FOTO - Berisha vijon me denoncimet/ Ky është narko-aerodromi i Beratit
Ish kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet lidhur me ...
Mesa duket reforma në drejtësi do të hyjë në analet e shtetit shqiptar, si tentativa për ndryshim më e anatemuar dhe e goditur me gur në historinë 25 vjeçare të postkomunizmit. Pas luftës dyvjeçare të njërës pjesë të politikës, pas oponencës së dëshpëruar të një aradhe të madhe politikanësh, zyrtarësh dhe personazhesh gjithfarësh (përfshi edhe kreun e shtetit), pas peripecish që çuan gati në rënien e qeverisë dhe shpërndarjen e Kuvendit gjatë korrikut, kapitulli më sensitiv i reformës, Vetingu, mori një ?Jo? të madhe të martën edhe nga Gjykata Kushtetuese. Paneli i gjyqtarëve që kanë për detyrë të peshojnë aktet ligjore, në raport me ligjin themeltar, ka hedhur një hap që shumëkush e shihte si të pamundur: kanë kthyer mbrapsht të vetmin ligj që e kanë shkruar nga fillimi deri në fund ndërkombëtarët.
Një sentencë kundër SHBA dhe BE mund të quhet pa mëdyshje vendimi i Kushtetuese. Një sentencë që tenton të blejë kohë, për të ngadalësuar procesin e pastrimit me themel të sistemit të drejtësisë. Ka fituar presioni i politikës dhe i kastës, mbi presionin e Uashingtonit dhe Brukselit. Kjo provë e vetme mjafton për të kuptuar sesa frikë dhe makth ka zgjuar reforma tek ata që historikisht kanë bërë servilin e çdo ambasadori amerikan të rradhës. Pa folur për mbështëtjen masive që opinioni publik shqiptar i kishte dhënë reformës, qysh në hapat e parë të saj.
Rrëzimi në Kushtetuese i ligjit të Vetingut përbën një akt të pastër sabotazhi ndaj nismës më të rëndësishme kushtetuese të 25 viteve të fundit, për të filluar normalizimin e shoqërisë shqiptare. Të mos harrojmë që me reformën në dorë, Shqipëria trokiti në dyert e Bashkimit Europian, duke marrë premtimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit në dhjetor. Ishte ky hap që mundësoi një zbutje të tillë tonesh në Bruksel, edhe në këto kohë të zymta për projektin e zgjerimit të BE.
Kushtetuesja po kërkon ta kthejë Vetingun në Komisionin e Venecias, me një lëvizje të dëshëruar dhe krejt pa sens.
Sepse Komisioni i Venecias është shprehur tashmë për reformën dhe e ka miratuar hapur marrjen e masave drastike, për të dalë nga një situatë po aq drastike dhe e paprecedent, në të cilën vegjeton Shqipëria prej një çerek shekulli. Si i tillë, ky gjest ka vetëm qëllimin që të fitojë pak kohë, për të ndalur lupën e reformës mbi dosjen e pistë të drejtësisë shqiptare. (Javanews.al)
Ish kryeministri Sali Berisha vijon me denoncimet lidhur me ...
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 56-v...
Alarm mjedisor në plazhin e Golemit. Edhe pse ka disa javë q...
Kryeminstri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka dhënë dorëheqj...
Ish kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është shtru...
Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Medias, deputeti soc...
Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta po zhvi...
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Ve...
Një bidon me lëndë plasëse u gjet në hyrjen e një lokali në ...
Ditën e djeshme është marrë njoftim se në aksin rrugor Shkod...
Policia e Sarandës ka sekuestruar 56 kilogramë kanabis sativ...
Policia e Sarandës ka sekuestruar 56 kilogramë kanabis sativ...
Policia Rrugore e Fierit dhe Lushnjes ka arrestuar tre perso...
Qeveria shqiptare vendosi një rekord botëror dje. Ajo u bë q...
Policia e Fierit procedon penalisht tre shtetas të mitur: A...
Ditën e djeshme, specialistët e Policisë Kufitare Qafë-Mori...
Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Pol...
Deputeti i larguar i Partisë Socialiste Ben Blushi ka postua...
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, në një inte...
Policia e Tiranës ka arrestuar një 46-vjeçar të shpallur në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...