Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Në Plepa të Durrësit këtë të mërkurë u mbajt një konferencë me titullin bombastik ? Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm.? Normalisht në konferencë nuk mund të përbënte lajm fjalimi i zv/kryeministrit Peleshi, që për nga niveli ishte edhe më poshtë sesa fjalimet patriotiko-panergjiste, që mbante ish kryeministri Majko si fjala vjen i atij të tunelit nën Detin Adriatik! Lajm ishte fjalimi i Sh.T. Ambasadorit LU.
Ndër të tjera Ambasadori LU lëshoi një breshëri konstatimesh për me demek suksese në luftën anti terror në Shqipëri. Të tilla konstatime janë thjesht të pathemelta dhe ose tregojnë një padituri ulëritëse të shkruesve të fjalimit të ambasadorit ose ndoshta mund kemi të bëjmë edhe me një operacion, që rusët e quajnë ?maskirovka? (false flag operation).
ISIS-i ndërron e rindërron strategji
Ambasadori përgëzoi qeverinë shqiptare për reduktimin e numrit të shqiptarëve, që shkonin mish për top në Siri nga 90 copë 2-3 vite më parë në zero. Faktikisht ky reduktim nuk ka të bëjë me punën e mirë të administratës shqiptare (qeverinë e Edit + SHIK-un e Vishos), por me ndryshimin e strategjisë së Kalifatit Islamik. Nga Raqqa me kohë e me vakt madje shpesh edhe me mesazhe të publikuara në revistën islamike ?Dabiq? janë transmetuar instruksionet e reja, ku ithtarëve të Daesh-it, nuk u kërkohet më të shkojnë e të banojnë në territoret e Kalifatit Islamik, por të luftojnë në vendet e tyre të origjinës e të vrasin të pabesët me c?tu gjindet në duar. Ka ndonjë muaj së paku, që një direktivë e re është transmetuar nga Kalifi Al Baghdati. Ithtarët e ISIS-it tashmë përsëri duhet të vinë në Siri e Irak të stërviten për luftë guerrilje urbane dhe të rikthehen në vendet evropiane nga u nisën, me qëllim që t?i godasin ?tagutët? e ?qafirët? në shtëpitë e tyre. Kjo direktivë e re për Shqipërinë është mjaft e rrezikshme sidomos në dritën e zhvillimeve më të fundit në hierarkinë ushtarkao-civile tëe ISIS-it. Prej disa muajsh elementë të spikatur me origjinë arabe, cecene dhe ingushe të Daesh-it po vriten nga bombardimet e aleatëve apo nga forcat tokësore kurdo-iraniano-irakene-Asaddiste. Ky skartim personeli komandues ka bërë që të krijohet hapësirë për elementët shqiptaro-kosovarë në rradhët e ISIS-it që të ngjisin shkallët e karrierës. Pikërisht kjo rritje në karrierë ka bërë që ?hyzmetqarët? e Lavdërim Muhaxherrit tu bëjnë thirrje bashkëkatundarëve të tyre që nga Kacaniku në Cair, që nga Leshnica në Gërmenj të Lushnjes, që të vrapojnë për në territoret ende nën sundimin e ISIS-it. Normalisht për kasapin Muhaxherri më shumë shqiptarë në dispozicion do të thotë më shumë potencial për karrierë personale në rradhët e terroristëve. Faktikisht trendi dhe kahu i ri i lëvizjes së dishempujve të Al bagdati tashmë ka filluar. Në Kosovë sapo janë identifikuar rastet e para të personave, që kthehen në Atdhe pasi janë stërvitur na kampet e terroristëve dhe kanë bërë ?praktikë mësimore? duke u përleshur me milicitë kurde. Po ashjtu në Kosovë dhe FYROM ka rifilluar shkuarja e shqiptarëve për të kryer nga ?një kurs afatshkurtër kualifikimi? në fushëbetejat e Sirisë e Irakut, për tu kthyer më pas në Ballkanbashkë me eksperiencën vrastare. Besoj se një trend i tillë duhet të jetë në process e sipër në Shqipëri, por OJQ-të mercenare nuk e kanë identifikuar ende!
Në thelb amabsadori LU në rastin më të keq tha dicka të pavërtetë në rastin më të mirë kishte ngelur sic themi ne shqiptarët hala te ura, kur drejtimi i lëvizjes së besnikëve të ISIS-it ka gati dy muaj, që ka ndërruar kah. Deri sot nuk ka goditje terroriste të ISIS-it në Shqipëri jo për meritë të organeve ligjzbatuese shqiptare dhe të aleatëve tanë euro-atlantikë, por sepse ISIS-it nuk i duhen ende akte terroriste në Shqipëri. Njëlloj si Greqia deri më sot dhe Belgjika deri dje Shqipëria për ISIS-in është një fidanishte rekrutimesh, një trampolinë për të dhënë goditje terroriste në Europë, dhe ndryshe nga dy vendet e mësipërme edhe një depo armatimesh, municionesh e lëndësh plasëse për të armatosur operativët e vet në shtete të ndryshme europiane.
