web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VLERA QË PËRJETËSOHEN NË DATA EVENTESH

10 Shtator 2016, 12:21, Aktualitet CNA

(10 shtatori-Dita e Trashëgimisë popullore pukjane)

Sokol GJONI

Trashëgimia popullore si shprehje e ndërgjegjes kolektive në etapa të ndryshme të evoluimit shoqëror, në të cilat shoqëria gjen sintezën e vetëdijes së tij si konstelacion vlerash shpirtërore, rigjen vëmendjen e saj në forma dhe mënyra të ndryshme. Në funksion të këtij qëllimi, Këshilli i Bashkisë Pukë me vendimin nr.35, datë 29.09.2014, caktoi 10 shtatorin si Ditën e Trashëgimisë Popullore Pukjane, një përpjekje serioze e administratës së atëhershme të Bashkisë Pukë për të pasuruar kalendarin lokal me eventeve të ndryshme, që memuarizojnë ngjarje, periudha dhe individualitete të spektrit të kontributeve shoqërore. Duke u ndalur në lajmotivin inspirues të caktimit të kësaj date si ?Dita e Trashëgimsë Popullore Pukjane?, nuk ka dyshim, që arsyeja ka qenë polivalente:

-Detyrimi madhor për të përcjellë ndër breza vlerat e trashëgimisë sonë popullore, si  një identitet  vlerash kombëtare të pakrahasueshme, si dhe përpkjekja për të  ndriçuar momentet pikante të kësaj pjese të rëndësishme të thesarit të vlerave tona etno-kulturore i shërbeu më së miri shtysës  për vlerësimin e datës 10 shtator, duke e shpallur Ditën e Trashëgimisë Kulturore Pukjane, e cila përkon me datëlindjen e Artistit të Madh,  ?Nder i Kombit? z. Ndue Shyti, emblemës së Ansamblit Popullor Puka, këtij formacioni brilant, që  me performancën e tyre tundën skenat kombëtare dhë ndërkombëtare, si dhe prezantuan denjësisht Pukën dhe traditat e saj në korpusin  e vlerave etno-kulturore kombëtare dhe më gjerë.

Gjej rastin që në emrin e të gjithë bashkëqytetarëve, t?i adresoj ?Artistit të Madh?, ?Nderit të Kombit?, Z.Ndue Shyti, urimet më të sinqerta, sot në këtë 82 vjetor të lindjes së tij, duke i dëshiruar shëndet të plotë dhe jetë të gjatë!

Puka dhe treva e saj, shquhen për thesarin e çmuar në lëmin e artit dhe të vlerave etno-kulturore, duke i dhënë vetes një pasaportë të vyer të identitetit të saj. Virtyoziteti i çiftelisë së Ndue Shytit(Nderi i Kombit); shumëllojshmëria e motiveve muziore të interpretuara me aq ndjenjë dhe cilësi artistike nga këngëtarët e mirënjohur Zojë Pali, Vitore Rusha, Dava Gjergji, Gëzim Ahmetaj etj; koloriti impresionues i kostumografisë; koreografitë epic-lirike të Riza Hoxhës; interpretimet rapsodike të Tomë Nikollës, Frrok Haxhisë, Fran Palit; interpretimet skenike dhe puna e palodhur e regjisorit Fran Vukaj; studimet e Sabrije Nushit mbi artin dhe kulturën si testamenti më i çmuar për vlerat e trashëgimisë sonë popullore, përbëjnë kurorën e artë të kulturës pukjane, e cila pa mëdyshje, si një flakë olimpike, po vazhdon rrugën e suksesit dhe të përfaqësimit dinjitoz dhe me më të rinjtë, që janë shkëndija e të ardhmes së transmetimit dhe përçimit të vlerave të pasurisë sonë shpirtërore.

Ky event, duhej parë si një mundësi reale për ridimensionimin e institucioneve përgjegjëse që merren me artin dhe kulturën, duke hedhur piketat  e një rivlerësimi të të gjithë historiografisë etno-kulturore të Pukës, me synim evidentimin dhe ripohimin e vlerave kulmore të kësaj fushe dhe jo si një bilanc tash-ësh dhe ish-ësh, të cilët dështimet e tyre në këtë fushë, i stilizojnë me retorikën e spostimit të përgjegjësive.

10 shtatori-Dita  e Trashëgimisë Popullore Pukjane, të shndërrohet çdo vit në një tribunë të ballafaqimit dhe manifestimit të vlerave dhe të trashëgimsë sonë popullore, si dhe i nxitjes për ruajtje dhe konservim të tyre, si shprehja më e qartë e projeksionit për konvergim me trashëgiminë e përbashkët europiane. Duke u mbështetur në këto vlera të pamohueshme, 10 shtatori, do të kremtohet dhe të do konsiderohet dita kur kujtojmë me respekt trashëgiminë popullore të trevës, ku të gjitha vlerat e saj materiale e shpirtërore, bëhen një së bashku me njerëzit që ato i krijuan dhe i ruajtën për t?ua përcjellë brezave si dëshmi e identitetit.

Faleminderit, të gjithë plejadës së krijuesve, interpretuesve, valltarëve dhe instrumentisve pujanë, për emocionin që na keni dhuruar ndër vite, për punën tuaj të palodhur, për përkushtimin dhe energjitë tuaja!

Faleminderit të gjithëve, pa hyrë në emra konkretë! Ju jeni nga faqet e ndritshme që keni bërë krenar çdo njërin prej nesh.

Mirënjohje për secilin nga Ju!

 

 





Lajmet e fundit nga