Shtypi i dites
...
Denoncimi me zë dhe figurë i korrupsionit në universitetet shqiptare mund të jetë një komplot i madh ndërkombëtar… Të paktën kështu pretendon Universiteti Bujqësor, drejtuesit e së cilit dolën mesditën e së mërkurës në një konferencë për shtyp, duke u justifikuar për faktet e publikuara nga Fiks Fare, përgjatë tri netëve. Në investigimin 8 mujor, bashkëpunëtorët dhe gazetarët e Fiksit zbuluan se: për 18 vjet studenti mori 8 provime, ndërkohë për 8 muaj, duke u futur sekseri dhe duke paguar para, arriti të marrë 5 provime. Gjithçka u tha në konferencë, por jo për këtë fakt.
Në mbrëmjen e së mërkurës, Fiks Fare, i kushtoi vëmendje pikërisht kësaj konference të drejtuesve të UBT. Rektori Bahri Musabelliu tha se “është gabim i joni që e lejuam atë student të kishte mundësinë të hynte në 25 provime.Madje studenti ka hyrë në dy provime në një ditë në kudnërshtim me rregulloren”. Gjithashtu, zoti Musabelliu shtoi se ky student, për të gjithë këto vite nuk arriti ta merrte universitetin, por nuk iu përgj pyetjes se përse për 8 muaj mori gjysmën e provimeve që mori për 18 vjet
Për këtë pyetje të zotit Musabelliu, Fiks Fare i dha përgjigje në puntatën e tretë. Sërish me zë dhe figurë, u dokumentua edhe pagesa për 3 lëndë të tjera “Taksim”, “Komunikim biznesi” dhe “Menaxhim karriere”. Për këto provime, pagesa ishte 41.000 lekë, për shkak se sekseri rriti çmimin, pasi bashkëpunëtorja e Fiksit refuzoi të ishte e dashura e tij.
Nga 12 mijë lekë një provim, ccmin e rriti në 17 mijë lekë për një provim. Pra një provim u pagua me ccmimin e ri që vendosi sekseri
Ai vazhdon ta ngacmojë vajzën, i thotë “të kam shpirt ty, të dua shumë dhe se do shkosh tek muhabeti im”.
Në këtë bisedë bashkëpunëtorja e Fiksit bën pagesën edhe për 3 provime të tjera. Për këto tre provime, bashkëpuntorja e Fiks fare paguan 51.000 lekë. Gjatë gjithë kohës sekseri ngacmon vajzën, thotë se provimet që ishin me dy profesorët, Bardhin dhe Maksin i ka marrë me notë kaluese. Ndërkohë, bashkëpunëtorja i thotë edhe emrat e dy lëndëve që nuk ka marrë.
Pas disa takimesh dhe pas këmbënguljes së gazetares për të marrë një përgjigje për notat e provimeve sekseri thotë se nuk po çan dot më te pedagogët.Gazetareve të Fiks fare u kthen lekët për tre provime të mbetura dhe pranon se ka akoma para për të kthyer nga provimet e ngelura
Investigimi 8-mujor i Fiks Fare vijoi për tre netë me radhë. Mbrëmjen e së hënës, Fiksi e hapi sezonin e ri me këtë skandal. Në dy netët e para u transmetua mënyra se si blihen me para nota kaluese për disa provime në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Sekseri ishte dhe personi që bënte fillimisht marrëveshjen. Për sekserin mjaftonin 20 mijë lekë të vjetra, ndërsa për pedagogët 100 mijë. Të martën ju kushtua vëmendje edhe mënyrës sesi sekseri kërkonte favore seksuale në këmbim të notave kaluese dhe vëndit të punës në fakultet.
Investigimi u mbyll me këto rezultate: U krye pagesa 10 provime dhe morëm 5 provime. U mor notë kaluese për lëndët “Prodhim bimor”, “Drejtim fermash”, “Komunikim biznesi”, “Marketing agar” dhe “Taksim”.
Për Universitetin Bujqësor, “gabimi” i vetëm është se futi studentin në 25 provime njëherësh, pa një vendim të rektoratit pasi studenti kishte ndërprerë studiemt në vitin 2009.
Megjithatë, po ky universitet, ka shkarkuar nga puna në muajin korrik të këtij viti dy sekserët, me “akuzën” për përfshirje në afera korruptive.
Në asnjë moment rektori nuk e pranon se sekserët u shkarkuan për shkak të investigimit të emisionit Fiks fare.Por tregon se kishte indicia të tjera se ata merrnin para për provime
...
Policia njofton se ne oret e para te dites se sotme, rreth o...
DASHI 21. mars – 20. prill Për te dashuruarit priten kontrad...
*Nga Arben SKENDERI Plani ogurzi i Edi Rames nisur që një de...
Për Roberto Mancinin rikthimi tek Interi ishte një eksperien...
Asgjësohen rreth 27 300 bimë narkotike të dyshuar Cannabis S...
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ne nje postim ne r...
Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990, në Kaça...
Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari, p...
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafi...
Një shtetas i Kosovës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëz...
Kryeministri Mustafa priti kryetarët e komunave të Pejës, De...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një dekl...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një taki...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se koalicioni qeverisës d...
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të ...
Ish deputeti dhe ish ministri i Partisë Demokratike, Besnik ...
Bashkia e Tiranës njofton se nga sot nis faza e parë e punim...
Në një reagim në rrjetet sociale deputetja Mimoza Hafizi ka ...
Sot paradite maturantët në pritje të emrit të tyre në listat...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...