web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Komunitetit rom dhe egjiptian/ Klosi: Kemi shumë strategji e ligje, tani koha për veprim

4 Nëntor 2016, 17:07, Aktualitet CNA

Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë organizoi në këshillin Bashkiak të Qytetit të Durrësit, debatin publik për integrimin e  komunitetit rom dhe egjiptian.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, njohu përfaqësuesit e këtij komuniteti me nismat e MMSR për integrimin e tyre në shoqëri. Ministri Klosi iu ofroi mundësinë e përfshirjes së tyre, në të gjitha projektet për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian si bashkëhartues, për  evidentimin më mirë të nevojave më të mëdha të tyre. ?Fondi Social që po ju vendoset në dispozion bashkive dhe skema e re e ndihmës ekonomike, do të jenë mundësi më të mëdha për familjet në nevojë nga komuniteti rom dhe egjiptian? –  deklaroi ministri Klosi. Kryetari I Bashkisë së Durrësit z. Vangjush Dako deklaroi se bashkia e këtij qyteti cdo ditë e më shumë po merr fytyrën e një bashkie sociale, me fond e burime njerëzore më shumë për njerëzit në nevojë.

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Klosi:

Mirëdita të gjithëve!

I nderuar zoti Kryetar, të nderuar përfaqësues të një grupimi shumë të nevojshëm të dialogut social që MMSR do duhet të zhvillojë bashkë me partnerë e mbështetës, si pushteti vendor, pasi është një nga pikat më të rëndësishmë të një dialogu apo një Pakti që ne do duhet të ngremë për Mirëqenien Sociale në të gjithë vendin.

Vijmë këtu në Durrës për të folur me përfaqësues të shoqrisë civile, përfaqësues të nderuar të komunitetit rom dhe egjiptian,  nga e gjithë Shqipëria, sepse mendojmë se është shumë e nevojshme që takimet tona për një Pakt për Mirëqenien Sociale të shkojë aty ku komunitetet jetojnë. Të jenë takime që shkojnë në përputhje të vazhdueshme ndërmjet kërkesave të komunitetit dhe mundësive të institucioneve shtetërore dhe bashkëpunimit të vazhueshëm që duhet të ketë ndërmjet pushtetit qëndror dhe lokal.

Një bashkëpunim i vazhdueshëm duhet të jetë përpjekja e asaj cfarë bën shoqëria civile, përfaqësuesit e nderuar të vetë komuniteteve në realizimin e këtij pakti social.

Në Shqipëri, flitet cdo ditë për disa standarte të mirëqenies për qytetarët. Në Shqipëri ende nuk po bëhet më i fortë debati për më shumë mirëqënie sociale, të cilën duhet në radhë të parë ta bëjë shoqëria, përfaqësuesit e vetë komuniteteve që kanë nevojë për dorën e shtetit dhe institucionet që kanë mekanizmat në dorë.

Por, kjo nuk është e mjaftueshme.

Nëse ne nuk kemi një bashkërendim, për të patur një Pakt të Mirëqenies Sociale ndërmjet të tre  faktorëve, ne si politikbërës mendojmë se jemi shumë larg objektivit tonë madhor, në ngritjen e disa standarteve.

Po të shikosh legjislacionin apo praktikat, Plani i Veprimit në kuadër të integrimit të komunitetit rom dhe egjiptian, ne padyshim si Shqipëri qëndrojmë shumë lart nga vendet e tjera të rajonit. Po të shikosh implementimin që është gjëja më e rëndësishme në këtë aspekt, padyshim që kemi shumë për të bërë.

Ne debatin për më shumë mirëqënie sociale duhet ta kthejmë në debat publik në të gjithë Shqipërinë, i cili kërkon që disa norma që shoqëria I pranon nga pikëpamja legjislative, duhen parë si janë implementuar, disa standarte fare të thjeshta, për më shumë përkujdesje për njerëzit me aftësi të kufizuar, për integrimin e komunitetit rom dhe egjiptian në disa aspekte, për të moshuarit, të drejtat e fëmijëve, integrimin e familjeve në nevojë, etj.

Ne kemi ndryshuar disa ligje dhe kemi miratuar paketa të plota ligjore, të cilat hapin rrugën Paktit të Mirëqenies Sociale.

Në radhë të parë ligji i ndërmarrjeve sociale, ligjet për përkujdesjes shoqërore, ligjet për nxitjen në tregun e punës dhe integrimin e grupeve në nevojë.    Pra, e gjithë filozofia jonë, nuk është vetëm evidentimi I problemeve të cilin dimë ta bëjmë shumë mirë, për ngritje strategjish dhe plane veprimi por mendoj se ka ardhur koha të kalohet në vepra konkrete për mundësitë që ofron shoqëria shqiptare në riintegrimin në jetën sociale dhe ekonomike të vendit të grupimeve në nevojë.

