Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Rreth një muaj më pare, Majlinda Bregu, në një intervistë të gjatë në Top Story, i propozoi Lulzim Bashës nevojën për një thirrje për bashkim të çdo faktori opozitar në vend, dhe sidomos ish-demokratëve të larguar nga PD, për koncepte të ndryshme apo përplasje klanesh. Bregu ju referua me emra disa figurave të PD, si Rusmali apo Mustafaj, por la të nënkuptojë edhe disa figura që kanë krijuar tashmë partitë e tyre.
Pas intervistës së Bregut, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht që lëshohet një lukuni çakejsh, pati një heshtje dhe thuajse një përpjekje për të mos i komentuar ato çfarë tha.
Tani Lulzim Basha ka rreth një javë që po promovon nevojën e bashkimit në një koalicion të gjerë me PD, të çdo individi qoftë dhe me ide të kundërta, çdokujt që është larguar nga PD, dhe natyrisht çdo elementi opozitar.
Iniciativa është shumë pozitive sikur të mos jetë demagogji.
Së pari, kur flitet për largime nga PD apo për rikthim të të larguarve, ata janë faktor politik, të cilët nuk kanë ikur nga PD se kanë bërë sherr në grup seksione, por se nuk janë pajtuar me Bashën apo Berishën dhe janë sulmuar prej tyre.
Kështu që, para se të bësh sikur këshillon bazën të jetë dyerhapur, duhet të demonstrosh vetë se je mendjehapur për këdo që ke larguar nga PD. Që nga 2013 Basha ka ushtruar një spastrim sistematik të kujtdo që preferoi të shpallte hapur mbështetje për Olldashin në fushatën mes tyre dhe ata janë sot, ose të margjinalizuar, ose të zbuar praktikisht nga PD.
Po ashtu, jashtë PD janë gjithë kundërshtarët dhe kritikët e Berishës në vite. Ata nuk ka as kompetencë dhe as fuqi t?i thërrasë ai demokrati i thjeshtë në bazë të partisë. Ai mund të pijë kafe me ta, po deshën ata, por jo t?i fusë në parti.
Kështu që Basha, nëse do të jetë i sinqertë në këtë çështje, duhet të bëjë lëvizje konkrete, që janë simbolike dhe japin mesazhin e bashkimit.
Së dyti, para se të përpiqet të afrojë njerëz, është mirë të mos largojë akoma këta që ka, pasi klima që ai promovon ndaj mendimeve kritike në PD, është shumë më e ftohtë se falsiteti i ngrohtë i afrimit, që ai tenton të prodhojë. Agresioni që rrethon çdo intervistë të Majlinda Bregut apo Eduard Selamit, të krijon idenë e një partie që nuk i bëhet vonë të presë koka për shkak të karriges së kryetarit. Dhe ky perceptim është shumë më i fortë se demagogjia e thirrjes që u bëhet anëtarëve të thjeshtë për të hapur dyert e bashkimit në PD. Mjafton të shikosh fushatën linçuese për tre deputetët të cilëve ju ul në tavolinë Edi Rama, për të kuptuar se çfarë perceptimi ka për armikun brenda radhëve në PD, nën udhëqjen e Bashës, klimë që nuk ka ekzistuar as në Parlamentin e 1991 kur ishte Haxhi Lleshi me Bardhyl Faskon akoma.
Së treti, Basha duhet të bëjë gjeste reale ndaj të larguarve nga PD për shkak të Berishës. Dhe këtë duhet ta bëjë mundësisht pa leje të Berishës, ndryshe ai del dhe e turpëron, siç bëri për ligjin e mbetjeve, kur doli publikisht dhe pranoi se e kishte këshilluar Bashën të kërkonte falje për të. Basha duhet të provojë publikisht të afrohet me kundërshtarë të Berishës, që kanë ikur nga PD për shkak të tij dhe nuk e konsiderojnë Bashën ende kryetar partie që t?u mbushë mendjen të shkojnë në oborr të saj. Këtë nuk duhet ta bëjë se PD ka nevojë për ata pak individë, por duhet ta bëjë për të dëshmuar personalitetin e tij si kryetar. Nëse nuk e bën këtë, PD ngjan si Partia Socialiste në vitet ?90, kur thoshte ?u distancuam nga Enver Hoxha?, por quante armik çdo njeri që kishte futur në burg Enver Hoxha, qoftë dhe si komunist. Përshembull, socialistët refuzonin të bënin qytetar nderi në Këlcyrë, Sejfulla Malëshovën, dhe e votonin demokratët, ndërkohë që Sejfulla Malëshova ka qenë një komunist i lartë i Komiternit dhe vdiq si i tillë, duke përkthyer veprat e Leninit në shqip, në një magazinë në Fier, veçse vdiq dhe si kritik apo kundërshtar i Enverit, se nuk e pranonte dot si lider. Po kështu janë sjellë me Koço Tashkon, Tuk Jakovën etj. Sepse për ta, ata që kanë qenë kundër Enverit, nuk mund të ishin më as socialistë. Edhe Basha po përdor këtë etalon për faktorët politikë dhe shoqëror, duke i vlerësuar ata në raport me qëndrimin që kanë ndaj Berishës.
Një raport i tillë ka për të vrarë çdo përpjekje të tij për hapje të PD dhe bashkim, dhe duket që këtë thirrjen e ka më shumë si kompleks ndaj kritikëve të tij, Bregu apo Selami, që të mos ngelet iniciativë e tyre, se sa si përpjekje reale. E ka më shumë si një përpjekje për ta shpërdoruar, se sa për ta përdorur.
Ose më keq akoma, thjesht kërkon ?t?i nxjerrë turpin bazës?, kur të kërkojë të jetë në koalicon me LSI. Por për atë e ka kot, se PD nuk ka problem për një aleancë të tillë. PD ka qenë në koalicion me LSI. Problemi qëndron tek Basha, pasi nga mënyra si po e udhëheq dhe demotivon PD, mund të dalë parti e dytë e koalicionit./ TemA
Prej dy ditësh ka ngjallur një debat të madh intervista e is...
Këngëtarja Justina Aliaj, e cila ka përjetuar ferrin komunis...
Nga Rudina XhungaMatilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje mo...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për e...
Në një video të postuar në Facebook shfaqet një çiklist i ci...
Duket se zgjedhësit në SHBA po anojnë përditë e më shumë nga...
Ndeshjet e skuadrës kombëtare të futbollit shtyjnë edhe sean...
Emiljano Hoxha, i cili përgjgijet për sigurinë e portit të S...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar letren qe nje va...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar me 4.5 vjet b...
Alfred Lela ngaterron opiumin me hashashin.Nje person, Alfre...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka bërë një d...
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqj...
Partia “Blushi” doli në skenë. Nuk ndalon më. Edi Rama pret ...
Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz q...
Pas takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama në Universite...
Nuk kanë fund skandalet në Tiranë. Sot në mesditë, rreth ore...
Kreu i Departalemtit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi ka reagu...
Partia Socialiste ka emëruar drejtues të lartë të saj, si kr...
Minatori 28-vjeçar Artan Gjeka është plagosur rëndë në një p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...