web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një shpërthim për gruan shqiptare/ Nga Sonila MEÇO

25 Tetor 2016, 08:48, Aktualitet CNA

Lexoj Rudinën që kërkon të pranojmë pa dramë rikthimin e Matildës në jeten publike. Matildës si grua arti, si grua shndërruar para kohe në nostalgji, si grua me dramat e saj, por me aftesinë për të dhënë kënaqësi me prezencën e saj.

Lexoj Aurelën që kërkon të pranojmë pa dramë ardhjen e një vajze në jetë. Vajzës si bekim për dashurinë e prindërve, vajzës si fëmijës së sotëm për të qenë krenari në çdo fazë të rritjes, vajzës që do ketë dramat e saj, por me aftësinë e jashtëzakonshme për të dhënë kënaqësi.

Dhe kujtoj se është data 24 tetor 2016 dhe ne ende na duhet apeli i grave të rëndësishme të jetës publike për të pranuar gruan në jetën tonë, sido që ajo vjen, e pastër, e dlirë dhe e lehtë nga jeta e nënës, apo e stërvitur, përmbushur, a drobitur nga të jetuarit. Pse xhanëm, pse??? /Citynews





Lajmet e fundit nga