“Kjo protestë më intereson, ajo e sikur-eve më neverit”/ Rama nxjerr mesazhin e protestuesit
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...
Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë opinioni publik njihet me masakrën elektorale në zgjedhjet për Bashkinë Dibër. Pamjet filmike, provat dhe rrëfimet e qytetarëve, që po dalin në dritë dita ?ditës, dëshmojnë pa asnjë ekuivok shitblerjen e votës me lek, favore apo punësim, nga të afërmit e kandidatit socialist e deri në drejtues të lartë të administratës dhe partisë, elementë që provojnë se vota e lirë në Dibër është asgjësuar totalisht. Për fat të keq, disa analistë, jo vetëm i injorojnë apo anashkalojnë këto fakte, por më së shumti rreken që barrën e përgjegjësisë për humbjen ta kalojnë të opozita dhe lideri i saj. Prej më shumë se dy vitesh, Rama është investuar maksimalisht me të gjitha mjetet propagandistike që të krijojë përshtypjes se opozita është ende e pa organizuar dhe pa një vizion të qartë dhe në vijim të kësaj dobësie nuk mundi të arrinte një sukses në Dibër, si një argument dëshpërues për zgjedhjet e përgjithshme që janë në prag.
E vërteta ka gjithmonë dy anë të medaljes. I mëshohet faktit se lideri i opozitës u investua shumë në këto zgjedhje, por harrojnë të thonë se investimi i kryeministrit ishte shumë herë më i madh. Komentojnë se lideri i opozitës angazhoi shumë burime njerëzore të opozitës, e cila shpaloste vizionin dhe projektin e kandidatit të saj për Dibrën, por harrojnë të thonë se kryeministri angazhoi të gjithë qeverinë, deputetët e mazhorancës në këto zgjedhje me një vizion ose devizë të vetme: O na votoni, ose zero financime, deviza me e turpshme përdorur nga një kryeministër, si e vetmja shpresë për të mbajtur sadopak lart moralin e një qeverisje në ikje e sipër, e dështuar në çdo aspekt.
Nga dita e parë e fushatës, ministri Gjiknuri u vendos në Dibër, me një pjesë dërrmuese të stafit të tij, duke braktisur ?de facto? ministrinë. Ndërkohë që ministrat e tjerë shkonin e vinin, thuajse çdo ditë, duke ushtruar presion, trysni ndaj administratës, bizneseve, por herë pas here edhe premtime apo favore, në një qasje perfekte ndaj politikës së kërbaçit dhe kulaçit. Gjithë administrata qendrore dhe lokale, bashkë me resurset e tyre, u vunë në dispozicion të kandidatit të mazhorancës, edhe pse në kundërshtim flagrant të ligjit elektoral, ndërkohë që elementët kriminalë, me mbështetje edhe të segmenteve të Policisë së Shtetit ishin bërë njësh me makinerinë zgjedhore të kryeministrit. Dhe të pretendosh se pati zgjedhje të lira, por opozita ishte e paaftë të fitonte është sa paradoksale po aq edhe naive. Vetë rezultati tejet e befasues, me 4 mijë vota diferencë, dëshmon jo dështimin e opozitës, por supermanipulimin me të gjitha mjetet e këtyre zgjedhjeve të pjesshme. Sigurisht që opozita në rast të një klime normale edhe mund ti humbte zgjedhjet, por diferenca kaq e madhe, e pa precedent në këtë zonë, provon jo fitoren, por grabitjen e zgjedhjeve, duk shënuar kështu precedentin më të rëndë në këto 25 vjet, asgjësimin e rotacionit politik nëpërmjet votës së lirë.
Bilanci i qeverisë Rama në raport me Dibrën, ashtu si edhe në gjithë Shqipërinë është zero. Asnjë premtim i mbajtur, as rrugën e Arbërit që e trumbetoi me aq zell, ndërkohë që varfëria është shtuar frikshëm. Po kështu edhe drejtimi i bashkisë në një vit ishte dështim i plotë. Atëherë me çfarë logjike votuesit dibranë në vend që të penalizonin keqqeverisjen, penalizuan opozitën, madje më fort se në vititn 2013?! Sigurisht që nuk ka as logjikë dhe as arsye që të ndodhte diçka e tillë. Nuk ka asnjë shpjegim logjik që Maqellara apo zona të tjera të reagonin kaq negativisht ndaj PD-së, e cila është në opozitë prej tre vitesh në rang kombëtar e prej një viti në rang lokal.
Ka vetëm një shpjegim logjik. Zgjedhjet e pjesshme në Dibër ishin prova gjenerale e vijimësisë dhe asaj se si do të jenë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, në Republikën e Hashashit. Rama ka provuar qartë se i vetmi vizion apo program për të marrë dhe mbajtur pushtetin është blerja votës me çdo mjet. Blerja e hapur e votave në zgjedhjet e pjesshme në Korçë, vetëm pak muaj pas marrjes së pushteti, edhe pse askush nuk vinte në diskutim fitoren e së majtës në atë kohë, është dëshmi kokëfortë e metodave të tij.
