Tentoi të godasë me thikë efektivin e Rrugores dhe t'i marrë armën/ Vihet në pranga 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Shoku Enver ishte i njohur si gjitholog. Edhe pse shqiptarëve u ishte tharë edhe gjethja e fundit dhe kishin mbetur pothuaj freskët fare, ai gjithmonë gjente kohën tu tregonte si një babaxhan i vertetë jo vetëm rrëfenja nga bëmat e tij si komandar, por edhe se si që rakia të bëhej sa më e mirë duhet të ishte prej rrushi. Apo se si lëngu i lakrës foragjere ishte i përkryer për sëmundjet reumatizmale. Apo se si patatja ishte edhe bukë edhe gjellë. Për fat të mirë Shqipëria nuk ka vuajtur kurrë për pushtetarë Gjithologë. Edhe pse për hir të së vërtetës nuk di ende që të ketë një institucion edukimi të arsimit të lartë, jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë, që të prodhojë kapacitete të tilla intelektuale në lëminë e Gjithologjisë. Por ja që edhe pse nuk ka një shkencë të mirëfilltë që të përmbledhë gjithëditshmërinë, përjashto erudicionet që kryesisht janë kapacitete autodidakte, në Shqipëri them për fat të mirë edhe tonit në këtë rast, kemi një specie të rrallë lideri, që jo vetë di por dhe të jep mend për gjithçka. Një i tillë përshembull është kryeministri Rama. Gjithmonë e më shumë kur dëgjoj kryeministrin e vendit tim më krijohet bindja se ai është një enciklopedi e hapur. Është si i thonë; një kryeministër bibliotekë në lëvizje. Ku ka brenda edhe vepra për bujqësinë, edhe për seksologjinë. Edhe pse shqiptarët kanë 3 mijë vite që bëjnë fëmijë pa ndihmën e agjenturës së huaj, gjithsesi kryeministri nuk e ndjen për lodhje tu mësojë atyre se si bëhen fëmijët dhe pse duhen bërë një e nga një dhe jo nga katër e nga katër. Si dje përshembull në Shishtavec ku e vetmja gjë që me siguri i shpëtoi pa u mësuar malësorëve kukësianë është si të bëjnë pataten më cilësore, edhe pse patatja e Shishtavecit është me nam në të gjithë Shqipërinë dhe ata kanë me qindra vite që e kultivojnë.
Por si gjitholog që është Rama në vend që tu tregonte shishtavecasve se çfarë po bën qeveria e tij që patatet të mos përfundojnë në hone apo lumenj, u tregonte atyre histori me Partizanin, ku me siguri shumë prej tyre ndoshta as nuk e dinë se ekziston një ekip futbolli me emër të tillë. Ndoshta as kanë parë ndonjëherë futboll me sy, me aq halle sa kanë. Po kështu si një gjitholog që është, Rama u mësonte fshatarëve të Shishtavecit se cilat media është më mirë të lexojnë, ato britanike apo amerikane. Dhe pse New York Times është ku e ku më lart se Daily Mail, edhe pse këto histori Rama i tregonte 1300 metra mbi nivelin e detit, aty ku natyrshëm dhe shqiponjat kanë marrë arratinë se s?kanë më ç?të grabisin në një vend ku pulat flama vazhdojnë të hanë strall. Po edhe pse ata pak shishtavecas që kishte mbledhur me fukarallëk, u duhej të dëgjonin me pahir, Gjithologu Rama nuk përtoi tu fliste një orë rresht për reformat e thella që qeveria kishte ndërrmarrë në qeverisje. Për borxhin publik që desh na bëri qametin por që sot ka vajtur 70 përqind e Prodhimit të Brendshëm Publik, 10 përqind më shumë se në kohën e Saliut. Për pagat që qeveria Rama ka rritur në drejtimin e tij si kryeministër në sektorin publik, por që nuk kanë ndonjë efekt të dukshëm në mirëqenien e popullatës, pasi ndërkohë kostoja e jetesës shtrenjtohet me ritme më të larta.
E kështu me radhë si Gjitholog që është, Rama, edhe pse ka tre vite që qeveris, flet e për ç?nuk flet dhe prapë gjuha i shkon te Saliu. Se Saliu na la këtë?Se Saliu na la pa atë?Se Saliu ju bëri këtë?Se Saliu s?ju bëri këtë. Saliu, Saliu, Saliu?.Por si gjitholog shqiptar që është Rama ka një patologji të pashërueshme që e përdor për të fshehur atë të maces nën hirin e saçit. Me anë të propagandës dhe duke i folur të tashmes me gjuhën e së shkuarës, nuk thotë; Po ai vetë çfarë ka bërë?.
