“Tech Reja”/ Vodafone sjell forumin e parë mbi revolucionin e teknologjisë dhe komunikimit
Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Voda...
Citynews prej dy ditësh ka sjellë suksesin më të madh të qeverisë Rama në 25 vite dhe argumentat pse Edi Rama është i vetmi që mund të kishte këtë sukses.
Së pari suksesi vjen nga fakti se në Shqipëri, vendin ku vitet e fundit janë djegur mesatarisht 5 mijë hektarë pyje dhe kullota gjatë verës, në vitin 2016 nuk u dogjën thuajse fare, prëjashto rastin e Shëngjinit që ishte një konflikt mes palëve. Nga Shkodra në Vlorë, nga Durrësi në Korçë nuk pati vatra zjarri dhe kjo meritë duhet ti njihet patjetër qeverisë dhe në mënyrë të veçantë trafikantëve të drogës që iu qepën maleve dhe i bën parcela me kanabis.
Në vitin 2007 prefektja e Korçës e asaj kohe, Elfrida Zefi, duke inspektuar së bashku me ekipin e emergjencave zjarret në pyjet e Kolonjës ngeli e rrethuar mes vatrave të zjarrit dhe dalja u bë mjaft e vështirë. Ajo shpëtoi për mrekulli së bashku me ekipin e saj. Këtë rast po e sjellim për të krahasuar dy kohë, atëherë kur flakët përpinin pyjet dhe kullotat nga temperaturat e nxehta apo barinjtë që vinin flakën dhe ndiznin zjarre për të rigjeneruar kullota, këtë vit në Kolonjë nuk pati asnjë zjarr.
Jo se temperaturat ishin më të ulëta, jo se barinjtë ishin më të përgjegjshëm, por sepse në pyje dhe kullota atje kun dhej kishte flake sot tokat janë mbuluar me kanabi. Janë me dhjetëra parcela të zbuluara nga policia në Kolonjë. E shumë e shumë të tejra që u korën jo prej policisë, por prej traf të drogës.
Në Kolonjë, në Dibër, në Malësinë e Librazhdit, Voskopojës apo Gorës, në malësinë e Matit, Kukësit, Tiranës, Krujës, Sarandës apo Vlorës, Tepelenës apo Gjirokastrës, 2016-ta ishte viti kur barinjtë nuk u ngjitën dot në kullota, ku fshatarët me mushka nuk shkuan dot në pyje për dru, se për kamiona dhe njerëz nga qyteti as që bëhet fjalë. Jo se pyjet po mbroheshin nga kamerat e Ministrisë së Mjedisit apo rojet që paguan shteti por sepse trafikantët kishin vendosur pushtetin e tyre pasi ata paguanin banditë të armatosur që të ruanin parcelat me kanabis, paguanin fshatarë të mjerë që punonin dhe vetë barinjtë ndoshta kishin braktisur profesionet dhe në disa muaj u kthyen argatë në parcelat e drogës.
Suksesi i qeverisë Rama në vitin 2016 është suksesi më i madh në 25 vite demokraci. Nuk na u dogjën pyje dhe kullota, të paktën shpëtuan 5-7 hektarë. Por këtë sukses udhëheqësi ynë vizionar nuk e reklamon. Çuditërisht ai nuk na thotë se si me vizionin e tij, avangardizmin e tij na dha mundësinë të shpëtonim kaq e kaq shumë pyje duke çuar trafikantët lart në male të ruajnë ato, ndonjëherë edhe policinë për të korur prodhimet e tyre pasi ata iu kishin hequr boçet.
Edi Rama është modest. Ai nuk e reklamon suksesin e tij që me një lëvizje çoi trafikantët dhe policinë në male dhe pyjet tona shpëtuan nga flakët.
Janë 2,5 milionë rrënjë kanabis të korrura nga policia, e cila këtë here nuk u përball me flakët së bashku me zjarrfikësit, por shkoi pyll më pyll e kullotë e më kullotë për të korrur ato që kishin lënë trafikantët e më pas për ta djegur, por këtë here në një kontroll të rreptë për të shpëtuar pyjet dhe kullotat ashtu siç ka qenë edhe porosia vizionare e udhëheqësit tonë Edi Rama. (Shkruar për Citynews)
Me rastin e 15 vjetorit të operimit në tregun shqiptar, Voda...
Një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa është sekuestru...
Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë gjatë ditës...
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave të shp...
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj k...
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në ...
Ankthi është një ndjesi që na shoqëron shpesh gjatë përditsh...
Deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Kukësit Flamur N...
Rrjeti televiziv Euronews ka realizuar një reportazh mbi Shq...
Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 6 nëntorit, kandidatët...
4 persona kanë humbur jetën sot në Parkun e lojërave ‘’Dream...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë zbatimin e ...
Policia greke ka bërë sot të mundur arrestimin e dy personav...
Gjatë takimit të djeshëm me pedagogë të Unviersitetit Polite...
Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme në Shishtavec ...
Partia Demokratike reagon sërish lidhur me koncensionin e ch...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi para pa...
Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim edhe me shërbimet e...
Ambientalistë dhe përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të...
Prej disa ditësh Citynews ka sjellë dokumenta zyrtare ku tre...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...