Puna konkrete psh është ajo e shfrytëzimit të hapësirave që ofrohen për më shumë punë e shërbime. Kur një fëmijë në situatë rruge evidentohet nga njësia për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të bashkisë së Durrësit, cfarë duhet bërë?

Kjo zyrë duhet të bisedojë me prindërit e këtij fëmije për të zbuluar se përse ky fëmijë është në situatë rruge. A është mungesa e punës së denjë? Padyshim që po! Dhe ne kemi patur raste suksesi në Durrës që ky mekanizëm ka funksionuar. Prindit I është ofruar një vend pune, fëmija është rikthyer në shkollë dhe kjo familje që edhe pse nuk del nga varfëria, por ndjen dorën e shtetit dhe shteti kujdeset për këtë familje e për këtë fëmi që nuk kthehet më në situatë rruge.

Cfarë bëjmë ne dhe cfarë ka bërë MMSR e bashkitë e vendit për fondin social? Bashkia Durrës është një nga bashkitë më sociale dhe kemi disa institucione që edhe me ndihmë e partenërve kanë mundur të krijojnë një gamë të gjërë shërbimesh për personat me aftësi të kufizuar. Para disa ditësh ne përuruam një nga qëndrat më të mira në vend për trajtimin ditor të fëmijëve me aftësi të kufizuar, por a mjafton kjo? A mjafton për të përmbushur nevojat e komunitetit? Me forcimin e Bashkisë së DUrrësit, me më shumë fuqi ekonomike dhe burimesh njerëzore, ne mundemi të marrim Durrësin shembull të përkujdesit social dhe jo vetëm për qytetin por duke përfshirë të 6 njësitë që përbëjnë bashkinë e re të Durrësit.

Ne kemi kërkuar që së bashku me kryetarët e bashkive, edhe në kuadër të legjislacionit të ri, I cili bën ata të kenë një buxhet më të madh social, të shikojmë mundësinë ë ngritjes së hartës së shërbimeve. Ku shërbimet funksionojnë, ku I kemi të mundura t?i realizojmë dhe ku synojmë. E përsëris shpesh se shërbimet për komunitetin rom dhe egjiptian, për aftëzinë e kufizuar, për fëmijët në situatë rruge, për grupet në nevojë, pra paketa e plotë shërbimesh sociale, do duhet ta bëjmë njësoj si debat si debate për një spital më shumë, një shkollë më shumë, në Durrës, Shijak, Sukth, IShëm, etj. Pse kur flasim për një shkollë ngrihemi të gjithë dhe debate për një qendër për komunitetin rom dhe egjiptian duket si debat luksi.

Ky aktivitet së bashku me ju sot, jeni shprehje e këtij vullneti dhe ju e ngreni aq mirë zërin sa duhet që me këtë zë, ta bëjmë shoqërinë si një e tërë për të parandaluar cdo vështirësi për grupet në nevojë dhe me shërbimet sociale që institucionet tojna do të ofrojnë, të riintegrohen në komunitet për të mos u bërë një barrë e pazgjidhshme pas disa kohësh për vetë familjen.

Të kthehemi tek tema për të cilën jemi mbledhur. Kemi realisht shumë shembuj nga vetë komuniteti me djem e vazja që janë pjesë integrale e shoqërisë në të gjitha dimensionet dhe besoj se akoma më shumë duhen krijuar hapësira për to. Natyrisht ne si institucione kemi nevojë për oponencën e komunitetit dhe gjithcka duhet analizuar dhe diskutuar së bashku. Ne tashmë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE, duhet të dëshmojmë se si ka ecur kjo politikë dhe cfarë kemi bërë konkretisht për këtë komunitet. P.sh këtë vit n aka bërë përshtypje ndërhyrje si

Unë si Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, kam iniciuar këtë debat të madh për ngritjen e një pakti të madh social me komunitetet e shtresave të caktuara, që kanë nevojë për dorën e shtetit, mendoj se varfëria është një sëmundje që kurohet, trajtohet dhe goditet aty ku është më e spikatur.

Reforma e ndihmës ekonomike ka synimin për të ndihmuar më të varfërit. Gjithashtu duhet të ndihmojmë të gjithë bashkë për një integrim të plotë të këtyre komuniteteve, të krijojmë hapësira më të mëdha në institucionet e arsimit professional apo edhe të përgjithshëm, për të rinjtë e komuniteteve të jenë të parët që duhet të përfitojnë nga këto hapësira, për nxitjen e punësimit dhe për integrimin social. Ndihem shumë mirë që patëm mundësinë ta realizojmë këtë dialog së bashku.





Lajmet e fundit nga