Sa mandate mund të fitojë Ilir Meta
Zgjedhjet e vitit 2017 janë testi i së ardhmes politike të L...
Një vendim i qeverisë Rama, i ndërmarrë në ditët e para të tetorit, është prova se përralla e Rilindjes për shëndetësi falas, nuk qe asgjë më shumë sesa një skemë e hapur mashtrimi. Fjala është për dështimin e nismës që do të simbolizonte ?mjeksinë pa para?, asaj të chack up-it.
Këshilli i ministrave, ka paranuar se e ka paguar bashkimin e kompanive ?Marketing & Distribution? dhe ?Trimed, që fituan këtë koncesion, shumë më tepër sesa puna reale që ka kryer. Pra e thënë thjeshtë: një pjesë e 12 milonë eurove vjetore (koncesioni zgjat për një dekadë) që Rama i ka dhënë asaj që opozita e etiketon si klienten e tij, znj. Vilma Nushi, nuk kanë shkuar në analiza për qytetarët, por thjeshtë në xhepat e saj.
Sepse sipas llogarive, këtij shërbimi nuk i kanë besuar 475 mijë qytetarët për të cilët buxheti i shtetit shqiptar ka harxhuar paratë (lexo poshtë lajme Lapsi.al).
E gjithë kjo aferë shpërtheu pas një denoncimi të Partisë Demokratike e cila akuzoi qeverinë se po i shtonte ?klientes së Ramës? edhe 5 milionë euro të tjera shpërblim, duke e rritur moshën e njerëzve që mund ti nështrohen check-up-it, nga brezi 40-65 vjeç deri më tani, në 35-70 vjeç.
Në fakt, në reagimin e PD-së duket hapur që ka një ekzagjerim abuziv. Në arkën e kompanisë fituese nuk do të derdhen para të tjera. Pra, nga xhepat e shqiptarëve nuk do të rripen edhe 5 milionë euro më shumë, sikurse thotë opozita.
Por, ky abuzim, nuk shmang dot thelbin e së vërtetës.
Ajo dallohet kollaj në njoftimin që ministria e Shëndetësisë i ka bërë kësaj nisme të re.
Sipas dikasterit të Ilir Beqes, që e mbrojti edhe vetë këtë ndryshim gjatë një interviste në Top Channel, falë propogandës mashtruese të opozitës, qytetarët nuk i kanë besuar, në masën e parashikuar, kontrollit shëndetësor falas.
Dhe këtu hyjmë në rafshin e një idiotësie pa brirë. E para, sepse sipas këtij pretendimi, njerëzit që paskan një hall me shëndetin, dëgjokan më shumë Lulzim Bashën, sesa sinjalet e trupit të tyre. Dhe e dyta, sepse, në vend që të ankohet se opozita paska penguar shqiptarët të bëjnë Check-up, Rilindia duhet të shohë se përse ka bërë një parashikim të fryrë. Mos ndoshta për ti dhënë më shumë para kompanisë të përzgjedhur në mënyrë okulte?
Këtu me sa duket qëndron kleçka e kësaj manovre të re.
Kryeministri e ka paguar znj. Nushi sipas prognozës se në dyert e saj do të trokisnin 475 mijë vetë (Megjithëse ministria e shëndetësisë ka radhitur shumë shifra, ajo vetëm për një shifër nuk bën transparencë : sa shqiptarë e kanë bërë realisht Check-upin).
Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Dhe nuk ka ndodhur as për faj të opozitës, as për faj të mediave.
Muaj më parë në emisionin « Të paekspozuarit » të Ylli Rakipit, u publikua një dokument skandaloz sipas të cilit një qytetareje që qe shëndoshë e mirë dhe vazhdonte aktivitetin, i dilte proteina 25. Pak a shumë në të njëjtën kohë, në një editorial të vetin, Mero Baze, aspak armiqësor ndaj kësaj qeverie, aludonte se një fshat i tërë kishte firmosur sikur e kishte kryer kontrollin shëndetësor falas, gjë që çonte para të pastra në arkat e kompanisë.
Po ashtu, dyshimet e hedhura se një firmë e liçensuar për tregtim cigaresh dhe alkooli nuk mund të jetë kompetente për të kontrolluar shëndetin e shqiptarëve, e kanë rritur dozën e mosbesimit tek masa simbol e shëndetësisë falas.
Por, më e rënda në të gjithë këtë histori është mënyra se si ka reaguar qeveria shqiptare ndaj këtij dështimi.
Në vend që ti bënte pyetjen vetes se pse i ka dhënë një kompanie private më shumë para sesa ishte nevoja; Në vend që të ngrine dilemën se mos pas kësaj fshihej një vjedhje; Në vend që të mendonte të zvogëlonte shifrën e koncesionit 120 milionë dollarësh; Në vend të pyeste se çdo të ndodhë edhe nëse në të ardhmen njerëzit nuk shkojnë të bëjnë Check up, Edi Rama ka vendosur me një tjetër logjikë.
Sipas tij, kompania private duhet ti merrë me patjetër këto para, prandaj, në vend që të reduktonte shifrën, ai ka nxjerrë një vendim qeverie që shton gamën e moshës që mund ti nënshtrohet Check up-it. Pra, ai fton edhe rreth 350 mijë shqiptarë të tjerë të shkojnë për diagnostikim tek kompania e tij e preferuar.
E kotë pas kësaj logjike të ngresh pyetjen, se pse kur ishte e nevojshme nuk u përfshinë në të njëjtën skemë edhe 35-40 vjeçarët? Pse nuk u ingranuan që në fillim, ata mbi 65 vjeç?
E gjitha tashmë duket qartë. Nuk ka pasur as studim se cilat mosha kanë nevojë për kontrollin shëndetësor falas dhe as se sa do ti përgjigjeshin atij.
I vetmi merak ka qenë si të faleshin miliona dollarë, në emër të një kauze gjoja të madhe.
Prandaj, kjo që ka ndodhur mund të quhet pa frikë një vjedhje. Një grabitje e turpsheme në emër të ?shëndetësisë falas?. /Lapsi.al
Zgjedhjet e vitit 2017 janë testi i së ardhmes politike të L...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me fermerë dhe ba...
Sot deputeti Eduart Ndocaj, edhe ne cilesine e Anetarit te K...
Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksander Karpushin, ka dekl...
Lexoj Rudinën që kërkon të pranojmë pa dramë rikthimin e Mat...
Pas aktores së Portokallisë vjen një tjetër person që imiton...
“M’fal për shprehjen!” Ky është emisioni më i ri humoristik ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, prej disa kohësh ka filluar një f...
Ndalohet një shtetas i dyshuar për shfrytëzim të një shtetas...
Punëtorët e rafinerisë së naftës në Fier kanë protestuar mën...
Nëse mendoni se futbollistët edhe pse kanë një buxhet të mad...
Një makinë është djegur plotësisht mëngjesin e sotëm në zonë...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur para pak minutash në qyt...
Mbrëmjen e së martës së shkuar Kryeministri Edi Rama ka firm...
Nuk e kisha venë re, sepse nuk i lexoj fare disa gazeta, sik...
Klima yjore nuk do jete shume e përshtatshme për një ambient...
I ftuar në studion e ‘Opinion’ ish deputeti i PS, Koço Kokëd...
Në politikën e jashtëme, Kryeministri Rama ka “fluturuar” si...
Duke komentuar në studion e emisionit Opinion heqjen e manda...
Teksa ka folur për Reformën në Drejtësi, ish-deputeti Koço K...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...