Pezullohet nga detyra ish-drejtori i Policisë Shkodër/ Nuk pranoi postin e ri
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Bashkimi Europian pritet të botojë së shpejti progres-raportin e këtij viti dhe mediat mezi po presin të lexojnë anët pozitive dhe negative të tij. Botimi i këtyre anëve pozitive dhe negative të progres raportit në kryeqytetet e rajonit do të rëndonte apo do të lehtësonte pozitën e qeverive përballë qytetarëve të tyre. Po si janë sot vendet e rajonit përballë pasqyrës, kjo do të lexohet më poshtë.
Shqipëria pret një lajm pozitiv. Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave është i pritshëm, edhe pse ajo do të jetë e kushtëzuar në dhjetor nga Këshilli Europian që merr vendimin final për dritën e gjelbër. Miratimi i reformës konsensuale në drejtësi i ka dhënë shumë pikë statusit të vendit kandidat në sytë e kancelarive europiane. Zgjidhja me arbitër i ligjit të Vettingut është një ndalesë e detyrueshme, duke parë konfliktin politik permanent pozitë-opozitë, ku akuzat për skandale multi-milionëshe, drogë, krim e korrupsion me tenderët publikë të lidhur me qeveritarë marrin përgjigje përmes përgënjeshtrimeve verbale. Sipas INSTAT, papunësia në vend arrin zyrtarisht në 17.3 % në një popullsi prej 3 milion banorësh, e ndërsa kjo shifër nuk mbledh faktin që 67 mijë shqiptarë janë azilkërkues në BE për 2015, një rritje me 12.2 mijë nga viti 2014.
Kosova gjendet përballë BE-së me një ngërç politik që ka paralizuar reformat dhe zbatimin e marrëveshjeve normalizuese me Serbinë, sidomos për asociacionin e komunave dhe ligjin për demarkarcionin me Malin e Zi . E ndërsa politika merret me zhurmë e dhunë, qytetarët janë të papunë. Në Kosovë shkalla e papunësisë është zyrtarisht 32.9 për qind, por për moshën deri në 30 vjeç papunësia shkon deri në 60 %, ku nga 10 të rinj 3 janë të punësuar. Shkalla më e theksuar e papunësisë në Kosovë është te grupmoshat 15-24 vjeçare. Korrupsioni radhitet si problem i dytë më madhor në Kosovë, menjëherë pas papunësisë. Nga 1.8 milion banorë rreth 34 mijë qytetarë kosovarë kanë kërkuar azil në Gjermani në 2015.
Maqedonia gjendet përballë BE-se në fushatë elektorale ku shpresohet që zgjedhjet e 11 dhjetorit të jenë një dalje nga ngërçi. Kriza politike në Maqedoni ka shqetësuar jo pak fqinjët dhe Brukselin zyrtar, si dhe arritja e marrëveshjes së Przhinos u pa si një dalje nga kriza. Zyrtarisht papunësia në vend është 27.3 për qind në një popullsi prej 2 milion banorësh. Hulumtimet e fondacionit ?Friedrich-Ebert-Stiftung? në Shkup kanë nxjerrë në pah se 53% e të rinjve në Maqedoni dëshirojnë të largohen nga vendi
Mali i Zi gjendet përballë BE-së me një situatë pas-zgjedhore të paqartë. Milo Gjukanoviç fitoi sërish, por kësaj radhe deklaroi se është tërhequr nga posti i kryeministrit, duke ia lënë pozicionin Dushko Markoviçit, krahu i djathtë i tij. Është hera e tretë brenda dhjetë viteve që Gjukanoviç deklaron që do të tëhiqet. Shkalla e papunësisë në Mal të Zi është 13.9 për qind në një popullsi prej 680 mijë banorë.
Serbia gjendet përballë BE-së me një qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 11 gushtit, ku kryeministri Vuçiç ruan koalicionin me Ivica Daciç. Zgjedhjet e parakohshme ishin një lëvizje e Vuçiç për të dobësuar opozitën dhe konsoliduar pozicionin e tij për katër vitet e ardhshme. Politika e jashtme me dy këpucë, një BE dhe tjetra Rusi, deri tani ka funksionuar për ta. Në Serbi, sipas Shërbimit kombëtar të punësimit, të regjistruar të papunë janë 741.000, që do të thotë se shkalla e papunësisë në këtë vend është 19,2 për qind në një popullsi 7 milion banorë.
Siç mund të kuptohet fare qartë emëruesi i përbashkët i vendeve të Ballkanit Perëndimor në prag të progres-raportit të BE është dy hapa përpara një hap prapa. Inercia dhe mungesa e shpresës është ylli polar me i ndjekur në rajon. Po ashtu, polarizimi politik, papunësia e lartë dhe standartet e dyfishta po minojnë zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre vendeve. Një nga tre kriteret e Kopenhagenit që një vend duhet të zotërojë përpara së të aderojë në BE-së janë kriteret politike që do të thotë institucione të qëndrueshme që garantojnë demokraci, sundim të ligjit, respekt të të drejtave të njeriut dhe respekt e mbrojtje të të drejtave të pakicave.
*Gazetar, njohës i mirë i rrethanave politike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. MA në Kolegjin Europës.
Pas komunikimit javor të kryeministrit Edi Rama, ku foli me ...
Janë publikuar pamjet tragjike kur 27-vjeçari Arqile Koçi që...
Një vajzë e re ka bërë denoncim në Polici, në Komisariatin N...
I akuzuar si përdhunuesi i vajzës së tij, të cilën e ka lënë...
Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shta...
Yesterday! All my troubles seems so far away!… keshtu i kënd...
Nga Avokat Altin Goxhaj – Keto dite mediat shqiptare te kapu...
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori ...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur para pak minutash ko...
Skafi i cili humbi mëngjesin e sotëm në Detin Jon është gjet...
Katër të ndaluarit për terrorizëm ditën e shtunë në Shkodër ...
Po t’i besojmë njërit prej fjalorëve të shumtë anglisht-shqi...
Sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të LS...
Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar sot nga policia greke ...
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, rezident në Romë...
Në bazë të parashikimeve nga shërbimet meteorologjike në ven...
Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të...
11 prej 22 të arrestuarve në magazinën e kanabisit në Rrëshe...
Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet dhe ka depozituar në...
Papa Françesku ka kryer homazhe në nder të 38 martirëve shqi...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezuluar nga detyra ish...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhjeje të ndodhu...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...