Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Po t?i besojmë njërit prej fjalorëve të shumtë anglisht-shqip në tregun shqiptar, fjala business, pra ?biznes?, aq e përdorshme në shqipen e sotme, ka disa kuptime (shih, ndër të tjerë, ?Fjalorin anglisht-shqip? të P.Qeskut, botimet ?Edfa?, Tiranë, 2000) dhe, më në hollësi, kuptimet ?tregti?, ?kompani?, ?firmë?, ?punë?, ?çështje?, ?rend dite? e disa të tjerë.
Kjo fjalë, me t?u huazuar nga gjuha shqipe ose, më saktë, nga shqiptarët, solli me vete fjalën ?biznesmen?, kuptimi i së cilës, bashkë me pesë kuptimet e para të fjalës ?biznes?, është shumë i rëndësishëm për ato dhe ata që ushtrojnë veprimtari ekonomike.
Aktualisht, në situatën e rënduar ekonomike që po kalon vendi ynë, dëgjojmë të flitet e të shkruhet për biznese të vogla e të mëdha, për biznese që po vdesin ose mbijetojnë me vështirësi, për biznesmenë vendës që ankohen përherë e më tepër nga politikat që ndjek qeveria karshi atyre e për biznesmenë të huaj që pengohen në gjithfarë mënyrash për të investuar në Shqipëri, madje që rrihen gati për vdekje e largohen përfundimisht.
Së fundi, të mos harrojmë që, në sytë e opinionit publik, bizneset dhe biznesmenët ndahen në dy kategori të papajtueshme: nga njëra anë të ndershmit dhe, nga ana tjetër, të pandershmit.
Duke u nisur nga ky konstatim objektiv dhe, rrjedhimisht, i pakundërshtueshëm, me lejen (në rastin më të mirë), por edhe pa lejen (në rastin më të keq) e lexueseve dhe e lexuesve të mi të ndershëm, të vëmendshëm, e të paanshëm, po vendos subjektivisht që biznesin dhe biznesmenin e ndershëm tash e tutje t?i quaj thjesht ?biznes? e ?biznesmen?, kurse biznesin dhe biznesmenin e pandershëm t?i quaj thjesht ?pisnes? e ?pisnesmen?, sepse ata po e bëjnë pikërisht PIS jetën dhe shpirtin e popullit të urtë (më shumë seç duhet) shqiptar.
Mirëpo, me të drejtë, lexueset e lexuesit e mi mund të hidhen e të më thonë: ?Zoti Tupja, por nocioni apo koncepti ?i ndershëm? në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, po bëhet sa vjen e më i paqartë: të gjithë, kryesisht, veçanërisht e sidomos në politikë, e quajnë veten të ndershëm, kurse tjetrin, kundërshtarin, ?të pandershëm?; këtë e provojnë edhe akuzat e ndërsjella midis pozitës dhe opozitës, ndër të tjera?. Duke e pranuar që kjo ndërhyrje nuk është pa vend, po nxitoj të shpjegohem:
Së pari, populli ynë ka një fjalë të urtë: ?Fshati që duket nuk do kallauz?, në kuptimin që për të shkuar në një vend që duket me sy, nuk ke nevojë për udhërrëfyes. Kështu që nuk mund të quhet biznes i ndershëm, për shembull, biznesi, më falni, pisnesi i drogës brenda e jashtë vendit, pra, as ata që e organizojnë këtë pisnes duke përfituar prej atij, nuk mund kurrsesi të konsiderohen si të ndershëm, prandaj duhen quajtur pisnesmenë dhe jo biznesmenë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për monopolet që tashmë kanë mbërthyer sektorin e karburanteve, atë të sigurimeve, tregjet e burimet e ndryshme ekonomike të vendit etj., etj.
Së dyti, vetë politika shqiptare është shndërruar në një biznes, më falni, në një pisnes të frikshëm duke kurorëzuar me sukses të plotë, sidomos këto vitet e fundit, krijimin e një mafieje kriminale që i ka shtrirë tentakulat apo, më saktë, metastazat e saj në tërë sferat e jetës, por veçanërisht në atë të ekonomisë, sepse atje është edhe paraja e madhe, siç thotë populli i urtë (më shumë seç duhet) shqiptar.
Përveç kësaj, siç po e shohim, që nga viti 2013, në Shqipërinë tonë tmerrësisht demokratike, është themeluar, ndërtuar e konsoliduar një biznes, më falni, një pisnes i llahtarshëm i quajtur ?shitblerje votash? me biznesmenë, më falni, me pisnesmenë po aq të llahtarshëm partiakë, që na hiqen si shenjtorë shërimtarë e rilindës shpëtimtarë të së tashmes e të së ardhmes të vendit tonë lumturisht fatkeq.
Ky pisnes dhe këta pisnesmenë, duke sabotuar e tjetërsuar votën e lirë, këtë mekanizëm bazë të funksionimit të një regjimi mirëfilli demokratik, po e kthejnë, në mos e kanë kthyer tashmë, Shqipërinë në një shtet demokraturial po aq, në mos më shumë, sa gati dy të tretat e shteteve tmerrësisht demokratike të kontinentit afrikan.
Së fundi, meqë vetë politika shqiptare është biz(s)nes dhe, për pasojë, politikanët tanë janë biz(s)nesmenë, po përsëris qëllimisht titullin e këtij shkrimi, veçse në stilin hamletian, ?Biznes apo pisnes, kjo është çështja!? /Panorama
Sot janë duke u zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të LS...
Pesë shtetas shqiptarë janë arrestuar sot nga policia greke ...
Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, rezident në Romë...
Në bazë të parashikimeve nga shërbimet meteorologjike në ven...
Policia e Sarandës ka bërë të mundur arrestimin e autorit të...
11 prej 22 të arrestuarve në magazinën e kanabisit në Rrëshe...
Prokuroria e Kavajës ka mbyllur hetimet dhe ka depozituar në...
Papa Françesku ka kryer homazhe në nder të 38 martirëve shqi...
Udhëtimet plot sakrifica që bëjnë shqiptarët për të arritur ...
Dhjetëra qytetarë shqiptarë janë kthyer pas në pikën doganor...
Aleanca Kuqezi ka reaguar lidhur me ndalimet e fundit që u j...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, bashk...
Një sasi prej 65 kg drogë e llojit marijuanë është sekuestru...
Kryetari aktual i LSI-së Ilir Meta ka marrë pjesë në procesi...
Kandidati për Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Pë...
Policia e Sarandës ka mundur të identifikojë autorin e dyshu...
Në një intervistë për Panorama, ish-Presidenti Rexhep Meidan...
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se është në vazhdim të ope...
“Marrëveshja për Stabilizim Asociim shënoi të mërkurën një v...
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...