Kush është emri që do të drejtojë Policinë e Durrësit
Ervin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Ervin Hodaj është renditur me 85 pikë në garën për drejtor...
Meqë Kosova ka kapacitet të krijojë më shumë telashe se ç’mund të zgjidhen gjatë një jete njerëzore dhe pamë se si degjeneroi debati në Kosovë e Shqipëri pas vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, ja dhjetë pika që mund të ndihmojnë në diçka që dukej se ishte e panevojshme para pak kohësh, normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri.
1. Kryeministri i Shqipërisë, sikur ai i Kosta-Rikës, Ganës dhe Malajzisë, kanë të drejtë të flasin për çdo gjë, përfshirë edhe Kosovën. Dhe nuk kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Kosovës, sepse nuk janë zgjedhur nga ta. Të thuash në Kosovë se Edi Rama guxon ta thotë këtë apo nuk guxon ta bëjë atë, e vë qytetarin e Kosovës në dy pozita eventuale. Një, të tifozit para ekranit televiziv, që i tregon trajnerit të një skuadre ndërkombëtare (a kombëtare, krejt njëjtë) se çka duhet të bëjë apo nuk mund të bëjë. Dy, të konsideruarit se kryeministri i Shqipërisë është një anëtar i familjes në tryezën e madhe, në të cilën mund t’i thuash gjithçka, përfshirë edhe se çka do të flasë apo të mos flasë në Beograd.
2. Kryeministri Rama nuk është anëtar i familjes kosovare. Nuk është vëlla i shqiptarëve të Kosovës. As shqiptarët e Shqipërisë, me një përjashtim, s?e kanë vëlla.
Edi Rama e ka vëlla Olsin. Dhe ky është vëllai i tij i vetëm. Edi Rama nuk e ka vëlla askënd tjetër brenda Shqipërisë dhe jashtë saj.
Ky është parim i rëndësishëm, sepse komunikimi me të nuk mund të bëhet si me një vëlla.
Dhe ky është parim i rëndësishëm, sepse për analizë racionale është e nevojshme të konstatohet se shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër me shqiptarët e Shqipërisë. Racionalisht, me përjashtim të atyre biologjikë, shqiptarët e Kosovës nuk janë vëllezër mes vete, siç nuk janë shqiptarët e Shqipërisë.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë për nga natyra e tyre juridike marrëdhënie mes dy shteteve sovrane. Qytetarët e Kosovës kanë, juridikisht, aq të drejtë që ta udhëzojnë se çka të flasë kryeministri i Shqipërisë sa kanë për kryetarin e Ganës dhe kryeministrin e Malajzisë.
Zyrtarët kosovarë, përfshirë edhe ministrin e Jashtëm, kur i thonë se nuk u nevojiten shërbimet e Edi Ramës, nuk i flasin vëllait. I flasin shtetit të Shqipërisë.
3. Tejkalimi i kornizës familjare është thelbësor edhe në një çështje kritike, mëmësia. Shqipëria nuk është nënë e Kosovës. Kosova nuk e ka nënë Shqipërinë. Shqipëria nuk është nënë e asgjëje. Kosova nuk është e bija e askujt. Shtetet nuk janë nëna. As janë bij.
Shqipëria është shtet i qytetarëve të saj me shumicë shqiptarë. Shqipëria nuk ka mbërritur, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve.
Kosova është shtet i qytetarëve të vet, në shumicë shqiptarë. Në pamundësi që Shqipëria, për shkaqe historike, të bëhet shtet i shqiptarëve, shqiptarët e Kosovës e kanë ndërtuar shtetin e vet.
4. Kombi shqiptar nuk ka një qendër. Pamundësia e ndërtimit të një shteti kombëtar ka krijuar tashmë dy shtete dhe shumë shoqëri autoktone shqiptare.
Kombi shqiptar është policentrik, shumëqendrash. Kjo do të thotë se nuk ekziston një autoritet i vetëm (shtetëror, kulturor) që përcakton shqiptarizmin, shqiptaren.
Kjo do të thotë se ndërtimi i identitetit kombëtar është një proces i gjallë, që është i ndërlidhur edhe me shtetndërtimin e shoqërive shqiptare.
