Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Insoektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i është përgjigjur PBDNJ-së lidhur me pretendimet për prishjen e banesave në Himarë. Kreu i kësaj force politike, Vangjel Dule është shprehur se banesat që po prishen nga IKMT janë të shtetasve minoritet grek.
Në përgjigje të pretendimeve të Vangjel Dules, IKMT thekson se Për të gjitha rastet e shembjeve të banesave janë respektuar procedurat sipas ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
Sipas saj, për sa i takon proceseve gjyqësore nuk janë konsumuar të gjitha hallkat e gjyqësorit për asnjë nga rastet.
Më poshtë reagimi i plotë i IKMT
Duke shprehur keqardhjen për shpërdorimin e bërë ndaj të vërtetës nga subjekti politik PBDNJ, lidhur me aktivitetin e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit në zonën e Himarës, si edhe në përgjigje të rasteve të ngritura nga PBDNJ, sqarojmë se:
Në ushtrim të detyrave dhe ne përmbushje të përgjegjësive të veta ligjore, IKMT (INUK) në bazë edhe të rekomandimeve të Task-Forcës ?Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore, në zbatim të urdhërit të Kryeministrit, në bashkëpunim me institucione të tjera inspektuese dhe ligjzbatuese, ka ushtruar kontroll në zonën e Dhërmiut, Himarë. Si rezultat i këtij kontrolli, në respektim të plotë të procedurave dhe afateve ligjore, për subjektet e përmendura, rezulton si më poshtë:
Ndaj subjektit Gjikë Stramarko, është proceduar me:
? Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.8, datë 14.01.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.3, datë 14.01.2014.
? Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.01.10.04.2014 dhe Vendim për Prishje objekti të kundraligjshem, ish- kampi i punëtorëve, Nr.31, datë 10.04.2014.
Subjekti Gjikë Stramarko ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, aktin administrativ ?Vendim për Prishje Objekti?, Nr.3, datë 14.01.2014. Me vendimin Nr.1628, datë 3.11.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.3038, datë 5.10.2016.
Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.
? Për subjektin Panajot Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.31, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.13, datë 23.01.2014.
? Për subjektin Foto Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.3, datë 23.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.14, datë 23.01.2014.
? Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Vasillaq Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.11, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.06, datë 12.01.2014.
? Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Viron Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.10, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.07, datë 12.01.2014.
? Për subjektin Ilva sh.p.k, me investitor Enriko Duni është proceduar me Procesverbalin e Konstatimit të Kundravajtjes Nr.09, datë 12.01.2014 dhe Vendimi për Prishje objekti të kundraligjshëm Nr.08, datë 12.01.2014.
Subjekti Henrik Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ ?Vendim për Prishje Objekti?, Nr.08, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.463, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është ankimuar nga IKMT pranë Gjykatës së Apelit Administrativ Tiranë dhe është në proces.
Subjekti Vasillaq Duni ka kundërshtuar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë aktin administrativ ?Vendim për Prishje Objekti?, Nr.06, datë 12.01.2014. Me vendimin Nr.461, datë 1.09.2014 kjo gjykatë ka vendosur pranimin e pjesshëm të kërkesë padisë, vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë me Vendimin Nr.1481, datë 01.06.2016. Aktualisht ndaj këtij vendimi është ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë dhe jemi në pritje të datës së gjyqit.
Në lidhje me pretendimet për prishje të objekteve të privatizuara të familjes Beno, sqarojmë se: Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me kërkesë të Bashkisë Himarë, ka mbështetur me mjete dhe burime njerëzore të specializuara IMT- Bashkia Himarë, për realizimin e prishjeve në kuadër të projektit ?Rehabilitimi i shëtitores kryesore anës detit, Himarë? dhe këto subjekte janë shpronësur me VKM Nr.999, datë 09.12.2015 dhe janë njoftuar në respektim të afateve ligjore.
Për të gjitha rastet e sipërpërmendura janë respektuar procedurat sipas ligjit për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Për sa i takon proceseve gjyqësore nuk janë konsumuar të gjitha hallkat e gjyqësorit për asnjë nga rastet më lartë.
Në përfundim, siç paraqitet edhe nga dokumentat që mund të jenë në dispozicion të të gjithë të interesuarve, në çdo rast të pretenduar, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar konform ligjeve të shtetit dhe brenda përgjegjësisë institucionale që e vendos në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Rruga e Donald Trumpit drejt 270 votave të nevojshme të Kole...
Forma e re e koncesioneve me Partneritet Publik–Privat është...
Yaya Toure kërkon të vendosë paqen me Manchester City. Prej ...
Qeveria ka planifikuar që në janar të vitit të ardhshëm të a...
Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pas...
Një dokument i frikshëm ka filluar të qarkullojë në rrjete s...
Chicago Cubs fituan pas 108 vjetësh seritë botërore të bejzb...
I ashtuquajturi Shteti Islamik vijon të publikojë video horr...
Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjet...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Policia Rrugore ka dhënë detaje nga masat e saj gjatë 24 orë...
Ashtu siç kishte paralajmëruar ish deputeti socialist Koço K...
Kreu i KLSH-së tha se fondet që jepen për të ish përndjekuri...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale,...
Ndoshta nuk keni parë më parë një titull të tillë në një gaz...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka fo...
Presidenti i klubit të Kukësit ka reaguar në lidhje me ngjar...
Ministri I Financave Arben Ahmetaj tha se rritja e pagave bë...
Në Tiranë ndodhet për vizitë ministri i Jashtëm i Ukrainës, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...