Kallp burimi i informacionit
Në këtë deklaratë të le shije të hidhur edhe fakti, që burim i informacionit të ambasadorit LU janë shkarrashkrimet për të rrjepur fonde euro-atlantike të prodhura nga një OJQ shqiptare me pronar një ish spiun të Sigurimit të SHtetit me pseudonimin ?Arsimtari?. Theksojmë se kjo OJQ e jo vetëm kjo pasi gllabërojnë dollarët e USAID-it, eurot e Brukselit nuk përtojnë të mbushin xhepat me dinarë Serbie, rubla Rusie madje edhe me rialë nga Teherani. Pikërisht pronari i kësaj OJQ-je dhe jo vetëm ai veprojnë sipas thënies brilante të Shokut Zylo të Dritëro Agollit: Demkë more Demkë kakaris në furrikun tim dhe vezët i bën në furrrikun e shokut Q. Të tillë OJQ-irsa kakarisin te ?Furriku Rilindja Ridge? dhe vezët i bëjnë te ?Rezidentura? e ish vilës së Bab Myslymit!
Refugjatë përzjerë me terroristë?!
Ambasadori LU i nisur nga fakte reale për penetrimin në Europë të operativëve të ISIS-it të fshehur mes turmave të refugjatëve e në mënyrë shabllone e futi edhe Shqipërinë si të rrezikuar nga një fenomen i tillë. Al Bagdati me një marifet të tillë thjesht zbatoi mendimin e Mao Ce Dunit, që komunistët kinezë për t?i shpëtuar japonezëve duhet të lundrojnë si peshqit në det në mes të popullit të madh kinez. Faktikisht vërshimi i refugjatëve të luftës nëpër Ballkan drejt Europës nuk kaloi nëpër Shqipëri, pra nuk ka kurrfarë rreziku, që në turmat inekzistente prej mijëra refugjatësh të ketë tek tuk ca dyzina me operativë të Daesh-it. Shqipëria realisht përdoret si placdarm për të dërguar tërroristë dhe armatime kundra objektivave europiane, por duke bashkëpunuar me bandat e strukturuara kriminale shqiptare, në ndonjë rast edhe me nëpunës e politikanë shqiptarë. Tashmë bandat kriminale shqiptare për para jo aq për ideologji apo fe po bashkëpunojnë aktivisht me operativët e Al Baghdatit në Shqipëri por edhe në disa vende europiane.
Ambasador besoj se është njoftuar nga vartësit e vet, që pista shqiptare e kasaphanës së Nicës shkonte përtej Gravinës apo Altamurës në Pulje, po, po shkonte deri në Fier duke pasur edhe një ?metastazë? ndër bandat shqiptare në hinterlandin e Milanos. Armët shqiptare prodhim sovjetik, kinez apo të Cekinit të Gramshit tashmë kanë arritur edhe në periferinë e ndonjë qyteti hanseatik në Gjermani, apo ndonjë qyteze në pellgun qymyrguror të Saarit afër kufirit francez! Pikërisht për të tilla meselera i duhet Daesh-it Shqipëria, kriminaliteti shqiptar, por edhe segmente tahmaqaro-idiote të poltikës.
Kriminelët shqiptarë kundrejt pagesave të msajme po i dërgojnë operativët e ISIS-it në Europë me det (gomone, skafe, anije mallrash gjenerale e ndonjë rast edhe me target) e me ajër, me avionë ultra të lehtë. Besoj se plantacionet rreth fshatit me emrin simpatik Ujanik dicka duhet t?i kujtojnë diplomatëve amerikanë jo thjesht bimën cudibërëse me tre gjethe!!! Kriminelët e disa politiqenër shqiptarë jo vetëm po i dërgojnë në Europë kasapët e ISIS-it, por edhe po i pajisin me pasaporta biometrike të prodhuara false nga sitemi, duke u dhënë kështu identitet të dyfishtë. Për më shumë info për të tilla pasaporta mund të pyetet edhe ndonjë shtetas amerikan aksioner në prodhimin e pasaportave biometrike.
Edhe në Magreb?!
