Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses/ Vihet në pranga 28-vjeçari
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz që politikën nuk e kanë pasur as dimension dhe as e shohin si shërbim? Përse në partitë politike po depërtojnë njerëz me rekorde kriminale dhe pasuri të dyshimtë? Përse njerëzit e biznesit kalojnë nga një qeveri tek tjetra duke siguruar favore, duke ju imponuar politikës, duke shkelur rregulla dhe duke shpërfillur ligje? Ka edhe shumë pikëpyetje të tjera që mund të ngrihen për politikën shqiptare sot dhe ka shumë përgjigje që mund të jepen për to. Por ka një përgjigje që renditet ndër më të rëndësishmet dhe nuk duhet të anashkalohet: paratë dhe financimi i partive.
Të gjithë e dimë që nga viti në vit fushatat bëhen më të shtrenjta, me më shumë ekipe ndihmëse, vendase dhe të huaja. Reklamat në media rriten. Por rritja e shpenzimeve në fushatë nuk reflektohet askund në financimin e partive nga shteti. Një kërkim i vëmendshëm në thesarin e shtetit tregon se në vitin 2005, qeveria jepte për partitë politike një fond vjetor prej 156.9 milion lëkësh ose afro 1.1 milion euro me kursin e athershëm. 12 vjet më pas, në vitin 2016, ajo ka dhënë 190 milion lekë ose 1.388 milion Euro. Financimi i partive në dhjetë vitet e fundit varion nga 190 në 200 milion në vit. Pra maksimumi 1.46 milion euro në vit. Askush nuk mund të thotë që për nga shpenzimet fushata e vitit 2005 ka qenë njësoj me atë të 2015 psh. Do ishte absurde dhe e pabesueshme. Pra ndërkohë që shpenzimet rriten, financimi i partive nga shteti mbetet po ai. Në vitin 2015 psh, që ishte vit zgjedhor, PS përfitoi afro 550 mijë euro nga buxheti i shtetit. PD afro 500 mijë. Por ajo që u hodh në terren ishte shumë shumë më e madhe. Sipas një vëzhgimi ekskluziv bërë nga opinion.al rezulton se kostoja e fushatës për një qark, për një nga 3 ? 4 partitë e mëdha politike shkon nga 500 ? 700 mijë euro. Në 12 qarqe, kjo kosto shkon nga 6 ? 8.5 milion euro. Për një parti. Pa llogaritur këtu shpenzimet e përditshme gjatë gjithë vitit. Me një llogari të tillë të thjeshtë, mund të thuhet, gjithnjë me kalkulim të përafërt, që kostoja e zgjedhjeve në Shqipëri shkon midis 30 dhe 35 milion eurove. I ftuar në Opinion, Ben Blushi që mbulon fushatat që prej 25 vitesh deklaroi se kostoja e një fushatë shkon afro 60 milion euro. Por edhe këtu jemi në terrenin e kalkulimeve të përafërta. 1.5 milion prej ketyre mbulohen nga shteti, madje diçka me pak, ndërsa pjesën tjetër partitë janë të detyruara ta mbulojnë vetë. Përkthyer ndryshe ato janë të detyruara të trokasin në dyert e biznesit që duke qenë klient i politikës bëhet njëkohësisht edhe sponsor i saj; përpiqen të afrojnë biznesmenë që paguajnë për zgjedhje apo persona problematikë që vënë në dispozicion të politikës fondet e tyre të dyshimta. Të gjithë këta bashkë, janë një detyrim i nesërm për politikën. Dhe një detyrim i madh. Një detyrim që përkthehet në favore personale apo biznesi shpesh me kosto për vendim dhe sidomos për pjesën tjetër te shoqërisë. Pra thënë ndryshe, politika që duket sikur kontrollon biznesin është peng i saj gjithnjë falë parave që paguhen në këtë mënyrë. Sipas kësaj llogjike, partitë politike krijojnë cdo dy vjet një borxh të madh financiar, i cili i konceptuar si një detyrim moral kthehet mbrapsht me politika ose vendime që shkojnë në favor të biznesit.
Nuk ka asnjë dyshim që gjendemi në një rreth të mbyllur dhe problematik dhe mbi të gjitha pa përgjigje. Sot formula kush paguan gëzon favoret është për politikën më aktuale se kurrë. Nëse nuk ka një zgjidhje të shpejtë, rrezikon që fushatat dhe partitë të financohen nga paratë e drogës dhe kanabisit, duke e bërë gjendjen edhe më alarmante.
Një rishikim në formulën e financimit të partve dhe në transparëncën e tyre është i domosdoshëm. Si dhe sa, kjo mbetet për t?u parë, por zgjidhja duhet të jetë e shpejtë?
Pas takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama në Universite...
Nuk kanë fund skandalet në Tiranë. Sot në mesditë, rreth ore...
Kreu i Departalemtit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi ka reagu...
Partia Socialiste ka emëruar drejtues të lartë të saj, si kr...
Minatori 28-vjeçar Artan Gjeka është plagosur rëndë në një p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është ...
Rikonstruksioni i shtëpisë së shkrimtarit të madh, ikonës së...
Prej pak kohësh një nga kompanitë telefonike celulare në ven...
Pas deklaratës për shtyp të deputetes demokrate Albana Voksh...
Nuk është e vështirë me e mbajtë Edi Ramën kryeministër përg...
Plot 60 procedura tatimore do të lehtësohen për biznesin. Ko...
Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin me pedagogët e Un...
Policia e Kurbinit ka sekuestruar sot 11 kg lëndë narkotike ...
Policia e Tiranës ka publikuar emrat dhe fotot e 12 njerëzve...
Mazhoranca humbet shumicën në Komisionin Parlamentar të Medi...
Partia Demokratike ka denoncuar faktin se agjencia shtetëror...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë ceremoninë e dorëz...
Policia e Kurbinit ka sekuestruar sot 11 kg lëndë narkotike ...
Hapja dhe aleanca e vlerave nuk ka pushtet i korruptuar dhe ...
Në një postim në rrjetet sociale të deputetit Eduart Ndocaj,...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Në historinë e qeverive maqedonase ka pasur shumë ndryshim...
Pavarësisht armëpushimit, SHBA dhe Irani kanë kryer sulme ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paral...
Bilanci i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...