Skandali: Gjyshi i Enno Bozdos dënon me vdekje shqiptarët në vitin 1945, nipi i tij merr përsipër të reformojë PD-në e Durrësit
Enno Bozdo, njeriu që po reformon PD e Durrësit dhe që ësht...
Pronari i punishtes: Kam shok zv/drejtorin e AKU-së,Kreshnikun
Dhjammë derri, pastë pulë, stomak pule dhe erëza. Këta janë përbërsit e qofteve që shiten nëpër rrugët dhe marketet e Tiranës.Tregtarët mashtrojnë me etiketat ku reklamojnë se qoftet kanë përmbajjte mishi vicci.Vendin e mishit të viccit e kanë zënë stomakët e pulave dhe dhjami I derrit.
Tirana, por dhe shumë qytete të tjera, janë kthyer në një qebaptore të madhe, pasi qoftja është një nga produktet që konsumohet nga të gjitha shtresat dhe moshat. Nisur nga fakti që në çdo rrugë kryesore të kryeqytetit, zgarat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut, Fiks Fare realizoi një investigim mbi mënyrën e prodhimit të qofteve, me çfarë mishi përgatiten, përbërësit që i hidhen brenda gjatë përpunimit dhe kushtet higjieno-sanitare.
Vëzhgimi u krye në disa rrugë kryesore, si ajo e Kavajës, e Durrësit, qendra e Tiranës, etj, ku çmimi i një qofteje varion nga 20-25 lekë. Çmimi i lirë lidhet edhe me konsumimin e saj në masë. Në të gjithë vendin janë 52 punishte të përpunimit të mishit. Numri më i madh i tyre është përqëndruar në qarkun e Tiranës. Plot 34. Në këto kushte, gazetarët e Fiksit shkuan në një nga pikat e prodhimit të qofteve, që ndodhet pikërisht në Laprakë, e cila nxjerr qofte në treg me etiketën ?Xhois?. Në këtë punishte u bisedua me prodhuesin, i cili pretendon që shet qofte me mish gjedhi. Të tillë edhe e reklamon. “Nuk janë qofte derri, janë gjedhi, janë importi. Kam edhe qofte për hamburgerë, por ato i marrin shkollat. Ato nuk janë për zgarë, janë për fastfood”, thotë pronari i punishtes gjatë bisedës me gazetarë e Fiks Fare.
Por për të verifikuar fjalët e pronarit të kësaj pike, Fiks Fare shkoi në një pikë frigoriferike, ngjitur me punishten. Punëtori i frigoriferit tregon sesi prodhohen qoftet. Ai na jep formulën e prodhimit të qofteve. Në këtë formulë vetëm mish gjedhi nuk ka.
Sipas tij, ata që prodhojnë qoftet, u hedhin 70% pastë pule, erëza, stomak pule dhe dhjamë. Tregojnë se punishtja që ka xhiruar Fiks fare furnizohet tek ata dhe merr pastë pule, stomak pule dhe shumë pak shpatull derri për të prodhur qoftet.
“Tani pasta e pulës është gjithë brumë i përgatitur. Përzihet me shpatull derri, hidhen erëzat dhe bëhet qoftja. Kjo nuk ka kockë, as ajo nuk ka kockë. I hidhet 70 % pastë pule nga ata që duan të fitojnë, pasi kjo është më e lirë. I hedhin pak mish, i përziejnë dhe hanë mileti”, thotë punëtori i pikës frigoriferike.
Të gjitha këto u verifikuan edhe nga inspektorët e AKU, të cilët ushtruan kontroll në punishten e zbuluar nga Fiks Fare, ku vërtetohet se mish gjedhi nuk ka fare. Gjatë inspektimit, as teknologu dhe as drejtuesi teknik, nuk ndodhen në punishte. Pronari i saj, gjatë bisedës me inspektoren, kur ajo e pyet nëse ka përdorur mish gjedhi, ai e mohon një gjë të tillë. Ai pranon se ka përdorur mish derri, stomak pule, etj, por jo mish gjedhi. Madje, atij i gjendet sasi mishi me datë të kaluar skadence, ngjyrues, e shumë produkte të tjera, që nuk lejohen. Në këto kushte, gjatë kontrollit të AKU-së, pronari i punishtes i drejtohet bashkëpuntorit të Fiks Fare, për të cilin mendon se është inspektor i AKU-së, se a do të marrin ndonjë lekë.
Ai këkron të hyjë në Pazar me bashkëpuntorin e Fiks fare, duke menduar se është inspector I AKU-së. Gjatë bisedës që bën me të lë të kuptohet se grupin e mëparshëm të inspektimit që I kishte shkuar për kontroll e kishte paguar.
“Me thuaj pazarin. Sa do? Ik e bëj muhabet. Grupi që ka qenë përpara ka marrë nga një 50 ?she. Sa doni ju? 150? A do merrni ndonjë lek ju, apo çfare do bëni?”, i thotë pronari bashkëpuntorit të Fiks fare, duke menduar se ishte inspector I AKU-së
Madje, me qëllim për të shpëtuar nga penalizimi, prezantohet si miku i Kreshnikut. MAdje disa here gjatë bisedës me bashkëpuntorin e Fiks fare përmend emrin e Kreshnikut, I cili mban postin e zv/drejtorit të përgjithshëm të AKU-së.
?Jam shoku i ngushtë i Kreshnikut, s’jam duke e marrë fare në telefon. Kreshniku m’i ka bërë. E kam shok të ngushtë. Thuaj tani që është shoku i Kreshnikut”, i drejtohet pronari i punishtes bashkëpunëtorëve të Fiks Fare, i cili do të vijojë investigimin gjatë ditëve të tjera.
Në fund të këtij kontrolli inspektorët e drejtorisë së AKU-së, Tiranë vendosën të bllokojnë punishten ku prodhoheshin qoftet deri në përfundim të analizave
Enno Bozdo, njeriu që po reformon PD e Durrësit dhe që ësht...
Zgjedhjet ne Diber ishin trashja e rradhes e zullumit…Kete r...
Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Një grup që u shpalos si risia e opozitës. Koordinatorët e B...
Prokuroria e Dibrës ka filluar hetimet pas denoncimit në emi...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimjin për grupin krim...
Kreu demokrat Lulzim Basha ka dhene nje prononcim per mediat...
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht, dy punonjës të ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Më datë 13.09.2016, në fshatin Mazhe e Vogël, Krujë, është ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka komentuar debati...
Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemad...
Sot në mesditë, tri korsitë e autostradës për hyrjen në Tira...
Mbjellja e kanabisit, mbullimi i Shqipërise me bimën “cudibe...
Ardian Olldashi vëllai i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratik...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka inspektuar në terren p...
Rikthimin e neneve të ligjit për importin e plehrave në Shqi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...