Foto/ Ben Blushi prezanton partinë
Ish -deputeti socialist ka prezantuar nepermjet nje fotoje g...
Nga Eduard Zaloshnja
Nese nuk ke paguar për një drekë në restorant, gjasat janë që atë ta ketë paguar dikush (një mik apo pronari i restorantit), ose që do ta paguash më vonë.
Edi Rama ka deklaruar këto ditë se qeveria do të përdorë vitin tjetër një fond prej 100 milion dollarësh për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës dhe të pensioneve. Por a do të jetë kjo një drekë falas për qindra mijra njerëz?
Në kushtet kur banka qendrore nuk lejohet të prodhojë kartmonedha për të financuar qeverinë, çdo rritje e shpenzimeve e kësaj të fundit financohet ose duke rritur të ardhurat nga taksat, ose përmes rritjes së deficitit buxhetor. Por Rama ka deklaruar se deficiti buxhetor nuk do të rritet vitin e ardhshëm. Pra, i bie që financimi i rritjes së rrogave dhe pensioneve do të realizohet përmes rritjes së të ardhurave nga taksat.
Dhe Rama na e ka treguar tërthorazi sesi do të realizohet kjo gjë.
Kur dha sihariqin për fondin 100-milonësh, Rama deklaroi gjithashtu se do të rritet edhe rroga minimale nga 220 milë lekë të vjetra në muaj, në 300 mijë lekë. Përmes kësaj lëvizje, rritet praktikisht me 35% taksa e sigurimeve shoqërore e shendetsore që bizneset derdhin sot në shtet për punonjësit që figurojnë me rrogë minimale në borderotë e tyre zyrtare.
Pavarsisht se sa para marrin realisht punonjësit në sektorin privat për punën që bëjnë, shumica dërrmuese e bizneseve raportojnë rrogë minimale për shumicën dërrmuese të punonjësve të tyre. Me rritjen e rrogës minimale që duhet të raportojnë bizneset, rritet edhe detyrimi i tyre ndaj shtetit, pavarsisht se punonjësit do të vazhdojnë të paguhen realisht aq sa paguhen sot.
Në fakt, rritja e rrogës minimale ndikon tërthorazi edhe për një rritje tjetër të të ardhurave të shtetit. Specialistët me rroga të larta dhe të vetëpunësuarit në profesionet e lira kanë një tavan sa 5-fishi i rrogës minimale që u taksohet për sigurimet shoqërore. Deri më sot atyre u taksohen për këtë qëllim vetëm 1.1 milion lekë të vjetra të ardhura bruto në muaj , ndërsa vitin tjetër do t?u taksohen deri në 1.5 milion.
Por a i vlen ekonomisë ky transferim parash nga bizneset dhe specialistët me rroga të larta tek punonjësit e administratës dhe pensionistët?
Ekonomistë me prirje të majta, duke filluar nga Kejnsi, kanë qenë gjithnjë të mendimit se një transferim i tillë nxit konsumin, pasi një masë e madhe njerzish me të ardhura modeste e përkthejnë rritjen e të ardhurave të tyre në blerje të menjëhershme. Në këtë mënyrë, rritet kërkesa për produktet dhe shërbimet që ofrojnë bizneset, të cilat kanë përfitime të mëvonshme kur ndodh një gjë e tillë.
Ekonomistë me prirje të djathta, duke filluar nga Hajeku, kanë qenë gjithnjë të mendimit se një transferim i parave përmes taksave nga bizneset tek popullsia frenon investimet, pasi bizneseve u mbeten më pak para për investime. Në këtë mënyrë nuk rritet punësimi, e për rrjedhojë, nuk rritet konsumi në afate të gjata.
Dhe cilat nga këto shkolla të mendimit ekonomik është e saktë?
Historia ka plot shembuj që disa herë i kanë dhënë të drejtë njërës, e disa herë tjetrës?
Ish -deputeti socialist ka prezantuar nepermjet nje fotoje g...
Në fashikujt e saj të hetimit ndaj grupit të Emiljano Shulla...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka marrë një vendim të pap...
Ne nje postim ne rrjetet sociale Departamenti i Kultures ne ...
Ne nje postim ne rrjetet sociale gazetari Bledi Mane, ka iro...
SHBA dhe BE kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Rreth orës 18:00, njoftohemi në aksin rrugor Burrel-Tiranë k...
Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me ngarkesën që u...
Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në ...
Policia e shtetit ne nje njoftim per mediat sqaron se pas la...
Drejtori i Portalit Klasifikimit, Arjan Xhelaj, ka dhënë shi...
Kam me shume se nje vit qe ndjek me vemendje çdo hap tendin ...
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ka publikuar ...
Rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është...
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë për 9-m...
Citynews prej dy ditësh ka sjellë suksesin më të madh të qev...
Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Voda...
Një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa është sekuestru...
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Policia e Shtetit njofton se pasiten e sotme janë shpëtuar...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të mblidhet ne...
Të dhëna të reja mbi të ardhmen e lundrimit në Ngushticën ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka akuzuar Iranin për ...
Autoritetet e Barcelonës propozojnë pothuajse trefishimin ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...