“Vrasja e efektivit duhet të hetohet”/ Berisha akuza Hitës: Në vend të dorëheqjes kërkon të mbrojë karrigen e tij
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka kërkuar hetim të thelluar në ...
Sa herë që Ben Blushi flet në parlament, populli edhe ?i majtë? edhe ?i djathtë?, apo në mes qoftë, braktis çfarë ka përpara kur ai del në TV. Njerëzit shtyjnë mënjanë filxhanin e kafes, telefonin, kompjuterin, gratë i harrojnë pjatat në lavaman, burrave u ngelen zaret e tavllës në dorë, Braçia në sallë ngrin, Meta vëzhgon grupin e deputetëve socialist, Ruçi kruan kokën, Balla bën sikur nuk e ka mendjen, Fevziu, Bushati, Lesi hedhin tituj me shpejtësinë e dritës, Berisha buzëqesh sikur i kanë vjedhur fjalimin e radhës?Në fund, pasi ?bomba? e ka konsumuar plasjen, të gjithë janë në një mendim, duke tundur kokën dhe psherëtirë; I fortë, i fortë shumë ky fjalimi i Blushit!
Dhe kështu u bënë një kohë e gjatë që të enjte pas të enjteve, dëgjojmë fjalimet e forta të Blushit dhe pas tyre vërshimin e komenteve të tipit, ?e shkatërroi fare Ramën, e degjeneroi Rilindjen, e bëri të flasë me vete kryeministrin, e meku, e zverdhi??.
Edhe unë hyj te ata që mendoj se fjalimet e Blushit në parlament janë të forta, ngre probleme madhore, dekripton shpesh falsitetin dhe mashtrimin e të ashtuquajturës Rilindje, kanë stil e batuta pikante. Por nuk jam vetëm unë, që pas kësaj oratorie bëj gjithmonë ca pyetje të thjeshta: Përse nuk ja ndien fare Edi Ramës, për ato që thotë Ben Blushi? Cilat janë arsyet që Rama për çerekun e këtyre sulmeve dhe deklaratave flaku pa pikë problemi nga partia, edhe kur ishte ende në opozitë, figura të tilla të PS-së, si Arben Malajn, Petro Koçin, Marko Bellon, Taulant Deden, Kastriot Islamin, Koço Kokëdhimën (etj etj, se rradha e ?armiqve? është e gjatë për ti përmendur të gjithë) dhe Blushin ?e fal?, e ruan?
Për të mos rënë pre e teorive të konspiracionit, por vetëm duke i qëndruar fakteve dhe sjelljes politike të Blushit në kohë, në raport me Edi Ramën, PS-në, opozitarizmin dhe interesave të tij vetjake, le të shtrojmë çështjen se kujt kauze i shërben faktikisht ai.
Që të mos shpërndahemi le ta trajtojmë figurën dhe aksionin politik të tij, në tre dimensione; ?Blushi i Ramës?, ?Opozitar si Berisha? dhe ?Beni si Armando?.
Përse Rama e kursen Blushin?
Le tu kthehemi shkurt arkivave të Partisë Socialiste, duke tejkaluar spastrimet që Rama me ndihmën decizive të Blushit ka bërë që kur rrëmbeu partinë nga Nano për përmbysjen e lidershipit të PS-së, në funksion të katapultimit të sektit të tij, që më pas do ta pagëzonte ?Rilindje?.
Në kongresin e fillimprillit të vitit 2007, Petro Koçi së bashku me një grup jo të vogël deputetësh dhe eksponentë të lartë të PS-së, tentuan që nëpërmjet një rezolute ti jepnin fund autokracisë antistatutore të Ramës në parti. Delegatët u çanë në dy kampe të ndryshme. Me Koçin u bashkuan Pandeli Majko, Taulant Dede, Arben Malaj, Kastriot Islami etj. Madje edhe Taulant Balla deri në një farë rruge, kur ende nuk ishte konvertuar nga nanoist në ramist të thekur. Ajo që denonconin ata në atë kohë ishte siç deklaronte Petro Koçi: ?Se në PS vazhdon praktika e faktit të kryer, që pastaj e detyron kongresin për të ndryshuar statutin sipas faktit të kryer?. Kjo fjali tingëllon sikur e ka thënë vetë Ben Blushi, sepse kështu shprehej fiks fare në kongresin e fundit ku kritikonte Ramën, se ishte kryetar i jashtëligjshëm dhe bënte si të donte me statutin.
