Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Para largimit për në Vatikan, në krye të delegacionit në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator, presidenti Bujar Nishani ka pohuar se ?kjo shenjtore është dhurata më e vyer që Shqipëria i fali njerëzimit?.
Sipas tij, Shqipëria dhe shqiptarët kanë një arsye të fortë për t?u mburrur sot. ?Shqipëria dhe shqiptarët mund të mburren sa të duan për faktin se njerëzimit nuk i dhanë shenjtore të shquar në ndonjë aspekt të veçantë sado të rëndësishëm, por një shenjtore gjithëpërfshirëse, një shenjtore- Nënë?, tha Nishani.
Kreu i Shtetit ka theksuar: ?Nënë Tereza është më e dashura, më e mira, më e urta, më e thjeshta, më madhështorja Nënë që ka ekzistuar në botën tonë. Te secila nënë shqiptare ka nga pak Nënë Terezë. Te Nënë Tereza ka nga pak prej secilës nënë shqiptare. Nënë Tereza është ajka, nektari, kuintesenca e nënave shqiptare. Nëse nënat shqiptare janë gjeniale në përkujdesjen e familjes, ?familja? për të cilën u përkujdes shenjtorja Nënë Tereza është mbarë njerëzimi. Nuk ka asnjë teprim në qasjen mes Nënë Terezës dhe nënave shqiptare. Për ta konstatuar ngjashmërinë shenjtërore mes nënave shqiptare dhe Nënë Terezës, mjafton të largohesh një çast nga zhurmëria e përditshmërisë që deformon pamjen. Apo si thotë populli, mjafton të mos u vësh veshin ?zilkave që pengojnë të dëgjohen këmborët?. Pasi ta kesh bërë këtë, për faktin që Nënë Tereza, nga jashtë e nga brenda, në kockë e në palcë, në ind e në qelizë, është një shqiptare tipike, dhe nënat tona edhe ato secila në mënyrën e vet janë shenjtore, nuk mbetet asnjë dyshim?.
Duke u ndalur në veprën e Nënë Terezës Nishani nënvizoi ?Me veprën e saj të pavdekshme, me vullnetin e saj të pafundmë, me dashurinë e saj të pakufishme, Nënë Tereza është një gjeniale universale sa shqiptare dhe botërore, sa tokësore dhe qiellore. Nënë Tereza është drita e qiriut që i rrëfen rrugën udhëtarit të vetmuar nëpër natë, fjala që ngushëllon fukarain, këshilla që sensibilizon zengjinin, durimi që zbut të pandjeshmin, arsyeja që largon urrejtjen dhe afron dashurinë. Nënë Tereza është një fenomen unikal i atij lloji aq të lartë dhe i atyre përmasave aq të mëdha sa nuk mund të matet apo krahasohet, por vetëm pranohet dhe respektohet. Nënë Tereza është dhurata më e vyer që Shqipëria i fali njerëzimit?.
Presidenti Nishani tha se Nënë Tereza, e kudondodhura shenjtore e dashurisë, urtësisë, mëshirës, ka qenë, është dhe kurdoherë do jetë prezente kudo ku qenia njerëzore vuan, ku shpirti njerëzor lëngon, ku zemra njerëzore rrezikon të ndalë, sa këtu dhe tani, aq dhe në pafundësi dhe përjetësi. ?Nënë Tereza është nëna e atyre që dashuria u duhet por nuk e kanë, shëndetin e dëshirojnë por nuk e gëzojnë, hallet nuk u rreshtin, lotët nuk u ndalin?, tha Nishani.
Nishani ka vlerësuar 4 shtatorin si një ditë të institucionalizimit të shenjtërisë së një nëne shqiptare. ?4 shtator 2016 është dita e institucionalizimit të shenjtërisë së një nëne shqiptare e cila shenjtore ishte që kur lindi. Është datë e takimit të rrallë dhe solemn mes Shqipërisë dhe botës. Si e tillë, 4 shtatori 2016 është datë e një rëndësie kolosale shqiptare dhe botërore?, theksoi ai.
?Martirja Nënë Tereza është një univers i tërë cilësish dhe vlerash humane, religjioze dhe shoqërore. Universaliteti i vlerave që Nënë Tereza përcjell, dhe pangjashmëria e saj, janë ato cilësi që më së shumti e karakterizojnë shenjtoren tonë. Përulësia e Nënë Terezës ndaj Zotit dhe njerëzve është mahnitëse! Përbuzja që Nënë Tereza i bëri materialitetit është e pashembullt! Energjia e saj, durimi i saj, insistimi i saj, janë të pafundmë! Nënë Tereza me shembullin që dha u kujtoi njerëzve se nuk janë të përjetshëm por të vdekshëm; se rendja pas së mirave materiale nuk duhet të jetë e pafundme, por duhet të ketë një kufi që nuk duhet kapërcyer; se nuk ekziston vetëm ?uni?, vetëm ?vetja?, por edhe ?tjetri?, i cili kur është në rrugë të mbarë duhet inkurajuar, kur është në nevojë duhet ndihmuar, kur gabon duhet falur?, tha Nishani. /Citynews.al
Kandidati i Partisë Demokratike për kryebashkiak i Dibrës, S...
Arrestohen në flagrancë babë e bir, si edhe kushëriri i tyre...
Përshpejtimi i punës së Kuvendit për miratimin e ligjit bazë...
Të ardhurat e bashkisë së Tiranës parashikohen të rriten me ...
PDIU kërkon që Athina të mos fusë hundët në punët e brendsh...
Hyrja në fuqi e vetingut, sjell sipas ligjit, fillimisht gjy...
Emra të njohur të politikës shqiptare kanë ndjekur nga afër ...
Deputetja Mesila Doda dhe bashkëshorti i saj kanë ndjekur ng...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur...
Gjatë zbulimit të pllakatave në nder të Nënë Terezës në Shes...
Një ditë para 19-vjetorit të vdekjes dhe 17 vjet pas nisjes ...
Kanë nisur aktivitetet në Tiranë në nderim të Nënë Terezës m...
Ardian Kodra, polici i FNSH-së i rënë në krye të detyrës gja...
Policia ka sekuestruar 25 kg e 700 gr lëndë narkotike e dysh...
Prokuroria do të rihapë dosjen për ministrin e Energjisë, Da...
Selia e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Vatikan ka patu...
Një firmë në Kombinat ka rënë pre e vjedhjes së hajdutëve. G...
Dy kushërira kanë gjetur vdekjen në Durrës, ndërsa laheshin ...
Sot rreth orës 10.00 pritet të mbahet në Vatikan Liturgjia s...
Artistët shqiptarë më të njohur në mbarë botën kanë nderuar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...