web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhiti: Nënë Tereza nuk lexoi kurrë çfarë shkruhej për të, nuk i pëlqente

4 Shtator 2016, 07:40, Aktualitet CNA

Selia e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Vatikan ka patur një angazhim të plotë për të koordinuar punën së bashku me kishën katolike për organizimin e ceremonisë unike të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Në një intervistë për Ora News, i ngarkuari me punë pranë kësaj Ambasade Visar Zhiti, rrëfen përgatitjet e bëra që kjo ngjarje e madhe të jetë në dinjitetin që meriton, për ekspozitën, koncertin dhe meshën e madhe ?ku Papa Franceku me dritën e Zotit do ta shpallë shenjtore bijën e popullit shqiptar, gruan më të njohur të planetit?, shprehet Zhiti.

?Ambasada e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë ka kohë që është e përkushtuar për këtë veprimtari. Lidhjet e saj të punës me Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, por së pari me Ministrinë tonë të Punëve të Jashtme, kanë patur një angazhim të plotë që kjo ngjarje e madhe të jetë në dinjitetin që meriton?, theksoi Zhiti

?Unë kam përgatitur Lutjet e Nënë Terezës në gjuhën shqipe. Po kështu kemi përgatitur edhe një botim në Itali për Nënë Terezën para shumë vitesh, ?Una santa albaneze, dinoma madre Teresa?. Duke menduar se bota herë pas here boton albume të rëndësishme dhe të kushtueshme për Nënë Terezën, ajo me personalitete të mëdha të botës, Nënë Tereza me punët e saj, në shtëpitë e dashurisë nëpër botë, sidomos në Indi, na lindi dëshira për të patur, edhe një botim tonin ?Nënë Tereza me shqiptarë?, të cilët e përgatitëm në 100 vjetorin e saj?, shprehet ai.

Nga ana tjetër Zhiti tregon një kujtim të shkurtër që vetë ai ka përjetuar me humanisten shqiptare.

?E kam takuar në një nga shpitë e dashurisë që ajo ka themeluar në Romë. Kemi vajtur familjarisht dhe jemi takuar me të. E kam takuar edhe në Tiranë tek Piramida, ajo që ishte ndërtuar për diktatorin e Shqipërisë, i cili i mbylli derën Nënë Terezës dhe dënoi edhe Zotin.

Pikërisht në atë Piramidë erdhi Nënë Tereza kur ishte qendër kulturore ndërkombëtare. Iu afrova dhe i thashë: Kam botuar lutjet e tua në shqip.-Mirë ke bërë-Më tha! Dhe nuk e zgjati. Unë mbeta pak i befasuar se pse nuk i pëlqeu ajo që i thashë. Nga leximet që bëra në biografinë e Nënë Terezës, zbulova që ajo, nuk kishte lexuar asnjë libër që i kushtohej asaj. Nuk i pëlqente?. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga