web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Petrit Vasili merr pjesë në Forumin e Liderëve Socialistë të Ballkanit Perëndimor në Parlamentin Evropian

8 Nëntor 2016, 18:56, Aktualitet CNA

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, z. Petrit Vasili mori pjesë në Forumin e Liderëve Socialistë të Ballkanit Perëndimor organizuar prej Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Forumi u drejtua nga Zv. Presidenti i Grupit të Socialistë dhe Demokratëve dhe Raporter për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, z. Knut Fleckenstein me pjesëmarrje nga përfaqësues të partive të majta dhe grupeve parlamentare të Ballkanit Perëndimor.

Vasili, i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, z. Ralf Gjoni, mbajti një fjalë gjatë forumit, ku theksoi LSI-ja beson në mbështetjen e grupit parlamentar social-demokrat për avancimin e axhendës së reformave për të siguruar rezultate konkrete për qytetarët shqiptarë dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

?Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, duke patur parasysh se konfliktet e brendshme politike e kanë bërë edhe më të vështirë punën e avokatëve dhe miqve tanë më të mirë këtu në Bruksel, në mënyrë të veçantë brenda familjes social-demokrate. Kësisoj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin unë drejtoj në Kuvendin e Shqipërisë, është i angazhuar në disa shtylla strategjike për të cilat ne besojmë se i shërbejnë integrimit europian dhe shkojnë në një linjë me vlerat tona social-demokratike?, – tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, ndërsa shprehu bindjen se angazhimi konstruktiv me të gjithë palët politike në Kuvendin e Shqipërisë kur bëhet fjalë për prioritetet europiane, duhet të jetë një detyrim kombëtar, jo një strategji partiake politike.

?Kjo do të thotë se kur është çështja për miratimin e reformave madhore dhe plotësimin e detyrimeve ndaj BE-së, ne duhet të lëmë mënjanë interesat partiake dhe të përqendrohemi në avancimin e axhendës sonë europiane. Në filozofinë tonë të të menduarit, ne besojmë se ka një kohë për partitë politike dhe një tjetër për integrimin. Këto të dyja nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën! Dialogun politik, që është një pritshmëri e natyrshme e Brukselit, ne gjithashtu e shohim si një detyrim për zbatimin e ligjeve dhe reformave që kalojmë në Shqipëri. Kjo më çon tek pika ime e dytë – ajo e implementimit të reformave konkrete, jo në letër por në praktikë?, – deklaroi ndër të tjera z. Vasili në fjalën e tij.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të LSI, z. Petrit Vasili

Të dashur miq, të nderuar kolegë!

Më lejoni, që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Shqipërisë, t?ju falënderoj për përpjekjet e juaja të vazhdueshme për zgjerimin e BE-së dhe në mënyrë të veçantë për përpjekjet tuaja të palodhura në mbështetje të integrimit të vendeve të Ballkanit.

Si pjesëtarë aktivë të koalicionit qeverisës social-demokrat të Shqipërisë, ne besojmë në mbështetjen tuaj për avancimin e axhendës sonë të reformave, jo vetëm për të siguruar rezultate të prekshme dhe konkrete për qytetarët tanë, por gjithashtu për t?ju dhënë, ju këtu në Bruksel dhe vendeve anëtare, argumente të forta për të mbështetur përshpejtimin e procesit tonë të integrimit.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, duke patur parasysh se konfliktet e brendshme politike e kanë bërë edhe më të vështirë punën e avokatëve dhe miqve tanë më të mirë këtu në Bruksel, në mënyrë të veçantë brenda familjes social-demokrate.

Kësisoj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin unë drejtoj në Kuvendin e Shqipërisë, është i angazhuar në disa shtylla strategjike për të cilat ne besojmë se i shërbejnë integrimit europian dhe shkojnë në një linjë me vlerat tona social-demokratike.

Para së gjithash, ne besojmë se angazhimi konstruktiv me të gjithë palët politike në Kuvendin e Shqipërisë, kur bëhet fjalë për prioritetet tona europiane, duhet të jetë një detyrim kombëtar, jo një strategji partiake politike.

Kjo do të thotë se kur është çështja për miratimin e reformave madhore dhe plotësimin e detyrimeve ndaj BE-së, ne duhet të lëmë mënjanë interesat partiake dhe të përqendrohemi në avancimin e axhendës sonë europiane. Në filozofinë tonë të të menduarit, ne besojmë se ka një kohë për partitë politike dhe një tjetër për integrimin. Këto të dyja nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën!