Përfshirja e elementëve me precedentë kriminalë në strukturat e partisë, katapultimi i tyre në Kuvend e më pas në krye të Bashkive në 2015 i shtoi edhe një tjetër element blerjes së votës; shantazhin, kërcënimin e votuesit. Jo pa qëllim, sapo erdhi në pushtet u kujdes që Shqipëria të kalonte nën regjimin e shtetit policor, duke e vendosur policinë edhe si zgjatim të krimit të organizuar, në mbrojtje të pushtetit dhe fitimeve marramendëse që sjell hashashizmi i vendit. Dhe Dibra është pjesë e kësaj tabloje që me aq ?talent? vizatohet prej tre vitesh nga Rama. Shefi i komisariatit Dibër ishte pikërisht nyja lidhëse mes strukturave të korruptuara të shtetit dhe grupimeve kriminale, klaneve të narkokultivimit dhe trafikut të hashashit, të cilat nuk reshtën së ushtruari presion, e intimiduar, ditën dhe natën. Por, për këtë e gjithë faktet e mësipërme nuk mund të fajësosh opozitën. Kërcënimi i administratës dhe presioni për fotografimin e votës janë një tjetër provë se koncepti i votës së lirë ka rënë përfundimisht dhe për këtë nuk është faji i opozitës apo lidershipit të saj. Ishte opozita, në bashkëpunim me qytetarët që kapën në flagrancë shefin e komisariatit e dhjetëra drejtues vendore të administratës e partisë Socialiste që tentonin të blinin votat. Nëse opozita nuk do të kishte bërë atë qëndresë që bëri, së bashku me banorët e Dibrës, rezultati do shkonte në 99.9%. Në kushte të zgjedhjeve normale mund të referoheshin problematikat, defektet apo mangësitë që natyrshëm reflekton opozita, në tërësi apo në zgjedhjet e Dibrës në veçanti, dhe në këtë kuadër ka ende për tu bërë, por ato do ishin të tepërta, ashtu si në historinë e moçme se kambanat e fshatit nuk binin për shtatë arsye.
Sot Shqipëria përballet me një realitet të ri në raport me votën e lirë. Raporti i ODHIR damkosi rëndë mungesën e standardeve demokratike në zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe përbën dëshminë më të qartë për këtë realitet të hidhur.
Diktatura e urisë që kanë instaluar rilindistët dhe lidhjet e forta me krimin e organizuar, po tentojnë depersonalizimin e individit e po zhdukin konceptin e zgjedhjeve demokratike e votës së lirë, ndërkohë që punësimet politike kanë zhbërë krejtësisht administratën publike, duke futur konceptin primitiv: një votë, një vend pune, si plaçkë lufte politike.
Fatkeqësisht, Shqipëria e ditëve tona është një pasqyrë e Kolumbisë së mesit të viteve ?60, e cila ra në dorën e trafikantëve të kokainës, rezultat i politikanëve lakmitarë e të papërgjegjshëm. Opozita ka misionin dhe detyrën ti thotë ndal këtij sistemi të kalbur dhe më parësore në këtë kuadër është qeveria teknike, si e vetmja mundësi për garantimin e një minimumi demokratik në zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës. Kjo do të bënte të mundur vijimin e dekriminalizmit që Rama e ka stopuar, përmbylljen e reformës zgjedhore, asaj në drejtësi dhe funksionimin normal të pushteteve të tjera të pavarura që Rama dhunshëm mundohet ti mbajë nën kontroll. Kjo nuk është thjesht beteja e misioni i opozitës. Ndalja e kolumbianizmit të Shqipërisë është sot detyra dhe misioni i çdo shqiptari, kudo jeton, që beson te një ardhme europiane për atdheun e tij.
Ministri Manjani ka folur edhe për blerjen evotave në Dibër....
Sot në orën 10.00 nis seanca plenare e të enjtes ne Kuvendin...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur i prerë në...
AKU: Analizat e qofteve dolën pa ngarkesë mikrobike, laborat...
...
Sot do bëni te pamundurën te riktheni qëndrueshmërinë dhe re...
Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njof...
Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e sheh BE në një k...
Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ...
Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur m...
Citynews ka mundur te siguroje te plote fjalen e ish-nenkrye...
Përtej retorikës për vjedhje apo blerje votash, humbja e the...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pranoi humbjen në zgjedhjet në...
Policia e Durrësit ka ndaluar tre persona të cilët dyshohen ...
Në Plepa të Durrësit këtë të mërkurë u mbajt një konferencë ...
Pronari i punishtes: Kam shok zv/drejtorin e AKU-së,Kreshnik...
Enno Bozdo, njeriu që po reformon PD e Durrësit dhe që ësht...
Zgjedhjet ne Diber ishin trashja e rradhes e zullumit…Kete r...
Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Një grup që u shpalos si risia e opozitës. Koordinatorët e B...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Pado...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...