Helmohen sërish nga ushqimi dhjetëra kursantë të Akademisë së Sigurisë
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë në Sauk....
Zoti Trump, e kam ndjekur me vite Zërin e Amerikës. Me frikë, me kufje, me dritare të mbuluar me batanije, me valë të mesme, të shkurtra, të gjata, mes zhurmash, fërshëllimash, rrapëllimash, krismash. Kam njohur plot të tjerë që gjithashtu e kanë dëgjuar Zërin e Amerikës pa u epur nat’ për natë, deri në fund të jetës, derisa kanë vdekur. Bënim një lloj gare në atë kohë kush e ka dëgjuar më gjatë pa ndërprerje. Një miku im e ka dëgjuar Zërin e Amerikës 35 vjet rrjesht pa e lënë asnjë ditë, as kur kishte qënë sëmurë apo çfardo arësye tjetër. Megjithatë e vërteta është se as unë dhe askush, as atëhere dhe as tani, nuk kujtojmë asgjë eksluzive të dëgjuar nga Zëri i Amerikës. Kemi qënë entuziastë. Por entuziastë në hava. Përveç mbajtjes gjallë të frymës, si dhe një filli të padukshëm që na bashkonte ne që e dëgjonim, që s’ësht pak, nuk bëjmë dot asnjë bilanc të gjithatyre frikërave, gjithë asaj vëmendjeje që i kemi kushtuar. Lidhur me spekulimet sa e rrezikshme ishte ta dëgjoje dhe pasojat që mund të vuaje, e vërteta është kjo; Askush nuk është futur në burg apo internuar vetëm sepse dëgjonte Zërin e Amerikës.
Përdornin një djallëzi tjetër. Të burgosnin për të tjara shkaqe, dhe, pavarsisht sa e vërtetë ishte, shtonin se “dëgjon radiot e huaja”, ndonjëherë edhe “dëgjon Zërin e Amerikës”, por pa cilësuar se çfarë konkretisht kishte dëgjuar. Ishte e qartë pse vepronin në këtë mënyrë. S’kishin se ku të kapeshin. Zërin e Amerikës nuk transmetoi pothuajse kurrë ndonjë gjë të rëndësishme që të kishte lidhje direkte me skëterrën dhe banorët e skëterrës. Vetëm anës e anës gjëra që i dinim. Gjatë atyre viteve, përveçse për tu llafosur me njëritjetrin që të mos na fikej kandili, nuk na ka shërbyer pra për gjë tjetër. Ky kontribut nuk është zero. Por tepër pak nga vendi drejt të cilit mbanim sy e veshë natë e ditë.
Zërii i Amerikës ka qënë një lloj luani që gjithë kohën fle i rrethuar nga ca kaproj me lot në sy që dridhen nga frika e një kopeje me ujq që i ndjek. Tigri është zgjuar ndonjëherë për tu shtriqur dhe për t’ja futur përsëri gjumit, duke i lënë kaprojtë të habitur se pse nuk ua nguli dhëmbët ujqërve nga pas.
Më beso zoti Trump, ësht tepër e përgjumur ajo radio. Për të mos thënë çfarë pëshpëritet se ka qënë dhe është e mbajtur peng nga Sigurimi, sot e kësaj dite dremit e dremit pa u ndalur brenda një letargjie të pafundme. Pa folur pastaj për një lloj ndryshku që e karakterizon, zërat e spikerave, për shembull, ashtu i ka ajo radio, si një pllaqurtitje me ta shpif, si një gllugllugllu pa pik lezeti që duket sikur vjen nga fundi i detit.
Sot që shqiptarët informohen nga qindra drejtime në një mijë mënyra, Zëri i Amerikës ka mbetur më batall se kurrë. Nuk do të thotë asgjë se e përcjellin nja dy televizione. Nuk janë shqiptarët që ulen para atyre televizioneve për të parë Zërin e Amerikës. Janë ato televizione që ua sjellin shqiptarëve Zërin e Amerikës para fytyrës.
Kur s’na duhet neve, s’mund t’ju duhet juve që e bëni për neve. Mbylle. Jo për arësye politike, ideologjike, gjeostrategjike. Thjesht sepse nuk ka rendimentin e duhur. Tashmë që Shqipëria është e hapur, mundësojua shqiptarëve ta prekin Amerikën “live” dhe jo me ndërmjetësinë e eterit. Nëse ke ndonjë ide tjetër për ta sjellë Zërin e Amerikës në binarë duke e reformuar thellësisht që tu përcjelli shqiptarëve me efikasitetin e nevojshëm idetë novatore të administratës së re, byrum, bëje. Ama po e le kështu si është, më mirë mbylle. Mbylle Zërin e Amerikës, hap Amerikën. Hiç mos kij frikë se mund tja zërë vendin ndonjë radio ruse, arabe, kineze, turke etj. S’ka cili vend t’i zihet diçkaje që vend kurrë nuk ka pasur. S’ke për të humbur asgjë nga mbyllja e diçkaje që ekziston por askush nuk di të thotë kujt i lypset, pse duhet, cilit qëllim i shërben. Përkundrazi ka shumë të ngjarë që përmes këtij veprimi më se të arsyshën t’i bësh një të mirë sado modeste një populli i cili ngaqë ende nuk di si ta përdori Lirinë ndjehet më rehat duke u ngushtuar se duke u zgjeruar.
Sidomos pakicës së këtij populli, e cila të drejtën e ka por nuk e gëzon dot për shkak të shumicës thellësisht të indoktrinuar për faj të së cilës shumicë ky vend shkon pa u ndalur nga skemat piramidale te vetshkatërrimi, nga vetshkatërrimi tek hashishi, nga hashishi te krimi, e kështu me rradhë. Është e paimagjinueshme se si ti si biznesmeni super i suksesshëm mund të lejosh diçka që në mënyrë kaq flagrante bie ndesh me prakticitetin amerikan. Megjithatë ti e di vet ç’bën. Sa më lart nuk është më tepër se një sugjerim dashamir.
Kandidati i Partisë Agrare dhe koalicionit opozitar për Kolo...
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 2 vjet burg për ish-gjy...
Policia e Durrësit, pas një pune hetimore intensive dhe të s...
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inic...
Fshatrat Zhejë dhe Gjormë në Kurbin rrezikojnë përmbytjen pë...
Policia Rrugore e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtet...
Janë arrestuar dy autorët që ditën e përmbytjeve, më 8 nënto...
Forcat e Armatosura kanë shembur një masiv shkëmbor rreth 90...
Është zhvilluar në Bruksel një mëngjes pune mes vendeve anët...
Hëna më spektakolare që prej vitit 1948 do të ndriçojë sot n...
Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të përmbyllet procesi...
Melanie Trump ka dhënë intervistën e pare si Zonja e Parë e ...
Në një kohë kur qeveria trumbeton me të madhe shëndetësinë f...
Varfëria dhe papunësia në jug të Serbisë po i detyron të kër...
Një i vdekur dhe një i plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ak...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se vitin e ardhshëm ...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...
Pas një jave të mbushur me reshje të dendura shiu, java që s...
Një i vdekur, një i plagosur. Ky është bilanci i një aksiden...
Pozicionimi i planetëve do jetë shumë i mirë në qiellin tuaj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...