Trafik droge dhe organizatë kriminale/ Arrestohen në Durrës dy të kërkuarit ndërkombëtarisht
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Prej dy ditësh ka ngjallur një debat të madh intervista e ish gruas së Edi Ramës, Matilda Makoçi në televizionin e Karlo Bolinos dhe gazetën e tij. Mediat pranë opozitës kanë thërritur skandal duke akuzuar një manipulim të pastër mediatik, që e paraqiste ish aktoren e famshme si mbështetsen e sotme të Ramës.
Tjetër version kanë mbrojtur mediat e Bolinos, të cilat kanë premtuar se do të publikonin të plotë pamjet e intervistës dhe fjalët e Makoçit. Po pse kjo intervistë ka ngjallur kaq shumë debat dhe ku qëndron problemi me të? Le ti marrim të dy këto pikpyetje me radhë. Intervista ka ngjallur shumë debat pasi kundërshtarët e kanë akuzuar Edi Ramën gjithnjë se ai qe ndarë në mënyrë të shëmtuar me aktoren Makoçi. PD dhe mediat e saj kanë botuar dokumenta (origjinaliteti i tyre mbetet gjithnjë për tu faktuar), ku pretendohet se në gjyqin e ndarjes, Rama e ka akuzuar gruan se e kishte djalin e tyre të përbashkët me babain e tij, Kristaq Rama.
Pra shkurt, Edi dhe Matilda kanë pasur një çerek shekulli më parë një ndarje jo të lehtë. Ky lloj sulmi ka pasur gjithnjë për qëllim të tregojë se Rama nuk është një njeri i përkushtuar për familjen, prandaj nuk mund ti shërbejë si duhet edhe Shqipërisë. Ndaj këtij sulmi që daton në fillim të viteve 2000, Edi Rama, ka reaguar gjithnjë me mënyrat që di ai. Pasi akuzat u botuan, ai u paraqit për herë të parë në publik me të birin Gregun, në ditën e votimeve të para për bashkinë e Tiranës, në vjeshtën e vitit 2000 (foto ketu poshte ne qendren elektorale).
9 vite më pas, kur do kandidonte për herë të parë për kryeministër, ai organizoi një intervistë në Gazeta Shqiptare (edhe atëhere rastesisht drejtohej nga Bolino) me prindërit e Matilda Makoçit, që theksonin se ai qe kujdesur për të birin dhe bënin thirrje të votohej për të (Faksimile te Gazeta Shqiptare me intervisten e Marie Makoçit).
Pra në një farë mënyre, Rama është munduar gjithnjë që ti përgjigjet metodat e tij akuzave të kundërshtarëve politikë. Prandaj dhe intervista e ish gruas që fliste për herë të parë pas 25 vjetëve pati rëndësi të veçantë. E këtu fillon debati tjetër: gënjyen apo jo mediat e Karlo Bolinos? Dy ditë më parë Report TV dhe Shqiptarja.com i vunë në gojë Matilda Makoçit këto fjalë:”Më vjen mirë që kur mora pjesë në këtë ekspozitë përmendet ish-bashkëshorti im Edi Rama. Ka qenë shoku im i rinisë me të cilin ndamë ëndrrat tona `dhe kemi një djalë të mrekullueshëm, Gregun.
Tani shoku im i rinisë ndjek rrugën e ëndrrave të tij dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij.” Pra sipas këtij teksti duket qartë se Edi Rama po ndjek dhe sot të njëjtat ëndrra të përbashkëta që në kohën e martesës me Matildën. Aty lihej të kuptohej jo vetëm një njeri që ka ngelur idealisti i ëndërrimeve rinore, por edhe se ish gruaja (ndryshe nga ç’thuhej) ushqente të njëjtën simpati për ish bashkëshortin e saj. Këto deklarata ngjallën reagime të menjëhershme. Autori i emisionit Publicus, Artan Rama dhe disa portale opozitare hodhën dyshime dhe i kërkuan drejtuesve të mediave të Bolinos të botonin intervistën. Nën presion kjo ndodhi. Por duke parë videon (poshtë) kuptohet lehtë manipulimi.
Në atë që Makoçi ka thënë nuk përmenden as ëndrrat e përbashkëta të rinisë, e aq më pak lihet të kuptohet se Rama është ende dhe sot mbartësi i atyre ëndrrave. Togfjalëshi i dytë që është shtuar është: “nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’i uroj suksese në misionin e tij”. Ja se ç?ka thene fjale per fjale ajo: ? Më vjen shumë mirë që më përmendët një shok shkolle(montazh)?dhe është një shok i dashur i të gjithëve(montazh)? Edhe sot që është kryeministër është një njeri i afërt për të gjithë mesa shoh edhe gëzohem për sukseset që ka? porse djali që kemi(montazh)ndihmon(montazh) për të qënë një miqësi e sinqertë dhe pa shqetësime? (shih videon poshte). Këto janë pra fjalët që Matilda Makoçi, për më tepër e sëmurë dhe prej vitesh në efektin e ilaçeve ka thënë. Por ato janë transformuar dhe janë rregualluar.
Nuk ka kuptim këtu t’i hyhet diskutimit me qëllim apo jo. Atë e gjykon vetë çdo lexues. Ajo që bie në sy është se ky manipulim i shkon për shtat imazhit që Edi Rama kërkon të krijojë. Nëse në vitin 2000, ai përdori të birin adoleshent, për ta nxjerë në kamera para votimeve, nëse në vitin 2009, ai përdori ish vjehrin dhe vjehrën e tij që bënë thirrje publikut ta votonte, tani në prag të zgjedhjeve të 2016, duhej vetë fjala e ish gruas. Dhe mediat e Bolinos erdhën sërish në ndihmë, duke i vënë në gojë Matilda Makoçit, fjalë që nuk i kishte thënë. (Lapsi.al)
Këngëtarja Justina Aliaj, e cila ka përjetuar ferrin komunis...
Nga Rudina XhungaMatilda Makoçi u rikthye. Në një mbrëmje mo...
Intervista e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta dhënë për e...
Në një video të postuar në Facebook shfaqet një çiklist i ci...
Duket se zgjedhësit në SHBA po anojnë përditë e më shumë nga...
Ndeshjet e skuadrës kombëtare të futbollit shtyjnë edhe sean...
Emiljano Hoxha, i cili përgjgijet për sigurinë e portit të S...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar letren qe nje va...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dënuar me 4.5 vjet b...
Alfred Lela ngaterron opiumin me hashashin.Nje person, Alfre...
Kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, ka bërë një d...
Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqj...
Partia “Blushi” doli në skenë. Nuk ndalon më. Edi Rama pret ...
Përse partitë politike po mbushen me biznesmenë dhe njerëz q...
Pas takimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama në Universite...
Nuk kanë fund skandalet në Tiranë. Sot në mesditë, rreth ore...
Kreu i Departalemtit të Arsimit në PD, Luçiano Boçi ka reagu...
Partia Socialiste ka emëruar drejtues të lartë të saj, si kr...
Minatori 28-vjeçar Artan Gjeka është plagosur rëndë në një p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili është ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht janë arrestuar në D...
Një person është arrestuar në Përmet pasi kishte përshtatu...
Një oficer policie raportohet se është dhunuar një natë më...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi dënimin me 28 ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Viktor Orban-i kishte marrë masa për rastin kur do të humb...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...