Dialogun politik, që është një pritshmëri e natyrshme e Brukselit, ne gjithashtu e shohim si një detyrim për zbatimin e ligjeve dhe reformave që kalojmë në Shqipëri. Kjo më çon tek pika ime e dytë – ajo e implementimit të reformave konkrete, jo në letër por në praktikë.

Këtu mund të ndaj me ju një shembull të freskët: miratimin me konsensus të reformës në drejtësi në muajin korrik nga Kuvendi i Shqipërisë, që në vetvete është një Kushtetutë e re.

LSI-ja është angazhuar plotësisht që nga fillimi i këtij procesi për të siguruar që konsensusi të ishte një kusht i panegociueshëm, që do të kishte të garantuar suksesin e zbatimit të reformës. Unë mund të them haptazi se jo të gjithë në Tiranë e donin konsensusin, dhe për arsye të qarta.

Personalisht besoj se jo çdo vendim ka nevojë për konsensus absolut, përndryshe zhvillimi do të bllokohej. Por, me këtë ndryshim madhor të sistemit tonë të drejtësisë, një reformë që do të ishte po aq e vështirë edhe në shumë vende të BE-së, nevoja e një votimi konsensual në mjedisin shqiptar, ku çdo nismë politike sfidohet dhe shpesh bllokohet nga kushdo që është në opozitë, bëhet e domosdoshme.
Ky ishte arsyetimi i qëndrimit tonë pas angazhimit për të shtyrë të gjitha palët drejt marrëveshjes, e cila në fund, falë edhe të përpjekjeve të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për fat të mirë u bë e mundur.

Natyrisht, më duhet të theksoj këtu rolin shumë pozitiv që Knut Fleckenstein, si raporter për Shqipërinë ka luajtur në disa prej momenteve më delikate që çuan në miratimin e reformës në drejtësi, duke u angazhuar me të gjitha palët për të arritur konsensusin.

Kohët e fundit ne pamë se si ligji i Vetting-ut, që u miratua në muajin gusht vetëm me votat e koalicionit të majtë PS-LSI, u dha opozitarëve demokratë fushë të hapur për ta sfiduar atë në Gjykatën Kushtetuese, duke shkaktuar një vonesë të panevojshme, e cila në këndvështrimin tim dëmton implementimin e shpejtë të reformës.

Pika e tretë që dua të përmend është nevoja për më shumë transparencë dhe më shumë përfshihet të shoqërisë civile, grupeve të interesit dhe medias. Ne e shohim këtë si thelbësore për cilësinë e demokracisë sonë dhe mënyrën se si ne bëjmë politikë dhe hartojmë politika që më pas vijnë në Parlament për t?u votuar.

Në këtë drejtim, unë besoj se BE-ja mund të ndihmojë më shumë, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, në mënyrë që të fuqizojë elemente të tilla kaq jetësore të demokracive tona, sepse integrimi në BE nuk është vetëm detyrë e një qeverie. Është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë, ku organizatat profesionale të shoqërisë civile dhe grupet e interesit janë të domosdoshme për shëndetin e demokracisë sonë, në nivel institucional shtetëror, por edhe në nivel partiak.

Qysh prej një viti forca jonë politike ka vendosur të bëjë të gjitha publike në faqen tonë zyrtare në internet të gjitha kostot financiare t aktiviteteve që ne organizojmë, në sajë të një programi transparence për të cilin jemi duke punuar ngushtë me NDI-në.

Si për koincidencë, LSI-ja sapo ka përfunduar zgjedhjet për kryetarin e ri dhe për delegatët që do të marrin pjesë në Konventën Kombëtare Zgjedhore që do të zhvillohet në muajin dhjetor. Pas një votimi masiv në të gjithë vendin, ku anëtarët zgjodhën mes tre kandidatëve për kryetar, ne jemi jashtëzakonisht të lumtur që kemi sjellë përsëri, një standard të ri të demokracisë së brendshme të partisë dhe transparencës në Shqipëri.

Ju falënderoj edhe një herë të gjithë ju, që organizuat këtë forumi të rëndësishëm dhe për mbështetjen tuaj të rëndësishme në rrugën tonë evropiane.





Lajmet e fundit nga