Por jo. Blushi në atë kohë ishte krahu i djathtë i Ramës dhe pasi ky u rizgjodh kryetar me 99% të votave, flaku tutje Pandeli Majkon dhe Blushin e emëroi kryetar të grupit parlamentar.
Rama ndaj Blushit dhe anasjelltas, nuk kanë shfaqur kurrë hapur ndonjë ?dashuri të madhe?, por koordinimi i tyre për punë që i dinë vetë ata, brenda dhe jashtë partisë, ka qenë gjithmonë perfekt. Rreth 6 muaj më vonë me rastin e zgjedhjes së presidentit nga grupi parlamentar i PS-së, pati rrjedhje votash të cilat ishin edhe vendimtare për zgjedhjen e Bamir Topit. Pas kësaj Blushi dha dorëheqjen nga kryetar i grupit, duke treguar se këtë e bënte si përgjegjësi politike dhe integritet personal. Po çfarë përgjegjësie kishte Blushi për deputetin e Elbasanit Bukurosh Stafa përshembull, të cilin si tregoi koha, Rama gjithmonë e ka pasur mik e tani e ka rehabilituar, që sot Blushi të akuzojë se nuk bëhet Rilindja me ?Bukuroshin e Saliut?? Pavarësisht se dorëheqja e atëhershme e Blushit tingëlloi si një veprim i një politikani me integritet, përfituesi i madh ishte Edi Rama. Përpara se përgjegjësia e tradhtisë së një pjese të deputetëve të bjerë mbi kryetarin e grupit, ajo është direkt e kryetarit të partisë. Me pak fjalë, edhe në këtë rast që Blushi nuk lë rast pa e përmendur, u bë as më shumë dhe as më pak, një barrierë për përgjegjësinë direkte të Ramës, për të mos thënë që si tregoi koha për marrëdhëniet e tij me Bamir Topit, ka qenë pikërisht ai që i ka nxitur ?renegatët? drejt atij veprimi.
Më pas i vjen radha, të famshmes Lëvizje e Mendimit Ndryshe në PS. Se si u mbyll kjo histori të gjithë e dimë; Rama i linçoi fillimisht, pastaj i flaku pa asnjë pikë mëshire anëtarët e saj, emra të mëdhenj për partinë deri atëherë, kurse Blushit që i tërhoqi drejt asaj ?aventure?, nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë.
Dhe ja ku jemi. Deputeti-shkrimtar, i vetmi ?opozitar? brenda një partie që ka për kryetar një njeri që flaku pa pikë vrarje ndërgjegje, edhe ?bashkëjetuesin e pleqërisë? Koço Kokëdhimën. Nga ato që thotë Blushi për Ramën dhe Rilindjen e tij, edhe Besnik Baria po të ishte kryetar i partisë do ta kishte përjashtuar me kohë. Janë të shumtë nga ata të rrethit të ngushtë, që i kërkojnë një arsye për mosveprimin e tij ndaj ?rebelit?, por Rama ka vetëm një përgjigje; e di unë atë punë, mos ma zini në gojë, le të thotë çfarë të dojë.
Nga ana tjetër, ju kujtohet sa kohë ka Blushi që bën sikur (ja sot, ja nesër, ja në verë e ja në vjeshtë) do iki nga partia? Në fjalimet e tij, ai është aq i egër dhe ndahet aq ekstremisht me qeverisjen, partinë, Ramën, saqë shpesh edhe ish-kryeministri Berisha, xhelozon.
Dhe ja ku dolëm te Blushi, ?opozitar si Berisha?.
Nëse krahason fjalimet e të dyve në parlament, hiqu veshjen letrare, stilin e veçantë, ato të Blushit nuk kanë ndonjë dallim kushedi sa të madh, nga ato të Berishës. Ja thotë shpesh këtë, edhe Erion Braçe e Taulant Balla. Deri në këtë pikë ngjan sikur Blushi është bërë si Berisha, por ka ca ndryshime thelbësore. E para Berisha edhe pse i fut parantezën, ?nuk është puna ime?, pasi ja kërkon popullit rrëzimin e Ramës, vazhdon duke u bërë thirrje edhe socialistëve të vërtetë që ta shporrin nga partia, sepse vetëm me të majtën nuk ka lidhje ai dhe grupi i zengjinëve të rinj që e rrethon. E keni dëgjuar ndonjëherë Blushin që të bëjë thirrje për të shpëtuar të majtën, meqenëse siç thotë edhe ai vetë, ajo po lëngon dhe është drejt tjetërsimit?
