Mero BAZE
Ambasadori i SHBA, Donald Lu, ka konsideruar sukses politik, faktin që ligji i ?dekriminalizimit? arriti të largojë disa politikanë dhe të zgjedhur vendorë nga detyra dhe theksoi, se cilido person me begraund kriminal që do t?i afrohet politikës, do të ekspozojë të shkuarën e tij kriminale dhe do të ndëshkohet.
Por a mjafton ?dekriminalizimi? për të mbajtur kriminelët larg politikës?
Natyrisht që jo. Nëse ne nuk bëjmë një reformë të mirëfilltë elektorale për t?i mbajtur ata larg politikës, ne do t?i nxjerrim nga dera dhe do na hyjnë nga dritaret.
Thelbësore për të mbajtur kriminelët larg politikës, është reforma elektorale. Problemi që ka sot politika shqiptare, është se ata që ne i quajmë elementë kriminalë, i ofrohen politikës si ?pakicë e artë? dhe vendimtare në fushatë dhe në Parlament, kur ia dalin të jenë aty. Ata nuk janë i gjithë Parlamenti, por janë efiçentë në mënyrën si përdorin fuqinë e tyre, për t?u shndërruar në ?pakica të arta?.
Për këtë, reforma elektorale duhet të synojë krijimin e shumicave stable, të cilat nuk varen gjatë mandatit të qeverisjes nga ?pakica? të tilla. Në këtë pikë, sistemi elektoral grek është më i përshtatshmi për Shqipërinë, pasi i jep ?prim? partisë së parë dhe merr shumicën pa qenë nevoja të bëjë pazare me pakica të tilla.
Në rast të kundërt, mund të aplikohet sistemi që ngre pragun për partitë e vogla, të cilat në Shqipëri në tërësi janë parti individësh, të cilët ndryshojnë nga individët intelektualë që krijuan parti ne vitet ?90. Pra, rrugëzgjidhja është ose ?primi? për partinë e parë, ose pragu i lartë për batakçinjtë.
Pas kësaj, problemi duhet fokusuar tek dy partitë kryesore. Si PS, dhe PD, janë ende parti ideologjike dhe ato i marrin votat për shkak të pozicionit ideologjik. Futja e elementëve kriminalë në listat e tyre, është një krim individual i kryetarëve të dy partive. Tani pas ligjit të ?dekriminalizimit?, rreziku nuk janë më elementët kriminalë, pasi ata i kap ligji, por rrethi i tyre. Pra, në vend që ne të kemi një person të inkriminuar në lista, do kemi një person të pastër të përzgjedhur dhe diktuar prej tij. Këtij fenomeni i duhet dalë përpara qysh tani. Duhet ngritur një presion popullor ndaj kësaj tendence, e cila do ta zhvlerësojë ligjin e dekriminalizimit. Dhe këtu e kam fjalën për partitë e mëdha, pasi partitë e vogla atë punë kanë për të bërë. Por PS-së dhe PD-së, nuk duhet t?i lejohet të shkojë drejt kësaj tendence dhe i duhet bërë gjyq popullor për secilin kandidat nga rrethe të tilla.
Së fundmi, reforma elektorale do të ishte mire të prekte dhe sistemin zgjedhor, i cili ësht propocional rajonal i pastër, duke i hequr mundësinë shqiptarëve të zgjedhin dikë që nuk e do kryetari i partisë. Pa bërë shumë modifikime, një sitem i mirë do të ishte sistemi preferencial, ku në secilën listë të çdo qarku, votuesit të shprehnin preferencë personale për 50 për qind të listës. Fjala vjen, nëse një qark ka dhjetë deputetë, që partia i ka renditur sipas listës ë saj, qytetarët të kenë shansin të rrethojnë pesë emra që duan më shumë dhe numërimi të fillojë me deputetët që kanë marrë vota popullore, për të shkuar në fund tek rreshtimi i partisë. Kosova ka një sistem të ngjashëm, por e ka me një listë kombëtare. Ky është një kombinim i listave tërësisht të hapura me listat e renditura që kemi aktualisht. Kështu kemi mundësi që të ballafaqojmë dhe zgjedhjet e kryetarëve dhe të shmangim futjen elementëve kriminalë në lista, edhe t?i japim të drejtë qytetarëve të zgjedhin më të mirët.
Pa këtë reformë, ligji i ?dekriminalizimit? dhe klima që po krijohet kundër tyre do të jetë një fiasko. Dhe problemi është se reforma elektorale është dhe në dorë të atyre, pasi janë ende të fortë në politikën aktuale. Ndaj do ia vlente dhe një herë angazhimi i SHBA dhe BE, si për reformën në drejtësi./TemA
Ministri i BrendshemSaimir Tahirika publikuar ne rrjetet soc...
Denoncimi me zë dhe figurë i korrupsionit në universitetet s...
...
Policia njofton se ne oret e para te dites se sotme, rreth o...
DASHI 21. mars – 20. prill Për te dashuruarit priten kontrad...
*Nga Arben SKENDERI Plani ogurzi i Edi Rames nisur që një de...
Për Roberto Mancinin rikthimi tek Interi ishte një eksperien...
Asgjësohen rreth 27 300 bimë narkotike të dyshuar Cannabis S...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ne nje postim ne r...
Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, në Kaça...
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari, p...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafi...
Një shtetas i Kosovës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëz...
Kryeministri Mustafa priti kryetarët e komunave të Pejës, De...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një dekl...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se koalicioni qeverisës d...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...