mos ndikohesh. Kur ne mendojmë për dike që rebelohet, mendja na shkon tek dikush që shkon kundër rrymës, por që kjo mund të thotë se ata janë ndikuar nga kjo gjë për të bërë diçka të ndryshme. Ne shpesh mendojmë për një rebel si një person të pavarur, kur në fakt ajo që kemi parasysh janë një grup njerëzish që bëjnë diçka të ndryshme nga norma, edhe pse ata mund të gjithë të jenë shumë të ngjashëm me njëri-tjetrin. Rebelët mund të kujdesen shumë për normat.
Po në lidhje me personat e vetmuar, ata që shkojnë në rrugën e tyre, dhe bëjnë atë që duan. A është ky një koncept i rremë?
Mundohuni të gjeni një vendim që kemi marrë dhe për të cilin nuk kemi pyetur askënd, ose s?jemi ndikuar nga opinionu i dikujt tjetër. Është shumë e vështirë për ta gjetur, 99.9 përqind e të gjithave zgjedhjeve dhe sjelljeve tona diktohen në një farë mënyre nga të tjerët.
Si e kuptojmë idenë e vullnetit të lirë në këtë kontekst?
Nuk është se jemi automatë të pamend, apo nuk kemi asnjë kontroll mbi vetë sjelljen tonë. Sigurisht, qe kemi. Ne zgjedhim grupin ku duam të bëjmë pjesë ose jemi më pak të interesuar për të qenë pjesë, dhe ne jemi të ndikuar nga këto grupe. Ne mund të zgjedhim grupet që duam të jemi më shumë apo më pak të ndikuar, në bazë të atyre na rrethojnë. Njerëzit kanë thënë se ju jeni kombinim i 5 personave me të cilët kaloni pjesën më të madhe të kohës ? mendoj se kjo është një mënyrë interesante për të menduar mbi këtë çështje. Ne kemi disa zgjidhje se me cilët të kalojmë kohën tonë, dhe ata njerëz ndikojnë tek ajo që jemi.
Pse jemi kaq të intriguar nga ideja e të qënit rebelë?
Studimi ynë tregon se askush nuk dëshiron ta shohë veten si të ndikuar. Edhe në rastet kur të ndikohesh është diçka e mirë, ne nuk e mendojmë se kjo po ndodh me ne ? pjesërisht pasi ndodh shpesh në mënyrë të pavetëdijshme, ose jashtë vëmendjes tonë. Shembulli i parit dikë më shumë ose të dëgjuarit një këngë dhe pëlqimi ndaj tyre, është një shembull i madh që e ilustron këtë. Ne nuk e kuptojmë, se kjo është arsyeja pse ne e pëlqejmë më shumë, por edhe pse e bëjmë këtë. Ne s?jemi të ndërgjegjshëm mbi ndikimin në sjelljen tonë, edhe pse ai është shumë i madh dhe i rëndësishëm.
Nga ?Nautilus? ? www.bota.al
Rusia tha sot se ka filluar një operacion madhor në Siri, në...
Që kur fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA, republikani Do...
Është një rënie prestigji për Angela Merkelin dhe partitë un...
Presidenti i porsazgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Tr...
Një prokurore suedeze pyet Julian Assange në ambasadën ekuad...
Retorika e fushatës së presidentit të sapo-zgjedhur Donald T...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka tronditur sot ishu...
AfD në Gjermani, Brexit dhe tani triumfi i Donald Trumpit në...
President i zgjedhur Donald Trump po takohet për të dytën di...
Tre ministra të kabinetit u shkarkuan sot nga parlamenti afg...
Sipas mjeteve amerikane të shtypit, nënpresidenti i zgjedhur...
Udhëtimi i fundit në detyrë i presidentit Barack Obama, vjen...
“Bisha” e Barack Obamas është cilësuar si një prej makinave ...
Bota pyet veten se ç’ ndryshimesh do të sjellë e ardhmja me ...
Ditën e sotme, Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka takuar atë...
Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh ...
Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri ...
Rusia akuzoi sot një nëndetëse holandeze se po përpiqej të m...
Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes (09.11) me s...
Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bash...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...