web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Viktimat e Ilir Metës/ Nga Elvi FUNDO

8 Shtator 2016, 07:53, Aktualitet CNA

Viktimat e Ilir Metës janë disa dhe me peshë të madhe në politikë. Fillojnë herët dhe vazhdojnë. Janë viktima të vazhdueshme politike që vijnë prejj agresivitetit dhe hakmarrjes të një njeriu që nuk ndalet në politike.

Ai nuk harron, ai sulmon deri sa i keq përdor deri në maksimum ata që e kundërshtojnë apo i dalin nga rrjeshti.

?Shiti? Pandeli Majkon, duke i rrëmbyer karrigen e kryeministrit, në një pazar politik midis tij dhe Fatos Nanos. Më pas ?shiti? partinë e tij. Doli me kandidatë të pavarur dhe e çoi PS-në në opozitë në 2005 duke nxjerë publikisht inatin me Fatos Nanon.

Më pas krijoi partinë e tij me një tufë ?besnikësh? ku gjysmat humbën rrugës dhe ?hakmarrja? e tij nuk ndalet. I vetmi që i qëndroi përballë ishte Dritan Prifti i cili është si një makth për Ilir Metën dhe njeriu që i shkatërroi kreut të LSI,  imazhin publikisht jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek ndërkombëtarët.

Meta mblodhi pas vetes Fatos Klosin, Ndre Legisin, Sabit Brokajn, Pëllumb Xhufin e dhjetra të tjerë. Shumë prejt tyre ishin ?viktimat? e koalicionit të tij me Sali Berishën. Më pas u bënë ?viktima? të koalicionit të tij me Edi Ramën. Meta nuk i fali ish-bashkëpunëtorët e tij që e braktisën kur shkoi tek Berisha, më pas ata u vendosën si kusht kur Ilir Meta ndërtoi koalicionin e 1 prillit pas tavës me ngjalla në Gjirin e Lalzit.

Vëtë Edi Rama është viktimë e Ilir Metës. Pas grevës të urisë në parlament dhe ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, Ilir Meta shkon në koalicion me Berishës së bashku me 4 deputetë. Konflikti i tij më Dritan Priftin soli lëvizje të forta në politikën shqiptare. Publikimi i video përgjimeve nga Fisk Fare solli një protestë të dhunshme në 21 janar ku u rregjistruan 4 të vrarë dhe dhjetra të plagosur. Të gjithë viktima për ?bllokun e Ilir Metës?.

Edi Rama do ishte viktima e rradhës për Ilir Metës në zgjedhjet lokale të 2011. LSI-ja ishte dëeçizive për një ?fitore? të Lulzim Bashës që në fakt humbi me 10 vota, por u shpall fitues pas rinumurimit të disa kutive ku kishte fletë të hedhura gabim. 25 mijë votat e LSI-së në Tiranë ishin GOL-i i Bashë me top të pasuar nga Ilir Meta, duke shtrirë në tokë Edi Ramën.

Sali Berisha pësoi një disfatë elektorale në 2013 pas braktisjes nga Ilir Meta dhe ishte ndoshta e vetmja ?viktimë? që gjithçka e shkaktoi me dorën e tij dhe çoi Ilir Metën në një ngritje spektakolare në politike

Rama për ?dashurinë? me Metën humbi një nga miqtë të tij më të ngushtë, deputetin Tom Doshi i cili përfundoi pas prangave së bashku me Mark Frrokun. Ky i fundit është ende në qeli për disa akuza të ngritura në Hollandë. Të dy sulmuan Ilir Metën, por kreu i qeverisë e dinte mjaft mirë se çfarë do të thoshte kjo. I shiti menjëherë bashkëpunëtorët e tij që i sollën fitore në veri të vendit, nuk ju kurseu as burgun. Tom Doshi, vazhdon të jetë hapur një kundërshtar i pandalshëm dhe problematik për Ilir Metën.

Viktimat e fundit janë dy ministra dhe ish-besnikë të tij. Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto. I pari iku jo për reformën, por sipas informacioneve të qarqeve politikë Nasipi u bë ?kurban? për disa prifativime tek ish-parku i autobuzave. Iliri nuk ishte vënë në dijeni dhe sapo e mësoi me sebepin e reformës, Nasipin e bëri ?kurban?.

Ai që rezistoi paksa ishte Edmon Haxhinasto. Ky megjithëse ministri i transporteve më i dështuar në historinë e Shqipërisë, për një kohë u mbrojt fort nga Edi Rama, fakt ky që e xhelozoi më tepër Ilir Metën duke e bërë se fundi ?kurbanin? e tij të rradhës në politike.

Ka edhe plot viktima të tjera rrugës, por nuk janë kaq të rëndësishëm dhe publikë sa personat e sipër përmendur. Të cilët janë kryeministra, ministra, kryetarë partish e kështu me rradhe. Ndoshta viktima e ardhshme mund të jetë vetë kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili ndoshta nga ?frika? e një humbje në zgjedhjet e vitit 2017 shtrin dorën tek Ilir Meta. Ky i fundit e ka zakon ti bëjë kurban ata që i ka aleatë të përkohshëm.

Edi Rama kot shkruan libra me tituj ?kurbani? ai këtë titull libri duhet tja jepte si ?gradë? aleatit të tij Ilir Meta i cili është një kurbanist i vërtetë në politikë.

 





Lajmet e fundit nga