web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I gjenden 2 kg hashash në motor/ Arrestohet shqiptari në Itali

6 Nëntor 2016, 14:17, Aktualitet CNA

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar, rezident në Romë, pasi në motorin me të cilin ai lëvizte u kapën lëndë narkotike.

Brenda pjesës së pasme të motorit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 kg hashash, i ndarë në 20 pako me nga 100 secili.

Pas 48 orësh hetimesh policia ka zbuluar identitetin e tij, ndërsa në banesë i janë gjetur 8 150 euro, para që dyshohen se kanë ardhur si shkak i aktivitetit të shitjes së drogës.

Shqiptari është dërguar në burgun ?Regina Coeli? në pritje të procesit gjyqësor. /Citynews





Lajmet e fundit nga