Mbrëmë rastësisht, duke bërë zapping nëpër kanale televizive, diku, aty ku si duket kazani i medias nuk është kapur nga tentakulat e regjisë së orkestruar nga seksioni i agjitacionit dhe propagandës së kryeministrisë, syri më rroku një kronikë lajmesh që na vinte nga fshati Orman i Korçës. ?Mollë bre lalke, mollë pe Koçe, të kuqe, të mira, të lira?. ?Po si ju venë punët, -e pyeti gazetarja dhe fup gati sa nuk ja futi mikrofonin fermerit të shkretë deri te bajamet. ?Po ç?punë zeza me motër, ce të kam si evlatin tim. Patatet na ngelën stok, qepët po ashtu, mollët ja hodhëm lumit se na u kalbën. Ç?të të them eee ne jemi të mbaruar?, kuiste fermeri me gropat e faqeve si brazdë e palëruar. ?Po pse, -e cyti gazetarja,- çka ngjarë? ?Po çtë ngjasë me motër, ce të kam si gocën time. Këtë vitë patëm superbollëk me mollë, po nuk na i blen kushë. Nuk na i blen kushë?. Kaq tha fermeri dhe vazhdoi në hallin e tij. Dhe këtu u mbyll edhe kronika. Por ajo që s?po dija kë të besoja pas kësaj kronike, ishte t?ja vija veshin Gjithologut të malit të Shishtavecit që u tregonte malësorëve të zonës së kë media ndërkombëtare duhet të lexonin, apo Gjithologun e fushës së Ormanit në Pojan që mollët dhe gjithë produktet sezonale i hedh në lumë se ska ku ti shesë.
Ta ketë fajin Saliu edhe për këtë që fshatari bën mollë me shumicë edhe pas tre viteve qeverisje të Ramës?!!!! Bohhh ku i dihet. Ndoshta është Saliu kryeministër akoma dhe nuk e dimë?!! Mirë mo mirë Saliu, ishte si ishte, erdhi dhe iku, hëngri çahirin e vet, siç thotë populli, po këtyre mollëve që u prodhuan 3 vite pas Saliut si do ua bësh. Pikërisht këtyre si do ua bësh? Se që ke larë borxhet e Saliut duke çuar 70 përqind borxhin publik që Saliu ta la 60 përqind edhe këtë e dimë. Si Gjitholog që je, sa u ha kohën shishtavecasve se kë media ndërkombëtare të lexojnë, tregoju edhe reformën që po bën në bujqësi, që të mos e hedhin pataten në lumenj dhe gremina. Apo edhe atyre të Ormanit që u bie bretku nëpër ara gjithë sezonit.??Po tregoju çfarë nismash po merr që të shesin produktet jo se si ta bëjnë më mirë zairen e dimrit me karrota turshi, se për këtë ata nuk kanë nevojë për Gjitholog?/Opinion
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presë në Berlin, kry...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një t...
Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhër-arrestet për 5 shkod...
Vijon debati në parlament mes kryeministrit Edi Rama dhe ish...
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan,...
Vladimir Gjuta, personi që u arrestua, hetua dhe më pas u li...
Në një kohë kur deputetët demokratë debatojnë me kryeministr...
Pas fjalës së ish ministrit të Financave Ridvan Bode ka ardh...
Ish ministri I Financave Ridvan Bode ka akuzuar qeverinë Ram...
Vijojnë debatet prej disa minutash mes kryeministrit Edi Ram...
Ka nisur me debate mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të g...
E ftuar në “Pasdite në Top Channel” Brunilda Alimerkaj, një ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër në zbatim të Pla...
Sipas analistit Fatos Lubonja, kryeministri Edi Rama është d...
Aleati kryesor i Partisë Socialiste në qeveri, Ilir Meta, ka...
Në Këshillin Bashkiak të Vlorës po diskutohet koncesioni i p...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Su...
Bujqësia është një ndër dështimet e mëdha të Edi Ramës, i ci...
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrug...
Kreu I qeverisë Edi Rama në lojën e tij politike është mjaft...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...