Shqipëria dhe Kosova, si shtete, për nga natyra institucionale, marrin obligim për zhvillimin e identitetit kombëtar, ashtu siç bëjnë në nivele të ndryshme institucionale shoqëritë shqiptare në Maqedoni, Mal të Zi dhe Luginë të Preshevës.
5. Shqipëria dhe Kosova, dy shtete të kombit shqiptar, nuk mund të jenë fqinjë të rëndomtë. Shkalla e interaksionit dhe integrimit mes tyre domosdoshmërisht është më e madhe se mes shteteve të tjera. Shkalla e integrimit dhe interaksionit kërkon racionalizim të politikave, të formave të bashkëvendimmarrjes për sektorët që identifikohen si pjesë të zhvillimit të identitetit kombëtar. Racionalizimi i politikave nënkupton që ministri i Jashtëm i Kosovës të mos komunikojë me anë të intervistës televizive me kryeministrin e Shqipërisë. Dhe anasjelltas.
6. Kryeministri Rama ka mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë në Beograd. Interesi shtetëror i Shqipërisë është vendosja e marrëdhënieve sa më të mira me të gjitha shtetet, veçanërisht me ato me të cilat ekzistojnë problemet e hapura, sikur është rasti me Serbinë.
Kryeministri Rama, për më tepër, nuk ka bërë gjë më shumë se ç’kanë deklaruar udhëheqësit e Kosovës: edhe ata janë deklaruar se është interes shtetëror i Kosovës normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Rrjedhimisht, kryeministri Rama, duke mbrojtur interesin shtetëror të Shqipërisë, paska mbrojtur edhe atë që udhëheqësit e Kosovës e quajnë interes shtetëror të vendit.
7. Avancimi i interesit shtetëror të Shqipërisë i kryeministrit Rama në Beograd nuk qe në dëm të interesit të Kosovës. Në fakt, qe më i favorshëm për interesat e Kosovës se ç’kanë bërë udhëheqësit e Kosovës.
Në Beograd kryeministri Rama theksoi dy pika. Një, pengesë e marrëdhënieve mes dy vendeve është refuzimi i Serbisë që të njohë realitetin e Kosovës si shtet të pavarur. Dy, një kësi mohimi çon në situata absurde sikurse ajo e “Trepçës”, simbolika e një resursi të Kosovës, që po kontestohet nga Serbia.
Përderisa për kryeministrin Rama refuzimi i njohjes së shtetit të pavarur është pengesë në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, për ish-kryeministrin Thaçi edhe shpallja e Pavarësisë së Kosovës mund të negociohet. Ai dhe vartësit e tij pranuan, me vullnet të tyre, që Kosova, edhe pas shpalljes së Pavarësisë të përfaqësohet me një asterisk që e përshkruan si vend nën administrim të Rezolutës 1244 të OKB-së dhe Mendimit të GJND-së. Ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e tij pranuan se çështja e Pavarësisë së Kosovës është e kontestueshme, ndryshe nga kryeministri Rama.
Dhe, përderisa kryeministri i Shqipërisë deklaroi se resurset kosovare, sikurse është rasti me “Trepçën” janë të Kosovës, e njëjta gjë nuk ndodhi me kolegët e tij kosovarë. Në procesin negociator të Brukselit, ish-kryeministri Thaçi dhe vartësit e pasuesit e tij kanë pranuar se resurset kosovare mund të bashkadministrohen. I tillë është rasti me Marrëveshjen e telekomunikacionit, me të cilën pyetet Serbia se a do të ketë apo jo Kosova kod telefonik, një resurs i pastër ekonomik i shtetit të Kosovës.
8. Në avancimin e interesit shtetëror kryeministri Rama nënshkroi marrëveshje ndërshtetërore komunikacioni me Serbinë, një për rrugën, tjetrën për hekurudhë. Që të dyja do të lidhin Nishin me Durrësin.
Akuza që i është bërë është se ka bërë hesap pa hanxhiun, gjegjësisht ka nënshkruar një marrëveshje që detyrimisht përfshin edhe territorin e Kosovës, por duke mos i përfshirë zyrtarët kosovarë në marrëveshje.
