Debatet në grupin e PS-së/ Rama-deputetëve: Nuk keni më luksin të rrini në Tiranë
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialist...
Dy ditë pas ftesës publike që kryeministri dhe kreu i PS-së Edi Rama i bëri nëpërmjet nënkryetarit të Grupit Parlamentar Taulant Balla për t’iu bashkuar koalicionit të majtë, kryetari i PAA-së Agron Duka, në një intervistë për ?Koha Jonë?, ka komentuar këtë ftesë, si dhe të ardhmen me Partinë Demokratike me të cilën aktualisht është në aleancë.
Sipas Dukës, Taulant Balla kreu detyrën që i kishte dhënë udhëheqësi i tij Edi Rama, i cili për të forcuar aleancën e vet për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës kërkon aleanca të reja.
Si i komentoni ftesat e bashkëpunimit që ju bënë dy forcat e mëdha, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike në Konventën e PAA-së?
I shikoj si normale. Ne si forcë politike jemi një parti e qendrës dhe ftesën e zotit Basha e shikoj fare të arsyeshme, pasi ne jemi në aleancë me kampin e djathtë, kështu që normalisht kreu i PD-së kërkon vazhdimin e bashkëpunimit, si dhe ne kemi kandidaturën tonë të përbashkët edhe në Kolonjë, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për këtë bashki. Ndërsa, Balla kreu detyrën që i kishte dhënë udhëheqësi i tij, që në fund të fundit kjo parti ka dhe një të kaluar me të majtën, kështu që për të forcuar aleancën e vet për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës kërkon aleanca të reja.
A mund ta cilësojmë si provokim ftesën e bërë nga zyrtari i Partisë Socialiste, i cili bën thirrje për shkëputje nga koalicioni i djathtë, pikërisht në një aktivitet të këtij koalicioni, siç ishte Konventa e PAA-së që u mbajt të shtunën?
Kjo varet nga këndvështrimi që çdokush dëshiron ta shikojë këtë. Por unë nuk e shikoj si negativ. Sigurisht ai e bëri për leverdinë e tij në radhë të parë, por nuk është se e kam vrarë mendjen shumë se ç?donte të thoshte me mesazhin e tij zoti Balla. Pasi çfarë do të provokonte?! Në fund të fundit ai atë detyrë ka dhe çdokush përpiqet që të forcojë aleancat e veta dhe ta çojë uji në mulli të vet. Por ne jemi aty ku kemi qenë dhe këtë e tregojmë edhe me zgjedhjet në Kolonjë.
Do vazhdoni të jeni pjesë e së djathtës edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2017-ës?
Normalisht që po. Pa asnjë diskutim.
Si po shkojnë përgatitjet për garën e Kolonjës?
Deri tani shumë mirë. Sot (dje) në orën 17:00 do të zhvillojmë një mbledhje të posaçme, ku pritet të ngremë dhe shtabin drejtues të fushatës tonë në Kolonjë, pasi siç e dini, deri të dielën ishin të angazhuar me punimet e Konventës Kombëtare. I kemi çuar atje tre zyrtarë të lartë nga Kryesia e PAA-së, të cilëve u është bashkuar edhe vetë kandidati ynë për kryebashkiak të Kolonjës atje dhe me fillimin e javës së ardhshme do të zbresim dhe ne në terren, ku do të jemi prezent gjatë gjithë kohës në Kolonjë. /Citynews
Mbledhja e djeshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialist...
Një vendim i qeverisë Rama, i ndërmarrë në ditët e para të t...
Zgjedhjet e vitit 2017 janë testi i së ardhmes politike të L...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me fermerë dhe ba...
Sot deputeti Eduart Ndocaj, edhe ne cilesine e Anetarit te K...
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ka dekl...
Lexoj Rudinën që kërkon të pranojmë pa dramë rikthimin e Mat...
Pas aktores së Portokallisë vjen një tjetër person që imiton...
“M’fal për shprehjen!” Ky është emisioni më i ri humoristik ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej disa kohësh ka filluar një f...
Ndalohet një shtetas i dyshuar për shfrytëzim të një shtetas...
Punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar mën...
Nëse mendoni se futbollistët edhe pse kanë një buxhet të mad...
Një makinë është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në zonë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në qyt...
Mbrëmjen e së martës së shkuar Kryeministri Edi Rama ka firm...
Nuk e kisha venë re, sepse nuk i lexoj fare disa gazeta, sik...
Klima yjore nuk do jete shume e përshtatshme për një ambient...
I ftuar në studion e ‘Opinion’ ish deputeti i PS, Koço Kokëd...
Në politikën e jashtëme, Kryeministri Rama ka “fluturuar” si...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...