"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Uljet e tatimeve dhe premtimet e mëdha të presidentit të ri Donald Trump. Po cilat janë planet e tij konkrete ekonomike dhe çfarë do të ndodhë me raportet SHBA-Gjermani?
Nëse Trumpi e kalon këtë reformë në Kongres, gati gjysma e 120 milionë familjeve në Amerikë nuk do të paguajnë më fare tatime nga viti 2017. Por jo vetëm kaq: nga 25 në 15% duhe të ulen tatimet në fitime për sipërmarrje.
Ndaj nuk befason fakti që ekspertët thonë se uljet e tilla të tatimeve do të kishin pasoja dramatike për buxhetin amerikan. Varësisht nga zbatimi i denjë i politikës së Trumpit për tatime, është e mundur ulja e të hyrave në buxhet prej 2,6 deri në 3,9 bilionë dollarë në 10 vitet e ardhshme, paralajmëron Think Tank ‘Tax Foundation’.
Këshilltarët ekonomikë të presidentit nuk shqetësohen shumë. Ata mendojnë se me tatimet graduale të fitimeve jashtë vendit mund të mbyllen vrimat e borxheve, sepse koncernet e mëdha amerikane si Apple, Amazon apo General Electric me vite të tëra kanë kursyer me miliarda tatime dhe ate në mënyrë legale. Këshilltarët e Trumpit Wilbur Ross dhe Peter Navarro, mendojnë se në këtë mënyrë do të ringjallet ekonomia amerikane.
Globalizimi vetëm sipas kushteve amerikane
Pas marrjes së pushtetit në janar, Donald Trump do të rishikojë të gjitha marrëveshjet e SHBA për tregti me vendet tjera. Marrëveshja për tregti të lirë me Kanadanë dhe Meksikën, NAFTA, do të hiqet i pari nga përdorimi. Pas NAFTA-s parashikohen negociata të reja gjashtëmujore ku do të negociohen modalitete të reja – me kushte shumë më të mira për SHBA. Edhe marrëveshja TPP nuk do të ratifikohet. Ndërsa negociatat për marrëveshjen TTIP me BE nuk do të vazhdohen.
Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia nuk do të kenë qasje si më parë në tregun amerikan. Për prodhimet aziatike parashikohen dogana të larta. Vetëm kështu SHBA, siç thotë Trump, do të përfitojë ekonomikisht në konkurrencën me pëparësi për Kinën, e cila ka përfituar nga manipulimet monetare.
Ndikimi ndaj Gjermanisë
Edhe eksporti gjerman do të përballet me tatime pas fitores së Donald Trumpit. Pas dobësimit të ekonomisë në Kinë dhe vendet evropiane, tregu amerikan është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm për këto vende. Me 2015 SHBA ia kaluan për Gjermaninë Francës, si vendi më i rëndësishëm i eksporteve gjermane.
Në SHBA janë shitur mallra gjermane në vlerë prej 125 miliardë euro – në radhë të parë automjete, makineri dhe prodhime kimike, që do të thotë rreth 10% të eksportit gjerman vjetor. Në anën tjetër, Gjermania importon nga SHBA në vit mallra në vlerë prej rreth 60 miliardë euro, që do të thotë rreth 6% të importeve të përgjtihshme.
Më shumë se një milion vende pune në Gjermani varen në mënyrë indirekte nga eksportet në SHBA. Ndërsa 630.000 vende të tjera pune kontrollohen nga sipërmarrjet amerikane. Vetëm në McDonald’s Deutschland ka rreth 58.000 punëtorë, në shërbimet Manpower 27.000, në fabrikat e Fordit 25.000 dhe në Adam Opel rreth 18.000.
Në anën tjetër, sipërmarrjet gjermane në SHBA punësojnë po ashtu qindra mijëra punëtorë. Punëdhënësi më i madh atje është simotra e Deutsche-Post, DHL me rreth 77.000 të punësuar. Pasojnë Siemens me 70.000, shitësi i makinave ZF 62.000 dhe Volkswagen 60.000 njerëz.
Ekonomia e ndërlidhur
Sipërmarrjet gjermane kanë investuar në SHBA më shumë se 271 miliardë euro. Më shumë se 3700 sipërmarrje gjermane janë aktive në SHBA. Vetëm 50 sipërmarrjet më të mëdha gjermane atje realizojnë në vit rreth 400 miliardë dollarë qarkullim.
Edhe koncernet amerikane kanë investuar miliardë dollarë në Gjermani – vlerësohet diku rreth 27 muiliardë euro. Vetëm në vitin 2015ka pasur 252 projekte të reja amerikane në Gjermani. Vetëm sipërmarrjet kineze me 260 prokjekte kanë pasur më shumë. 50 sipërmarrjet më të mëdha amerikane në Gjermani realizojnë në vit rreth 170 miliërdë euro qarkullim.
Presidenti i ri amerikan Trump me siguri nuk do të ketë asgjë kundër shkëmbimit ekonomik me Gjermaninë, por do të jetë kundër mungesës së balancit. Në SHBA kritikohet prej vitesh fakti që Gjermania eksporton dyfish më shumë në SHBA, pavarësisht se kush është në pushtet – republikanët apo demokratët. Me Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, presioni do të shtohet për të pëmirësuar bilancin e marrëdhënieve tregtare mes SHBA dhe Gjermanisë./DW
Rusia akuzoi sot një nëndetëse holandeze se po përpiqej të m...
Tregjet financiare reaguar sot herët në mëngjes (09.11) me s...
Fushata presidenciale dhe procesi zgjedhor në Shtetet e Bash...
Tashmë është bërë e traditës që General Motors prodhon makin...
Ish-Presidenti republikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikë...
Donald Trump u zgjodh Presidenti i 45 u Shteteve të Bashkuar...
Melania Trump padyshim që do të konsiderohet si Zonja e Parë...
Donald Trump lindi në Queens në vitin 1946 dhe është fëmija ...
Kur fillojë fushatën e tij Presidenciale në SHBA, Donald Tra...
Ndonëse mund të jetë një prej personazheve më me ndikim në h...
Jemi Roma? Pyetja është vendosur në titullin e një libri të ...
Prokuroria Federale e Gjermanisë konfirmoi arrestimin e pesë...
Një gjykatëse në Nevada refuzoi kërkesën e avokatëve të Trum...
Gjatë votimit të sotëm të kandidatit për President të SHBA, ...
Zëri i Amerikës mori mendimin e amerikanëve nga qendrat e vo...
Komuniteti i shkëputur i kontesë Coos në New Hampshire, njih...
Bullgarët do të zgjedhin presidentin e tyre të ri në një vot...
Në BE po shtohen zërat për vendosjen e sanksioneve kundër Tu...
Kur na ndajnë vetëm disa orë nga Dita e Zgjedhjeve në Shtete...
Slogani më i keq elektoral në historinë e zgjedhjeve preside...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...