Krimi zgjedhor dhe imuniteti i Ballukut/ Kreu i SPAK vendos pikat mb “i”: Pa prova nuk ngrihen akuza
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka folur për ...
Kandidati i Partisë Agrare dhe koalicionit opozitar për Kolonjën Dritan Hajro, vëllai i ish-deputetit socialist të Kolonjës, Sokol Hajro ka folur ekskluzivisht për Citynews. Në intervistë Dritan Hajro i ka bërë thirrje kolonjarëve që të mos lejojnë Kryeministrin Rama që të sundojë Kolonjën. Ndërsa i pyetur se si e komenton ai rivalin e tij, Hajro ka theksuar fort se ai është në garë vetëm me veten e tij dhe ajo çka i duhet është të fitojë bindshëm.
Fushata drejt mbylljes, çfarë nuk ju keni thënë ende kolonjarëve?
Me kolonjarët kam diskutuar dhe ndarë pothuajse gjithçka, çdo problematikë të së përditshmes dhe kam marrë çdo mendim, opinion dhe sugjerim të tyre mbi format sesi duhet të punojmë dhe qeverisim nesër, si dhe prioritetet dhe objektivat e Projektit tonë Strategjik të Zhvillimit të Bashkisë Kolonjë.
Nuk u kam thënë ende me fuqinë e duhur kolonjarëve se, nuk duhet t’i lënë asnjë hapësirë zv. kryeministrit për të sunduar Kolonjën, ndaj po shfrytëzoj këtë intervistë për t’u bërë thirrje kolonjarëve të ndalin dëshirat dhe urinë e zv. kryeministrit për të vënë dorë edhe mbi Kolonjën. Kolonja u përket kolonjarëve dhe askujt tjetër dhe Kolonja do të zgjedhë birin e tij që nuk është vegël e Qeverisë dhe Peleshit.
Dua t’u them kolonjarëve gjithashtu që të mos jepen para presionit që po u ushtron pushteti dhe kryesisht u drejtohem votuesve që janë punonjës të administratës publike, mbi të cilët po përdoren të
gjitha format për t’u dhunuar lirinë e zgjedhjes, të mos dorëzohen para qeveritarëve koha e të cilëve mbaroi. Forca e popullit është sigurisht më e madhe se forca e pushtetit të përkohshëm të partive politike, për këtë sot më shumë se kurrë kolonjarët duhet të jenë koshientë.
Pse ju në krye të Bashkisë?
Mua më kanë përzgjedhur dhe sugjeruar një grup intelektualësh, njerëzish punëtorë nga Kolonja, të cilët janë sot përkrahësit dhe konsulentët e mi, duke marrë përsipër përgjegjësinë e drejtimit dhe administrimit të Bashkisë së re të Kolonjës.
Aftësitë e mia menaxheriale i njohin të gjithë, siç të gjithë dinë dhe njohin faktin që unë nuk jam vegël dhe instrument i askujt, unë nuk jam nën “sqetullën” e asnjë qeveritari, që vjen në Kolonjë për ta “mjelë” atë mes marrjes së Pushtetit Vendor.
Dua t’i mëshoj faktit që unë nuk do ta menaxhoj Bashkinë i vetëm, por në formë kolegjiale me personelin e Bashkisë dhe bashkëpunëtorët / konsulentët e jashtëm të saj, për të arritur implementimin me suskes të Projektit Strategjik të Zhvillimit, brenda mandatit të mbetur.
Si e komentoni rivalin tuaj?
Unë nuk kam rival, unë kam përballë një vasal të zv.kryeministrit. Unë garoj me Peleshin, ndaj e kam të sigurt fitoren, sepse kolonjarët do të votojnë birin e tyre dhe jo qytetarin e bashkisë fqinje.
Kandidati i Rilindjes, dikur këshilltar i PD, nuk është në garë, atë e kanë vendosur me imponim në pistën apo korsinë e maratonës elektroale. Kandidati i Rilindjes është thjesht në pritje të mbërritjes time në finishin e fitores.
Cili është mesazhi në rast se do të humbisni?
Fitorja e kolonjarëve është e sigurt.
Nuk ka mesazh humbjeje mes kolonjarësh të vendosur për ndryshim. Siç u thashë, jam në garë me veten, duhet vetëm të fitojmë bindshëm, përpara Rilindjes së ?zero investimeve? në këto 3 vjet e disa muaj qeverisje.
Më 21 nëntor 2016 nënshkruajmë kontratën e progresit social-ekonomik, kontratën e kthesës përfundimtare për Kolonjën dhe kolonjarët.
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 2 vjet burg për ish-gjy...
Policia e Durrësit, pas një pune hetimore intensive dhe të s...
Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inic...
Fshatrat Zhejë dhe Gjormë në Kurbin rrezikojnë përmbytjen pë...
Policia Rrugore e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtet...
Janë arrestuar dy autorët që ditën e përmbytjeve, më 8 nënto...
Forcat e Armatosura kanë shembur një masiv shkëmbor rreth 90...
Është zhvilluar në Bruksel një mëngjes pune mes vendeve anët...
Hëna më spektakolare që prej vitit 1948 do të ndriçojë sot n...
Ndonëse ende nuk ka një afat se kur do të përmbyllet procesi...
Melanie Trump ka dhënë intervistën e pare si Zonja e Parë e ...
Në një kohë kur qeveria trumbeton me të madhe shëndetësinë f...
Varfëria dhe papunësia në jug të Serbisë po i detyron të kër...
Një i vdekur dhe një i plagosur. Ky ka qenë bilanci i një ak...
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se vitin e ardhshëm ...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump,...
Pas një jave të mbushur me reshje të dendura shiu, java që s...
Një i vdekur, një i plagosur. Ky është bilanci i një aksiden...
Pozicionimi i planetëve do jetë shumë i mirë në qiellin tuaj...
Pas zgjedhjes se tij president, e veçanërisht pas fjalimit m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...