web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTOT-Kapen 63 kg kanabis dhe arme/ Arrestohen dy persona

10 Shtator 2016, 15:29, Aktualitet CNA

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme anti-cannabis të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të narkotikëve  dhe vendosjen para përgjegjësisë të autorëve,  në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative,  është zhvilluar operacioni i radhës I koduar ?Final blow?

Si rezultat eshtë arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Pëllumbi, 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi P. 47 vjeç, ( babë e bir)  banues në Ishull ? Shëngjin, pasi gjatë kontrollit  të ushtruar në banesën e tyre iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale 65 kg lëndë e dyshuar cannabis ? sattiva e paketuar në 9 thasë.

Eshtë arrestuar në flagrance shtetasi Luigj Zefi, 55 vjeç, banues në Ishull ? Shëngjin, pasi iu gjetën dhe asgjësuan 50 bimë narkotike të kultivuara në afërsi të banesës së tij si dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pushkë Model 63 .

 





Lajmet e fundit nga