Departamenti i Kultures ne PD denoncon tenderin e TOB
Ne nje postim ne rrjetet sociale Departamenti i Kultures ne ...
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ka marrë një vendim të paprecedentë në historinë e saj dhe ndoshta simotrave të saj në vende të tjera të botës, pasi ka pezulluar zbatimin e një ligji, jo për shkak të kompetencës së saj profesionale, por për shkak të pafuqisë së saj, për ta vlerësuar nga pikëpamja kushtetuese një ligj. Ajo mund të shprehej paraprakisht për natyrën antikushtetuese të ligjit, apo për pikat ku ajo nuk ishte dakord, pasi është në të drejtën e saj. Por ajo nuk e ka bërë këtë.
Ajo ka deleguar gjykimin e Vetingut, diku tjetër.
Argumenti kryesor i Gjykatës Kushtetuese është se do të konsultohet me Komisionin e Venecias për të marrë një vlerësim për ligjin, ndërkohë që ky argumet i hëngri plot gjashtë muaj kohë reformës në drejtësi, duke e çuar paketën e reformës dy herë në Venecia, për të kontrolluar dhe gabimet ortografike.
Vendimi është i paprecedentë, jo vetëm për faktin që Gjykata nuk bëri asnjë arsyetim ligjor të sajin për bllokimin e ligjit, por se përdori të njëjtin mekanizëm bllokimi dhe vonese që ka përdorur Partia Demokratike gjatë procesit të miratimit të reformës në drejtësi. Por nëse një partie politike i lejohet të sillet si e ?paditur? me ligjin dhe të ?kërkojë? të këshillohet?, Gjykata Kushtetuese nuk e ka luksin të shfaqet e paaftë publikisht për të interpretuar një ligj. Ajo duhet të thoshte sot, nëse ligji vlente, ose jo. Por Gjykata nuk do të japë gjykim për ligjin, por të bëjë politikë me të.
Pra, vendimi i gjykatës është jo vetëm politik, por dhe i motivuar politikisht, pasi po kërkon t?i bashkohet një vullneti të njohur politik kundër ligjit të Vetingut.
Dhe ky është vullneti i shprehur dhe në kërkesën për bllokim të këtij ligji nga Partia Demokratike.
Nga ana tjetër, kjo Gjykatë është në konflikt të pastër interesi me ligjin, pasi ai ligj kërkon dhe verifikimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, disa prej të cilëve mund të mos e kalojnë testin. Duke qenë në konflikt me këtë ligj, ata kanë shmangur një arsyetim ligjor dhe nuk janë sjellë si gjyqtarë, por si një grup i ri parlamentar opozitar kundër tij.
Me këtë akt politik të Gjykatës, tani ne kemi të gjithë një provë, që ligji i Vvetingut ka prekur në rrënjë kapjen e drejtësisë nga politika dhe është ndoshta ligji më i nevojshëm në korpusin ligjor të reformës në drejtësi.
Ai ka detyruar Gjykatën Kushtetuese të vendit, të marrë një pozicion politik të paprecedentë, duke ju bashkuar më së fundi skemës politike të Partisë Demokratike në opozitë, për bllokimin dhe zvarritjen e reformës në drejtësi, përtej zgjedhjeve të pranverës që vjen, dhe për bllokimin bashkë me këtë dhe të ftesës për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Siç dihet, fillimi i zbatimit të reformës në drejtësi është një kusht themelor i rekomanduar nga Bashkimi Europian për çeljen e negociatave, dhe me këtë akt Gjykata Kushtetuese ja ka dalë ta vonojë zbatimin e reformës me shpresë se do të shërbejë politikisht si për bllokimin e negociatave, dhe për shpresën që ta lërë reformën në dorë të një shumice të re, që mund të dalë pas zgjedhjeve të Qershorit që vjen.
Partia Demokratike u këshillua publikisht nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të mos e çonte ligjin në Gjykatë Kushtetuese, por ajo e bëri. Pra, Gjykata Kushtetuese është e qartë se pro kujt dhe kundër kujt po vepron me këtë akt. Ajo nuk është duke folur juridikisht dhe as si gjykatë, por si një skalion politik i opozitës në sistemin e drejtësisë. Bash si skalioni i fundit dhe më besnik i saj, skalionit që ka garantuar paprekshmërinë e krimit në politikë në Shqipëri. Ndaj nuk ka asgjë për t?u shqetësuar dhe alarmuar. Një betejë ligjore do të fitohej me argumente ligjore. Kjo që bëri Gjykata Kushtetuese, nuk është betejë ligjore, por politike. Ajo i dorëzoi ?sovrantitetin? e saj profesional një Gjykate tjetër, për të mos folur si gjykatë, por për të vepruar si grup parlamentar opozitar. Ndaj duhet trajtuar si e tillë.
Ajo as nuk dëshiron të shprehet si Gjykatë, por as nuk dëshiron t?i hapë rrugë ligjit. Ajo kërkon të bëjë politikë me ligjin, me shpresë se do t?ia dalë ta ndryshojë atë në favor të saj, duke prodhuar kriza politike dhe bllokim të integrimit në BE. Në fund të fundit ka marrë një vendim të sinqertë, për të mbrojtur veten e vet. Nuk do të dorëzohet!
Ne nje postim ne rrjetet sociale Departamenti i Kultures ne ...
Ne nje postim ne rrjetet sociale gazetari Bledi Mane, ka iro...
SHBA dhe BE kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetues...
Rreth orës 18:00, njoftohemi në aksin rrugor Burrel-Tiranë k...
Policia e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me ngarkesën që u...
Drejtoria e Përgjithshme për Rendin dhe Sigurinë Publike në ...
Policia e shtetit ne nje njoftim per mediat sqaron se pas la...
Drejtori i Portalit Klasifikimit, Arjan Xhelaj, ka dhënë shi...
Kam me shume se nje vit qe ndjek me vemendje çdo hap tendin ...
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi ka publikuar ...
Rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani është...
Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë për 9-m...
Citynews prej dy ditësh ka sjellë suksesin më të madh të qev...
Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Voda...
Një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa është sekuestru...
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës...
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shp...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj k...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Ankthi është një ndjesi që na shoqëron shpesh gjatë përditsh...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...