Kursi i këmbimit, 17 korrik 2026
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Qeveria shqiptare vendosi një rekord botëror dje. Ajo u bë qeveria e parë në botë që reagoi për raportin ?Doing Business?. Vetëm 10 minuta pasi Banka Botërore e lëshoi raportin nga embargo për publikim, nga godina e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi shpalli suksesin historik. Shqipëria ishte një nga vendet me përmirësimin me të fortë të renditjes në klimën e biznesit.
Në fakt, pa dashje ministrja shqiptare e Ekonomisë nxorri në pah një nga cilësitë kryesore, të ?Doing Business?. Që nga momenti i lançimit të tij 12 vjet më parë, raporti ka qenë një histori fenomenale suksesi e marrëdhënieve më publikun, kudo në botë. Këtë herë nuk ishte ndryshe.
Njerëzit e duan konkurrencën, mediat i dashurojnë renditjet të çfarëdolloji qofshin ato. Nga lista e njerëzve më të pasur në botë të Forbes deri tek mashkulli me seksi i globit tek revista Times. Por, kur vlerësimet nuk paraqesin realitetin dhe kur klasifikimi në vetvete bëhet më i rëndësishëm se sa problemet që tenton të zgjidhe, renditjet bëhen të rrezikshme.
“Mrekullia” gjeorgjiane
Për më shumë se një dekadë shembulli i përkryer i Doing Business ka qenë një surprizë: Gjeorgjia. Në dhjetë vitet e fundit, ish republika komuniste nën Bashkimin Sovjetik, ka qenë superstari i padiskutueshëm i “Doing Business”. Në vitin 2005, Gjeorgjia renditej sipas Bankës Botërore si vendi i 100 në botë për klimën e biznesit. Dy vjet më vonë, në 2007, ajo tejkaloi Gjermaninë dhe në vitin 2013 arriti në vendin e 8 të renditjes së “Doing Business”.
Për Bankën Botërore mesazhi ishte i qartë: Shembulli i Gjeorgjisë tregonte se nëse një qeveri ka vullnet dhe ndjek formulën, atëherë ajo mund të shndërrojë, në vetëm brenda një viti, vendin e saj në parajsën e biznesit global. Madje edhe vendi i dytë më i varfër në Europë.
Historia gjeorgjiane e suksesit inspiroi dhe shumë vende të tjera të varfëra. Të tjera histori mrekullie pasuan. Në këtë garë gjithkush mund të ishte fitues. Edhe vendet e varfëra të Ballkanit, të udhëhequra tërësisht nga liderë populistë. Maqedonia e Gruevskit prej vitesh qëndron në performuesit më të mirë. Këtë vit madje ajo u rendit si ekonomia e 10 më e mirë në botë nga klima e biznesit duke lënë pas thuajse të gjithë vendet e Bashkimit Europian dhe superfuqitë botërore të inovacionit. Sipas Bankës Botërore, Maqedonia me ekonominë e saj primitive është një vend më i mirë për të bërë biznes edhe se sa Zvicra.
Shkëlqimi i rremë i fukarenjve
Të krahasosh klimën e biznesit në Maqedoni apo Shqipëri me atë në Zvicër, që në fillim është problematike. Të thuash që Maqedonia është një vend më i mirë për të bërë biznes se Zvicra është lajthitje. Por Banka Botërore e thotë dhe madje e shet atë. Të hapësh një biznes, mund të jetë një procedurë disa ditë më e shpejtë në Maqedoni dhe Shqipëri se sa në Zvicër apo Gjermani.
Por kjo nuk ka pikë rëndësie.
“Doing Business” është një raport i ngushtë, që bazohet gjithsej në vetëm 10 tregues, shumica e të cilëve madje vlerësohen në letër dhe jo në terren. Për më tepër, renditja e tij lë jashtë shumë faktorë kyc në vendimin e një biznesi për të investuar. Ndërmjet tyre, siguria, madhësia e tregut, stabiliteti makroekonomik, aftësitë e forcës puntore, sistemi financiar etj.
Mbishitja e “Doing Business” mund të jetë e dëmshme. Për shumë arsye. Që nga lartësimi i udhëheqsve si Gruevski apo Putin, deri tek anashkalimi i problemeve të vërteta që kanë njerëzit dhe ekonomia. Kjo nuk ndihmon askënd. Aq më pak qytetarët e varfër të Ballkanit.
Ndaj kur shume shpejt të vijë koha që edhe Shqipëria të qëndrojë mbi Gjermaninë në renditje, mos provoni t’ja u thoni investitorëve gjermanë. Ah. As biznesmenit libanez Fadi Mitri, i cili erdhi në Shqipëri për të investuar 450 milionë euro, por u largua i masakruar nga bandat. Pikërisht këtu. Në vendin me përmirësimin e fortë të klimës së biznesit. Gjithmonë sipas Bankës Botërore. /Citynews
Policia e Fierit procedon penalisht tre shtetas të mitur: A...
Ditën e djeshme, specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Mori...
Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Pol...
Deputeti i larguar i Partisë Socialiste Ben Blushi ka postua...
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, në një inte...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në ...
Sot do keni te njëjtat ide dhe mendime me partnerin tuaj. Do...
“As në forumin e Beogradit e as në Nish ku mori pjesë Kryemi...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ne rrjetet social...
Nje foto ne studion e emisionit Opinion ne TV Klan. Eshte nj...
Të marrësh diplomën e anglishtes për master është fare e thj...
Ben Blushi pritet që pas disa ditësh të prezantojë projektin...
Vetëm 7 km nga kryeministria, rreth 450 familje jetojnë në e...
Konstatohet një magazinë si ambient i përshtatur për tharj...
Nga Eduard ZaloshnjaNese nuk ke paguar për një drekë në rest...
Ish -deputeti socialist ka prezantuar nepermjet nje fotoje g...
Në fashikujt e saj të hetimit ndaj grupit të Emiljano Shulla...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka marrë një vendim të pap...
Ne nje postim ne rrjetet sociale Departamenti i Kultures ne ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...