Yaya Toure kërkon falje/ Dua më të mirën për Manchester City-n
Yaya Toure kërkon të vendosë paqen me Manchester City. Prej ...
Forma e re e koncesioneve me Partneritet Publik?Privat është kthyer në një rrezik real për arkën e shtetit, e cila duhet të paguajë një faturë të lartë kundrejt bizneseve që menaxhojnë këto koncesione, ndërsa nuk ka një analizë të saktë kosto-përfitime për të parë se sa përkthehen këto partneritete në shërbime eficiente për qytetarët.
Aktualisht, janë në fuqi 6 kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP) të cilat marrin mbështetje buxhetore, si dhe pritet që gjatë vitit 2017 të fillojnë dhe 2 kontrata të reja të lidhura nga Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Shëndetësisë. Pagesat nga arka e shtetit për këto kontrata, deri në vitin 2025, janë programuar të jenë 68 miliardë lekë (rreth 500 milionë euro) nga të cilat, vetëm për vitin që vjen, do të paguhen mbi 7.3 miliardë lekë.
Sipas tabelës së Ministrisë së Financave, nga 68 miliardë lekë që do paguhen deri në vitin 2025, shëndetësia do të marrë pjesën e luanit, me 40 miliardë lekë (rreth 290 milionë euro), apo rreth 60% të totalit, për katër koncesione:
1. Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për periudhën 2015-2024, për të cilën buxheti do të shpenzojë gjithsej 7.82 miliardë lekë (57 milionë euro)
2. Ofrimi i shërbimeve të integruara për setin e personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, materialet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve, dezinfektimin e sallave, për periudhën 2015-2025, me një shumë prej 12.3 miliardë lekësh (90 milionë euro)
3. Ofrimi i shërbimit të dializës për periudhën 2016-2025 për 9.47 miliardë lekë (70 mln euro)
4. Ofrimi i shërbimeve laboratorike spitalore, që pritet të nisë vitin e ardhshëm, për periudhën 2017-2026, për të cilin buxheti do të paguajë 10.7 miliardë lekë (78 mln euro)
Ministria e Mjedisit ka në zbatim dy koncesione me vlerë totale 7.4 miliardë lekë (57 mln euro):
1. Impianti i mbetjeve në Elbasan, për periudhën 2015-2022, me vlerë 3.3 miliardë lekë.
2. Impianti i mbetjeve në Fier, për periudhën 2017-2022, me vlerë 4.1 miliardë lekë.
Ministria e Industrisë dhe Energjisë do të paguajë për 5 vjet, deri në 2019-n, rreth 6.7 miliardë lekë për rimbursimin e rrugëve ekzistuese për HEC-in e Devollit, një nga projektet më të mëdha në Shqipëri.
Ministria e Financave ka të parashikuar të paguajë për 15 vjet, deri në 2029 rreth 13.5 miliardë lekë për koncesionin e shumëdiskutuar të doganave, të cilin e miratoi qeveria paraardhëse, por që nuk u arrit të anulohej. Financat duket se kanë hequr dorë përfundimisht nga koncesioni i TVSh-së, që nuk parashikohet në shpenzimet koncesionare për dekadën e ardhshme.
Kufiri i koncesioneve
Ministria e Financave vlerëson dhe miraton, paraprakisht, të gjitha projektet koncesionare dhe të Partneritetit Publik Privat (PPP), si edhe çdo ndryshim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve, individuale apo në grup, për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik-Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t?u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.
Kufiri i lejuar prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës, pra i vitit 2016, është rreth 18.7 miliardë lekë.
Kësisoj, kufizimi ligjor i sipërcituar rezulton i respektuar, pasi rezulton se pagesat vjetore neto për kontratat koncesionare apo PPP për vitin 2017 të parashikuara në masën 7.4 miliardë lekë përbëjnë rreth 2% të totalit të të ardhurave tatimore faktike për vitin 2016.
Yaya Toure kërkon të vendosë paqen me Manchester City. Prej ...
Qeveria ka planifikuar që në janar të vitit të ardhshëm të a...
Steven Seagal tërhoqi nga vetë presidenti Vladimir Putin pas...
Një dokument i frikshëm ka filluar të qarkullojë në rrjete s...
Chicago Cubs fituan pas 108 vjetësh seritë botërore të bejzb...
I ashtuquajturi Shteti Islamik vijon të publikojë video horr...
Instituti për Ekonominë dhe Paqen ka publikuar raportin vjet...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Në projektbuxhetin e vitit 2017, investimet publike janë pla...
Policia Rrugore ka dhënë detaje nga masat e saj gjatë 24 orë...
Ashtu siç kishte paralajmëruar ish deputeti socialist Koço K...
Kreu i KLSH-së tha se fondet që jepen për të ish përndjekuri...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale,...
Ndoshta nuk keni parë më parë një titull të tillë në një gaz...
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka fo...
Presidenti i klubit të Kukësit ka reaguar në lidhje me ngjar...
Ministri I Financave Arben Ahmetaj tha se rritja e pagave bë...
Në Tiranë ndodhet për vizitë ministri i Jashtëm i Ukrainës, ...
Ambasadori i OSBE në Shqipëri Bernd Borchardt ka deklaruar s...
Në një konferencë për shtyp ministri iFinancave Arben Ahmeta...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...