Bregdeti shqiptar po i shërben ISIS-it jo vetëm si trampolinë për të ?kërcyer? drejt brigjeve europiane, por edhe drejt vendeve të Magrebit, si për të dërguar furnizime për luftëtarët me flamuj të zinj, ashtu edhe për të rimbushur rradhët e tyre tashmë, që milicitë e Misuratës nga toka dhe bombardimet nga qielli po i shfarosin në Sirte. Tashmë krahas rrugës së Cadit, Nigerit apo Burkina Fasos (milicia anti Balaka), po përdoret edhe rruga detare për të dërguar kuadro arabë (sirianë, irakenë e jordanezë) në përforcimi strukturave drejtuese të të ashtuquajturit elajet të kalifatit në Libi. Kam parasysh këtu, anijen që EYP-i grek për arësy shtetërore e la të lirë, ndonëse DGSE-ja franceze e dha alarmin në kohën e duhur. Ngadonjë herë ?furnizimet? nga Shqipëria për në Magreb bëjnë një xhiro me anije paraprakisht nga porti istrian Rasa, para se t?i drejtohen Afrikës së Veriut. Për këtë historinë e anijes, që u nis nga Durrësi për në Portin Rasa le më pas undroi për në Afrikën e Veriut, Sh.T. Ambasadori LU fare mirë mund të pyesë edhe atë ish ?novinarkën? e Radios 101, se coc mund ta informojë.
Kriminelët shqiptarë tashmë janë bërë mëse internacionalë. Kanalet e tyre të trafikut të drogës apo të kontrabandimit të cigareve janë për nga shtrirja dhe kapacitetet janë bërë me të vërtet të rrezikshme. Finacimi i veprimtarisë terroriste nëprmjet trafikut të cigareve por edhe nëpërmjet trafikut të drogës kokainës tashmë është përhapur nga Porti i Tivarit me shqiptarë etnikë të besimit katolikë (Sic!) miq të Gospodarit Gjukanovi e deri përtej atlantikut në La Pazin e largët.
Ambasadori LU e quan sukses të madh burgosjen e një grushti ushtarësh të ISIS-it në Tiranë. Faktikisht për shtetin shqiptar, kjo është një fitore si ajo e Pirros. Nën shembullin e sivëllezërve të tyre në burgjet europiane (sidomos ato belge e franceze) këta mjekrraxhinjtë tanë po zhvillojnë një veprimtari të ethshme proselitizmi në rradhët e të dënuarve. Një propsagandë e tillë pas hekurave të burgjeve të kujton situatën në burgjet franceze, belge, por edhe në Abu Grajb një dekadë më parë. Po po në Abu Grajb, ku ish ushtaraku bathist e sadamist u radikalizua e u shndërrua në Al Baghdatin e sotëm.
Në këtë derexhe, që kanë shkuar gjërat në Shqipëri aksesi në databazin e FBI-së hyn shumë pak në punë. Këtu nuk kemi të bëjmë me padituri, mungesë informacioni, mos pasje të dhënash etj. Këtu kemi të bëjmë me dëshirë të kundërligjshme të nëpunësve shtetërorë e të politikanëve shqiptarë për të bërë para! Kur nuk ke dëshirë për të luftuar terrorizmin, të rruatë databazi i FBI-së!
Mendoj se nuk ka asnjë gjë të keqe, madje është akt patriotik për OJQ-irsat shqiptarë, që fondet e të huajve të përcaktuara për tu shpenzuar-shpërdoruar për konferenca e seminare pa bukë më mirë të harxhohen në Shqipëri sesa në ndonjë vend afrikan apo në ndonjë ish republikë sovjetike në Azinë Qëndrore. Nëse bëhet fjalë përtë harxhuar fonde për të drejtat e pederasëve, për mbrojtjen nga dhuna e ligë (cruelty) e qenve të rrugës, për mosdiskriminimn e romëve apo për ndërprerjen e praktikave të dhimbshme me arinjtë në kafaze të ngushta e të pista apo edhe për të cliruar arinjtë, që kërcejnë rrugëve (dancing bears) nuk ka asnjë gjë të keqe. Sic e kam shkruar edhe në një artikull tjetë, kur kemi të bëjmë me luftën kundra terrorizmit nuk mund të bëjmë as shaka e as para qyl, se të tilla opereta si ajo e Plepave këtë të mërkurë janë si qemania e Nastradin Hoxhës, që i dëgjohet avazi sabajle!
GJERGJ THANASI
Pronari i punishtes: Kam shok zv/drejtorin e AKU-së,Kreshnik...
Enno Bozdo, njeriu që po reformon PD e Durrësit dhe që ësht...
Zgjedhjet ne Diber ishin trashja e rradhes e zullumit…Kete r...
Në përmbyllje të vizitës së tij zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Një grup që u shpalos si risia e opozitës. Koordinatorët e B...
Prokuroria e Dibrës ka filluar hetimet pas denoncimit në emi...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimjin për grupin krim...
Kreu demokrat Lulzim Basha ka dhene nje prononcim per mediat...
Policia e Pogradecit ka proceduar penalisht, dy punonjës të ...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës ar...
Më datë 13.09.2016, në fshatin Mazhe e Vogël, Krujë, është ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka komentuar debati...
Deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemad...
Sot në mesditë, tri korsitë e autostradës për hyrjen në Tira...
Mbjellja e kanabisit, mbullimi i Shqipërise me bimën “cudibe...
Ardian Olldashi vëllai i deputetit të ndjerë Sokol Olldashi ...
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratik...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka inspektuar në terren p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...