Unë, jo. Kam dëgjuar vetëm që konstaton, deri në monotoni. Edhe në kongresin e fundit u morr me Ramën si individ, por jo me ?partinë? e tij personale që ka rritur brenda ngrehinës së PS-së. E ?degjeneron? Rilindjen me fjalime brilante, po çfarë është Rilindja? Pse deputeti Blush, nuk kërkon interpelanca me ministrat? Thotë që reforma në shëndetësi, ka dështuar, por Ilir Beqes nuk i bën pyetje. Flet për koncesione grabitqare, po as këtë të fundit, as Gjiknurin e as Ahmetajn nuk e ?zbërthen?. Se për Saimir Tahirin as që bëhet fjalë?
Por pjesa më interesante e telenovelës Blushi është ajo, pasi në sallën e parlamentit mbyllen fjalimet dhe nis votimi i projektligjeve të qeverisë Rama. Në këtë episod Blushi që bubullin, papritur kthehet nga aktori kryesor, në atë të një roli të dorës së fundit. As kamerat nuk e fokusojnë më. Edhe Fevziu, Bushati e Nikoll Lesi e harrojnë. Duket sikur ai ka lëshuar ?bombat? dhe ka ikur nga salla, të shijojë jehonën e tyre. Por sërsish jo, nuk është ashtu si duket. Ai është aty.
Dhe ja ku erdhëm edhe te ?Beni si Armando?!
Armando Prenga, deputeti i Ramës që dihet se çfarë probleme ka me ligjin, kur futet në parlament të ngjan si ilegal. Vrapon 2 minuta përpara nisjes së votimit të ligjeve të shefit të tij, u shmanget kamera, zë një cep në sallë, shtyp butonin e votës pro dhe zhduket si hije, ashtu si u fut.
Ben Blushi dallon nga Prenga vetëm për mënyrën ?revoltuese? si hyn, kur lëshon ?bombat? kundër kryeministrit dhe Rilindjes, por më pas, edhe ai bëhet njësh me ?Prengë kriminelin? siç e quan ai atë dhe ca të tjerë deputetë të ?listës Rama?. Të dy, të gjithë në rresht votojnë ligjet me të cilat Rama po realizon ndërmarrjen e tij gjigante të grabitjes së taksave të këtij populli, ?Rilindjen?.
Që të mos zgjatemi shumë.
Fjalimet si Berisha, votën si Prenga. Ky është Ben Blushi këto tre vite në Kuvend?.
Mungesa e politikave kombëtare në lidhje me artin dhe kultur...
Dokumenti, ja si lulëzonte trafiku i cigareve më 1970 me Cam...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis të z...
Klubi mesdhetar kundër kursimit – Samiti juglindor i Athinës...
Në “hije”, kultivimi i hashashit po lulëzon në çdo cep të ve...
Irani ka filluar të ndërtojë uzinën e dytë bërthamore. Rusi...
Një aksident në kryeqëzimin e Laknasit përveç përplasjes së ...
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia njoftuan në orët e para të së ...
Policia jep detaje ne lidhje me masakrimin e nje biznesmeni ...
Deputeti socialist Ben Blushi ka filluar organizimin e parti...
Ministri i Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale Blendi Klosi gja...
Një sondazh i zhvilluar deri ditën e djeshme në Dibër nxjer...
Inspektoriati i Punës ka ushtruar kontrolle të subjekteve pë...
KQZ është e shqetësuar për shpërndarjen e baës materile për ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar një skandal me aeropo...
(10 shtatori-Dita e Trashëgimisë popullore pukjane)Sokol GJO...
Pas fitores së koalicionit të majtë, me1 milionë vota, më ku...
Policia e Dibrës ka arrestuar Dritan Selishtën, 34 vjeç, i d...
Nje biznesmen libanez eshte rahur egersisht dhe per shkak te...
Reforma në drejtësi me kalimin e 6 ligjeve në Kuvend më 22 s...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...