Dhuratë për Trumpin nga Moska?
Pas botimit të disa dokumenteve në Wikileaks vihet re një zb...
Amerikanët do të zgjedhin presidentin e ri më 8 nëntor kur do të shprehin preferencën e tyre jo vetëm në lidhje me politikat ekonomike dhe të jashtme të kandidatëve, por edhe në lidhje me karakterin që shikojnë tek secili kandidat. Korrespondenti Jim Malone shpjegon në vazhdim se si tema e karakterit ka dominuar në fushatën e sivjetshme:
Në ditët e fundit të fushatës, dy pretendentët për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton dhe Donald Trump janë përqëndruar në kritika ndaj të metave të kundërshtarit.
Rihapja e procesit hetimor të FBI-së në lidhje me serverin privat të emailave që përdorte zonja Clinton gjatë kohës kur ishte sekretare shteti e ka kthyer në qendër të vëmendjes temën e besueshmërisë së kandidatëve. Zoti Trump u hodh menjëherë në sulm:
?Ky është skandali më i madh politik që nga Watergate dhe të gjithë shpresojnë me shpirt që drejtësia më së fundi do të vihet në vend,? tha zoti Trump.
Zonja Clinton mund të jetë në mbrojtje këto ditë, por ajo vazhdon të hedhë kritika në lidhje me karakterin e kandidatit Trump:
?Donald Trumpi vazhdon të trumpetojë frikën, duke njollosur demokracinë tonë dhe duke ofenduar një pas një grupe të ndryshme amerikanësh,? tha zonja Clinton.
Fushata presidenciale shpesh përqendrohet në çështje si ekonomia, politika e jashtme dhe imigracion. Por ky vit është ndryshe, thotë eksperti Matt Dallek:
?Kjo garë është kthyer në një debat kryesisht mbi karakterin dhe personalitetin. Mendoj se tema e karakterit do të mbetet në qendër të debatit. Nuk mendoj se do të fashitet dhe madje në një shkallë të pazakontë, temat në lidhje me politikat e kandidatëve nuk janë aq qendrore sa zakonisht,? thotë analisti.
Anketat tregojnë se shumë votues kanë mëdyshje për besueshmërinë e zonjës Clinton, por një numër edhe më i madh shqetësohen se zoti Trump nuk ka temperamentin e duhur për president.
Ky perceptim i të metave të kandidatëve ka dominuar fushatën, thotë analisti Patrick Hickey:
?Mendoj se këto janë zgjedhje shumë të pazakonta pasi të dy kandidatët shihen negativisht nga shumica e amerikanëve. Zakonisht kjo ndodh vetëm me njërin prej kandidatëve?.
Mëdyshjet për karakterin e kandidatëve kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë gjithë fushatës. Donald Trump sulmoi zonjën Clinton për çështjen e emaileve në debatin e dytë presidencial:
?Nëse fitoj do të udhëzoj prokurorin e përgjithshëm të emërojë një prokuror special për të analizuar këtë punën tënde?.
Në debatin e tretë ishte zonja Clinton ajo që u hodh në sulm lidhur me komentet fyese të zotit Trump ndaj grave:
?Donaldi mendon se duke i poshtëruar gratë duket më i rëndësishëm. Ai i sulmon duke goditur dinjitetin, vlerësimin e tyre për veten. Nuk mendoj se ka ndonjë grua që nuk e di se sa e rëndë është kjo?.
Si rezultat i gjithë këtyre sulmeve mbi karakterin, ka gjasa që rezultati i zgjedhjeve të varet nga mobilizimi i votuesve për të dalë ditën e zgjedhjeve, thotë analisti Hickey.
?Këto janë zgjedhje ku votohet kundër një kandidati, jo pro një kandidati të caktuar, prandaj pjesëmarrja në votime do të ketë shumë rëndësi, pra ka rëndësi se cila palë nxjerr zgjedhësit për të hedhur votën?.
Një ndër fushatat elektorale më të gjata dhe më antagoniste në Shtetet e Bashkuara mbyllet të martën e ardhshme, një fakt shumë i mirëpritur për një pjesë të madhe të amerikanëve./VOA
Pas botimit të disa dokumenteve në Wikileaks vihet re një zb...
Sikur të mos mjaftonin tensionet, një polemikë e re u është ...
Departamenti i Drejtësisë thotë se po punon me FBI-në për të...
Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillary Clinton dhe repub...
Në SHBA, anketat zgjedhore në shkallë vendi i japin kandidat...
Kryeministri italian Matteo Renzi premtoi rindërtimin e rajo...
Votuesit amerikanë dyshojnë lidhur me besueshmërinë e kandid...
Kandidati prorus Igor Dodon doli fitues në raundin e parë të...
Kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump par...
Në garat për në Kongres në mbarë Shtetet e Bashkuara, republ...
Kreu i FBI-së tha të premten se agjencia po rihap hetimin mb...
Nga Sean O’Grady – Ju pëlqen Donald Trump apo jo, ka dicka p...
Pas përpjekjes për puç në muajin korrik ka njoftime se polic...
Fatet e Malit të Zi ai ka gati tridhjetë vjet që i përcakton...
Polika amerikane, gjatë fushatës për zgjedhjet preisdenciale...
Ndoshta duhet të jesh prezent në konferencën e Aleksandar Vu...
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ...
Qendra e Italisë u godit sot në një hark të shkurtër kohor n...
Italia po përjeton orët më të tmerrshme për sigurinë e qytet...
Qendra e Italisë është përfshirë sot nga lëkundje të forta s...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu bjellorus Alexa...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...