Nga Sekretari i Përgjithshëm te nënkryetarët/ Lista e kandidatëve për ekipin drejtues të PD-së
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati ...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka emëruar sot 14 gjyqtarë të rinj në Gjykatën e Tiranës, atë të Apelit dhe në gjykata të tjera nëpër Shqipëri. Fillimisht është miratuar kërkesa e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, për dhënie pëlqimi për ushtrimin e detyrës së ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Lartë të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Florjan Kalaja.
Në vijim të mbledhjes, Këshilli shpalli vendin vakant për funksionin drejtues të kryetarit të gjykatës, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkak të mbarimit të mandatit në këtë funksion, më datë 18.01.2017, të z. Fatri Islamaj.
Lidhur me shqyrtimin e kandidaturave për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit Vlorë të parashikuar për këtë mbledhje Këshilli vendosi rishpalljen edhe një herë të vendit vakant pranë kësaj gjykate.
Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportin mbi rezultatet e pikëzimit të kandidatëve, tabelat e pikëzimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve, shqyrtuan dhe votuan kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e vendeve vakant, në Gjykatat e Apelit Tiranë dhe Shkodër. Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi të transferojë z. Andi Civici nga Gjykata e Apelit Vlorë në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e gjyqtarëve znj. Elona Stavri, znj. Elbana Lluri, z. Fatri Islamaj, z. Asim Vokshi, dhe z. Artur Gaxha, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Apelit Tiranë. Ndërsa për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Apelit Shkodër, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e znj. Vojsava Osmanaj.
Në vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në përfundim të procesit të votimit, Këshilli vendosi transferimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj gjykate, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Në funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë u delegua për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit, gjyqtari Dritan Seci, si dhe shpalli vendin vakant për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate.
Me miratimin e transferimit të dy gjyqtarëve të mësipërm u miratua më pas dhe kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të një vendi vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe një vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.
Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, Këshilli shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:
Gjyqtar Petrit Çomo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Sokol Tona, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtar Agim Bendo, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Fiqirete Mullaj, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Fatmira Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Etleva Deda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda;
Gjyqtare Marjana Dedi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtare Blerina Muça, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;
Gjyqtar Amarildo Laçi, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë;
Gjyqtare Albana Boksi, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
Gjyqtar Fuat Vjerdha, Gjykata e Apelit Shkodër;
Gjyqtare Dhurata Haveri, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;
Gjyqtare Fran Prendi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Gjithashtu, Këshilli shqyrtoi dhe miratoi projekt-aktin e vlerësimit, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nr. 36, datë 29.04.2015 ?Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit profesional dhe etik të kryeinspektorit dhe inspektorëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë?, të veprimtarisë së Kryeinspektores znj. Marsida Xhaferllari dhe të inspektores znj. Marsela Pepi.
Në vijim Këshilli vendosi konstatimin e mbarimit të ushtrimit të detyrës, për shkak të mbushjes së moshës së pensionit, më datë 25.11.2016, të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Lefter Jahja, si dhe miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë, për shpalljen e një vendi vakant për një gjyqtar pranë kësaj gjykate pas datës 25.11.2016.
Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.?
Kreu i PD, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me përfaqësu...
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, shprehet se...
Insoektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i është për...
Rruga e Donald Trumpit drejt 270 votave të nevojshme të Kole...
Forma e re e koncesioneve me Partneritet Publik–Privat është...
Yaya Toure kërkon të vendosë paqen me Manchester City. Prej ...
Qeveria ka planifikuar që në janar të vitit të ardhshëm të a...
Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pas...
Një dokument i frikshëm ka filluar të qarkullojë në rrjete s...
Chicago Cubs fituan pas 108 vjetësh seritë botërore të bejzb...
I ashtuquajturi Shteti Islamik vijon të publikojë video horr...
Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjet...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Policia Rrugore ka dhënë detaje nga masat e saj gjatë 24 orë...
Ashtu siç kishte paralajmëruar ish deputeti socialist Koço K...
Kreu i KLSH-së tha se fondet që jepen për të ish përndjekuri...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale,...
Ndoshta nuk keni parë më parë një titull të tillë në një gaz...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka fo...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...