Por, marrëveshja nuk ka të bëjë fare me Kosovën. Ka të bëjë me Berlinin. Kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan marrëveshje që të ndërtojnë autostradë deri te kufiri i Kosovës, çdonjëri nga ana e vet. Dhe, që këtë ta bëjnë me paratë e BE-së, gjegjësisht të “Procesit të Berlinit”. Kosova, e cila tashmë e ka të ndërtuar (deri diku) autostradën me paratë e veta ndoshta nuk ka pritur, sikur Serbia, që ta ndërtojë aksesin e vet në Durrës me para evropiane, sepse paratë evropiane nuk do të mund të shpenzoheshin pa mbikëqyrje sikur u bë me paratë e taksapaguesve kosovarë.
Marrëveshja e Ramës për autostradë nuk shkon në dëm të interesit të Kosovës. Përkundrazi , e valorizon atë, sepse e rrit mundësinë e qarkullimit, qoftë edhe transitor, prej Nishit në Durrës dhe anasjelltas.
9. Kryeministri i Shqipërisë ka më shumë elokuencë, paraqitje karizmatike dhe kapacitet provokues për debat intelektual dhe artistik se ç’kanë kolegët e tij kosovarë.
Kjo asimetri mund të korrigjohet në dy mënyra. Ose të ndalohet paraqitja e mëtejme publike e kryeministrit Rama. Ose që kolegët e tij kosovarë të avancojnë drejt më shumë elokuence, karizme dhe thellësie intelektuale.
Është e qartë se situatat e këtilla asimetrike nuk zhbëhen me një vendim, qoftë ndalimi, qoftë avancimi.
Asimetria, herë në favor e herë në disfavor të njërës a tjetrës shoqëri shqiptare, është tipar evident, dhe do të jetë një konstantë e procesit të ndërtimit të mëtejmë të kombit.
E ndërtimi kërkon më shumë komunikim, jo përjashtim nga ai. Kërkon më shumë Edi Ramë, jo më pak.
10. Kryeministri i Shqipërisë shprehu ambicien e tij që shqiptarët dhe serbët të pajtohen sikur bënë francezët dhe gjermanët.
Tingëllon bukur, është në interesin shtetëror të Shqipërisë, por nuk është e përsëritshme. Pajtimi historik franko-gjerman qe i mundur vetëm me okupimin e Gjermanisë, ndërtimin e një shoqërie demokratike gjermane nën institucionet e okupacionit dhe një katarsis kombëtar që mori përgjegjësinë kolektive për nazizmin dhe politikën e gjenocidit.
Pajtimi i këtillë mes shqiptarëve dhe serbëve nuk po pengohet prej shqiptarëve. Ai do të vijë kur Serbia të jetë një shtet demokratik, i cili duke u ballafaquar me të kaluarën e vet pranon përgjegjësinë kolektive të përndjekjes së shqiptarëve të Kosovës dhe me dorë të shtrirë e njeh Pavarësinë e Kosovës.
Themelues i Koha Ditore
Manchester City në faqen zyrtare të Facebook ka postuar një ...
Sot ne mesdite në rrugën nacionale Korçë – Pogradec, pranë k...
Mos u mundo asnjehere te arsyetohesh – miqte e vertet nuk ka...
Pica është një nga ushqimet më të preferuara dhe që konsumoh...
“Një parti e vogël…dhe pas saj Erdogani”. Ky është titulli i...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga Ministra të kabin...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar kl...
Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bën...
Bashkia e Tiranës do të nisë diferencimin e mbetjeve në buri...
Deputeti lezhjan Eduart Ndocaj kreu sot një vizitë në Komunë...
7 profesore te UET-se synojne te hapin nje debat te gjere mb...
Debati për largimin e deputetit Ben Blushi nga Partia Social...
Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Mikel Nikramaj si dh...
Dalina Azuni, 29 vjeçe nga Ndroqi ka inskenuar një grabitje ...
Duket gjithmonë e më qartë se Koalicioni është në ethe të pa...
Ka një fakt të pamohueshëm publik i thënë nga vetë pronari ...
Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami nuk është pare të...
Policia ka arrestuar shtetasin Alket Dhroso, nga Saranda, i ...
Kreu I Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu ka ...
Një tjetër zonjë ka dalë sot me akuza për ngacmim seksual ng...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...