Refugjatët: Larg syve, larg mendjes
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ...
Ndoshta duhet të jesh prezent në konferencën e Aleksandar Vuçiqit, për të kuptuar se çfarë po flet. Por ato që ai thotë në paraqitjet e fundit, vështirë se mund të kuptohen.
Gjuha?
Niveli gjuhësor i kryeministrit Vuçiq ishte i dyshimtë. Fjali të papërfunduara. Kalimi nga tema në temë. Gjëra të cilat i kemi parë edhe më herët. Por kryeministri kësaj radhe e tejkaloi vetveten. Ndoshta është nën presion të vërtetë apo të trilluar dhe ndonjëherë ka probleme me gjuhën dhe me gramatikën.
?Jemi të kënaqur me luftën për kontrabandimin e cigareve”, tha kryeministri. D.m.th. ai luton për kontrabandimin e cigareve dhe jo kundër kontrabandimit. Mirë, nuk duhet tepruar, ndoshta ka gabuar. Dikush do të thoshte ndoshta se ky është një gabim frojdian (një lloj “gabimi i qëllimshëm”), e të tjerët do të thoshin se ka gabuar nga shpejtësia. Por kur e shton edhe deklaratën se “kërcënimi me vrasje të një autoriteti tjetër”, atëherë nuk e kupton se kush kë po e kërcënon me vrasje. Deri tani kryeministri ka treguar një nivel më të ngritur gjuhësor se presidenti i Serbisë (Tomisllav Nikoliq), por kësaj radhe nuk është shquar për njohuri gjuhësore.
Por ky nuk është as për së afërmi problemi më i madh.
Ofendimi i papërkufizuar
Vuçiqi është i zemëruar sepse një përfaqësues i lartë i policisë serbe punon për një shërbim të huaj sekret. Por Vuçiqi nuk do të duhej t’i merrte këto gjëra aq personalisht. Gjëra të tilla u kanë ndodhur edhe politikanëve dhe burrështetasve shumë më të mëdhenj se ai. Ish – kancelari gjerman Willy Brandt në vitet 70-tëpati dy vjet një asistent privat, që punonte për shërbimet sekrete të Gjermanisë Lindore. Brandt e pagoi këtë me karrierën politike.
Shërbimet e bëjnë punën e tyre, spiunimi dhe kundërspiunimi. Si në vende miqësore ashtu edhe armiqësore. Amerikanët e kanë përgjuar kancelaren Angela Merkel – ashtu “miqësisht” dhe “si partnere”. Kryeministri serb i di këto të gjitha. Por nga larg nuk mund të shihej nëse zemërimi i tij ishte i paramenduar apo i sinqertë.
“Turp i madh”, “lëreni këtë hipokrizi”, “marre u qoftë”… Mirë ua bëri kryeministri që është zemëruar.
Ndihma kolegiale
Pastaj edhe Mali i Zi. Dikush e ka përcjellë çdo ditë Gjukanoviqin. “Këtë me siguri nuk e kanë bërë ata që janë arrestuar atje… këtë nuk mund ta komentoj”, tha Vuçiq. Pra nuk e kanë përcjellë ata atje, por dikush po. “Persona shumë më seriozë”, tha Vuçiq. Kush? “Organizata kriminale me elementë të huaj”.
Pavarësisht domethënies së këtyre fjalëve, duket se Milo i ka arrestuar personat e gabuar, por për shkaqe të vërteta. Por pasi që “në këto banda nuk ka pasur politikanë nga Serbia dhe Mali i Zi”, siç thotë Vuçiqi, duket se “këto banda me elemente të huaja” e kanë ndihmuar Gjukanoviqin të mbetet në pushtet, sepse rreziku për sigurinë e tij personale dhe sigurinë e Malit të Zi ka qenë i vërtetë. Por kundërshtari i prezantuar në Podgoricë ka qenë i – rrejshëm.
Nëse kjo nuk është një ndihmë kolegiale, atëherë nuk e di çfarë është.
Kur i përmbledh gjërat dihet se një spiun ka ndërruar petkat në Beograd. Dihet se bëhet fjalë për pagesë prej 125.000 euro. Dhe se Gjukanoviqin nuk e kanë përcjellë këta, por ata.
Problemet morale
Vuçiqi edhe një herë mori pozën e një burrështetasi të madh, i cili mbronë popullin dhe vendin nga fuqitë e mëdha dhe nga kriminelët. Këtë e bën tërë kohën – ofron veten si viktimë për atdheun. “Pavarësisht çmimit që do të paguaj unë personalisht”. “Menjëherë do të ketë 5.000 afera kundër qeverisë dhe kundër meje”. ?E di se çfarë kam nënshkruar me këto deklarata që po i bëj”.
Në fund, kryeministri më bindi deri diku se ka menduar seriozisht kur i ka thënë këto fjalë dhe kjo më fut frikën pak. A di Vuçiqi diçka që ne nuk dimë? A thua nuk na qenka vet Vuçiqi garanca e vetme për paqen në Serbi? Por një gjë e di: edhe unë jam i “turpëruar”. Ai është i turpëruar “kur shikon zyrtarët e lartë të policisë” së tij që spiunojnë “për shërbime shumë të fuqishme”. Ndërsa unë turpërohem që pas 40 minutash të paraqitjes së tij para gazetarëve, nuk i kuptova tani më këto deklarata legjendare të kryeministrit.
Me Vuçiqin jam dakord që Serbia “duhet të jetë një vend i madh që respekton ligjin dhe sjelljet morale”. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me spiunët e rëndomtë. Ligji duhet të respektohet edhe për njerëzit që veprojnë nën petkat e pushtetit, për kriminelët në stadiume, punësimet partiake, shkelësit e të drejtave të mediave…/DW
Qeveria e Francës me largimin e refugjatëve nga vendfushimi ...
Qendra e Italisë u godit sot në një hark të shkurtër kohor n...
Italia po përjeton orët më të tmerrshme për sigurinë e qytet...
Qendra e Italisë është përfshirë sot nga lëkundje të forta s...
Mbrëmjen e sotme, qendra e Italisë është përfshirë nga lëkun...
Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç dha dorëheqje ng...
Një ish-ushtar 72 vjeçar në Japoni ka gjetur vdekjen pasi sh...
Një 12 vjeçar nga Egjipti është fejuar me kushërirën e tij 1...
Këngëtari Bob Dylan është vlerësuar me çmimin Nobel 2016 për...
Presidenti Obama ka reaguar pas deklaratës së kandidatit për...
Forcat irakianë kanë nisur ofensivën ushtarake për rimarrjen...
Policia turke ka vrarë një militant të Shtetit Islamik (ISIS...
Shembet në Austri shtëpia ku lindi diktatori nazist Adolf Hi...
Ligji për “Trepçën” e përcakton Qeverinë e Kosovës si pronar...
Qëndrimi i “Listës Serbe”për të bojkotuar punën në instituci...
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq, deklaroi sot në Sai...
Mbetet shqetësuese për auditorin dhe deputetët e kuvendit vl...
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, në seancën e j...
Interesimi i investitorëve amerikan për të investuar në Koso...
Është 23-vjeçare dhe një vepër muzikore mban autorësinë e sa...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...