Parlamenti afgan shkarkon tre ministra pasi shpenzonin… shumë pak!
Tre ministra të kabinetit u shkarkuan sot nga parlamenti afg...
President i zgjedhur Donald Trump po takohet për të dytën ditën radhazi me ekipin e tij të tranzicionit për në Shtëpinë e Bardhë, duke synuar të plotësojnë me shpejtësi një listë të anëtarëve të rinj të kabinetit dhe pozicionet më të larta të administratës.
Pozicioni i shefit të stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka përgjegjësinë e menaxhimit të zyrës ekzekutive të Presidentit, pritet të ketë një rëndësi në rritje në adminstratën e re, për shkak të mungesës së eksperiencës politikë-bërëse të zotit Trump dhe të lidhjeve me qendrat e pushtetit në Uashington.
Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), Reince Priebus, mendohet se po shqyrtohet për këtë pozicion, krahas kreut të fushatës Trump, kryeredaktorit të ?Breibart News?, Stephen Bannon, një figurë e debatueshme që ndihmoi në mobilizimin e konservatorëve të djathtë.
Strategu dhe drejtori i komunikimeve në RNC, Sean Spicer, paralajmëroi që mos t?u kushtohet shumë vëmendje njoftimeve se cilët janë emrat që po shqyrtohen.
?Nuk dua të nxjerr karrocën përpara kalit?, u shpreh zoti Spencer sot për rrjetin CNN, duke shtuar se vendimet për personelin do të merren nga vetë presidenti i zgjedhur.
Emërimet e bëra nga presidentët shërbejnë si tregues të politikave që ata planifikojnë të ndjekin. Zoti Trump e pranoi këtë të premten në një deklaratë ku thuhej se ekipi i tij po shqyrton ?grupime udhëheqësish nga më të kualifikuarit që do të jenë në gjendje të zbatojnë axhendën tonë të ndryshimit në Uashington?.
Zoti Trump e riorganizoi ekipin e tij të tranzicionit ditën e djeshme duke caktuar në krye zëvendëspresidentin e zgjedhur Mike Pence dhe duke emëruar një grup personash të brendshëm të Uashingtonit, të cilët do të ndihmojnë në përzgjedhjen e kabinetit.
Nëpërmjet caktimit të zotit Pence, u mënjanua Guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, i cili tashmë është nënkryetar i ekipit. Ky ndryshim u bë dy ditë pasi dy ish-ndihmësa të zotit Christie u gjetën fajtorë për një vendim politik për mbylljen e urës ?George Washington?, që lidh lagjen Manhattan të Nju Jorkut me Fort Lee të Nju Xhersit.
Gjithashtu, tre nga fëmijët e zotit Trump dhe dhëndri i tij Jared Kushner iu shtuan komitetit ekzekutiv të ekipit të tranzicionit, të përbërë prej 16 anëtarësh. Ky vendim mund të ngrejë shqetësime për konflikt interesash, pasi ata mendohet se do të menaxhojnë edhe interesat e gjera të biznesit të zotit Trump gjatë katër viteve të ardhshme.
Ndër anëtarët e tjerë të komitetit ekzekutiv të ekipit të tranzicionit janë Senatori Jeff Sessions, ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudolph Giuliani, ish-kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich, Gjeneral Lietnanti në pension Michael Flynn, dhe ish-kandidati republikan Ben Carson. Të gjithë këta mendohet se do të merren në konsideratë për pozicione kyçe në administratën Trump.
Ndërkohë, ekipit i është kërkuar të identifikojë personat që do të jenë në 15 pozicione kyçe të kabinetit qeveritar, si dhe në rreth 1 mijë pozicione të tjera të larta që duhet të konfirmohen nga Senati./VOA
Tre ministra të kabinetit u shkarkuan sot nga parlamenti afg...
Sipas mjeteve amerikane të shtypit, nënpresidenti i zgjedhur...
Udhëtimi i fundit në detyrë i presidentit Barack Obama, vjen...
“Bisha” e Barack Obamas është cilësuar si një prej makinave ...
Bota pyet veten se ç’ ndryshimesh do të sjellë e ardhmja me ...
Ditën e sotme, Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve ka takuar atë...
Zëvendësministri i sigurisë publike, Meng Hongwei, u zgjodh ...
Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri ...
Rusia akuzoi sot një nëndetëse holandeze se po përpiqej të m...
Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes (09.11) me s...
Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bash...
Tashmë është bërë e traditës që General Motors prodhon makin...
Ish-Presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 u Shteteve të Bashkuar...
Melania Trump padyshim që do të konsiderohet si Zonja e Parë...
Donald Trump lindi në Queens në vitin 1946 dhe është fëmija ...
Kur fillojë fushatën e tij Presidenciale në SHBA, Donald Tra...
Ndonëse mund të jetë një prej personazheve më me ndikim në h...
Jemi Roma? Pyetja është vendosur në titullin e një libri të ...
Prokuroria Federale e Gjermanisë konfirmoi arrestimin e pesë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...